Nga “ Herta Muleri Shqiptare”. - Vilheme Vrana Haxhiraj
Përshëndetje nga Vlora!
Të nderuar miq të vlerave kombëtare dhe të sakrificës;
Honore Joseph Dio Guardi ; Prof. Skënder Kodra; Prof.Dr.Eshref Ymeri; Prof.Dr. Fatmir Terziu;
Prof.Dr. Flori Bruqi; Prof.Dr.Spiro Qirko;
Dr. Baki Ymeri; Piktor i Popullit, Skënder Kamberi;
Nder i Kombit, Agim Krajka; Dr. Laura Mersini Haugton; Mjeshtri Rudolf Stambolla dhe Prof.Dr.Mehdi Hyseni!
Ndihem e privilegjuar dhe e lumtur që së bashku me 77 personalitete elitarë të Kombit që nuk jetojnë, munda të ngre në piedestal edhe vlerat tuaja të pamohueshme në fushat që Ju lëvroni.
Së pari Ju uroj të gjithëve jetë të gjatë, suksese në misioin tuaj historik në rritjen e vlerave dhe ndërgjegjes kombëtare!
Me njerëz të tillë që përfshihen në librin tim, me titull,
"Elitat e Mohuara...Krenari Kombëtare", nuk ka se si të mos integrohet Shqipëria drejt zhvillimit demokratik perëndimor.
Libri doli nga botimi në datën 23.3.2019.
Po ju njoh pak me përmbajtjen dhe kopertinën e librit, të cilin, të 90 personalitet elitare e zbukurojnë dhe e bëjnë më të kërkuar nga lexuesi.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i vlerave të munguara dhe jetë të gjatë e të begatë Juve, 13 personaliteteve të shquar që jetoni!
Me konsideratë të veçantë, autorja,
Vilhelme Vrana Haxhiraj
****
Vilhelme Vranari Haxhiraj“Mjeshtre e Madhe” & Akademike
Elitat e mohuara..., krenari kombëtare
Studim
Ky libër u kushtohet gjithë atyre shqiptarëve që e donin apo
e duan Shqipërinë si gjithë vendet perëndimore me demokraci të zhvilluara!
Sh.B”Nacional”
Titulli : “Elitat e mohuara...., krenari e kombit”
Gjinia :studim
Autori: Vilhelme Vrana Haxhiraj
Redaktor: Lejla Gorishti
Kopertina:-Kompozoi dhe ideoi autorja , Vivra
-Punoi Jorgo Saqellari.
U shtyp në shtypshkronjën Eurporint-
ISBN:
©: gjithë të drejtat autori.
Shtëpia Botuese Nacional, Tiranë 2019
****
Mirënjohje
“S’është kombi që nderon njerëzit e shquar, po janë ‘ATA’ që ia rrisin vlerat dhe nderojnë KOMBIN!”Vivra"
I nderuar Lexues!
Për realizimin e këtij libri studimor e volumiznoz duhej punë me përgjegjësi morale,vullnet,kohë dhe palodhshmëri.
Autori nëse nuk e nxjerrë shpirtin prej Nevetes dhe nuk ua dhuron personazheve që kërkon të përjetësojë, nuk mund të dhurojë kurrë një libër të dashur për lexuesin.
Gjithashtu më duhej bashkëpunim i përgjegjshëm faktik me shumë njerëz që kanë njohuri rreth këtyre personaliteteve.
Në këtë drejtim të parin që do të falënderoj, është bashkëshorti, menaxheri dhe fotografi im personal, Fitim Haxhiraj që, si rezultat i shumë njohurive, kujtesën e tij do ta quaja një arkiv më vete.
Mirënjohje për bashkëpuntorët e mi:
Redaktoren, znj.Lejla Gorishti, z.Kadri Tarelli për parathënien,
dizenjatorin, z.Jorgo Saqellari,zj.Blerina Ndreu,Shtypshkronjën
“Europrint”dhe Sh.B. “Nacional”!
Falënderoj mediat, miqtë e mi kudo në botë dhe lexuesin tim!
Nderim e mirënjohje për ata/o që dhanë më të mirën e vetes e nuk jetojnë më!
Personaliteteve elitarë që vazhdojnë të japin vlera, iu uroj jetë të gjatë dhe suskese, në misionin e tyre madhor dhe kombëtar!
Struktura e librit:
Në këtë libër përfshihet jeta dhe vepra e tetëdhjet’ e nëntë (89) personaliteteve të shquara të kombit, në periudha të ndryshme historike.
Po t’i grupoja, atëherë do të ndaheshin në katër kategori:
a-Elitat e vlerësuara, por dhe këto janë parë nën dritën klasore apo ideologjike.
b-Individualitete të vlerësuara nga shtetet e tjerë, të cilët njihen si pa atdhe.
Këta shqiptarë, meritat e të cilëve i nxorën në pah vendet, ku ata dhanë vlerat, ndaj sot diskutohet origjina e tyre
c- Elitat e mohuara, shumica e të cilave u burgosën , u vranë pa mëshirë, kurse disa prej tyre e gjetën veten në dhẻ të huaj..
d-Personalitete të shquara, që jetojnë e punojnë në atdhe apo në emigracion, të cilët kanë dhënë e po japin vlera të veçanta në fusha të ndryshme.
Me punë, vullnet e përkushtim, këta zotërinjë të nderua e kanë rendiur veten në Elitat e kombit.
Libri është ndarë në tri kapituj
Kap.I
Ky kapitull, si hyrje e këtij libri vlerash, pasqyron elementet e para të kulturës si, ABC-ja e shkrimit shqip.
Aty gjejmë autorët e parë me veprat e tyre që u bënë zanafilla e përhapjes së arsimit shqip, letërsisë, të cilat i dhanë shtysë dhe përparësi zhillimit social në tërësi dhe shkencave të ndryshme në veçanti.
Një vend të rëndësishëm në këtë studim,zë segmenti femër, e cila ndër shekuj ka treguar vitalitetin,forcën , mençurinë, besnikërinë, përpkjekjet për lirinë dhe të drejtat e saj për të qenë vetvetja.
Unë kam sjell modele zonjash që kanë bërë emër në Histori, të cilat janë elitare.
Kap. II
Në këtë kapitull evidontohet jeta, arsimimi, aktiviteti profesional, arsimor, kulturor apo shkencor i shtatëdhjetë e shtatë(77) personaliteteve të shquara që nuk jetojnë më.
Ata kanë jetuar e kanë dhënë kontribute në kohë të ndryshme dhe fusha të ndryshme, por të gjithë kanë pasur të njëjtin synim, zhvillimin dhe integrimin e kombit në çdo fushë të jetës, për ta ngritur dhe renditur atë në nivelet e demokracive të zhvilluara.
Por për fat të keq, u vranë, u përbuzën, u mohuan, u harruan në rrjedhat e pluhurosura të kohës e megjithëatë, ata , me punën e tyre e kanë vendosur veten në piedestal të Elitës Kombëtare për aq sa jetuan dhe sa vlera dhanë.
Këto individiulitete intelektuale do të shërbejnë si udhërrëfyes të jetës, për brezat që janë e do të vijnë.
Kap.III
Në këtë kapitull janë përfshirë trembëdhjetë (13) intelektualë të mirëfilltë bashkëkohor, të ciët janë elitarët e të sotmes.
Pasqyra e Lëndës
-Mirënjohje
-Struktura e librit.
- Kadri Tarelli “Elitat e mohuara, Plagë e pambyllur në trupin e kombit tim”
Kap.I
-Prelud, mohimi i vlerave të kombit
-Sa duhej të krenohej Shqipëria, kur bota mburret me Elitat e saj?!
-Gra të shquara shqiptare, elitare të kombit
-Rilindja Evropiane dhe lufta për të drejtat e gruas
-Shekulli i XIX-të, shekulli i Rilindjes Evropiane
-Gratë e shquara shqiptare të kohës moderne
-ABC-ja e shkrimeve të para në gjuhën shqipe
-Dokumentet e para të shqipes së shkruar
Kap. II
1-Abdyl Frashëri
2-Adem Jashari
3-Aleksandër Moisiu
4-Alfred Uçi
5-Ali Asllani
6-Ali Hafiz Korça
7-Ali Mihali
8-Ali Podrimja
9- Anton Harapi
10-Aristidh Kola
11-Arkitekt Sinani
12-Arshi Pipa
13-Bekim Fehmiu
14-Bilal Golemi
15-Ded Gjo’Luli
16-Dervish Aliu
17-Donika Arianit Kastrioti
18-Drita Pelingu
19-Dhimitër Pilika
20-Elena Gjika (Dora D’Istria)
21-Elena Lucrecia Peshkopia
22-Ernest Koliqi
23- Faik Konica
24-Fan Noli
25-Fatos Merorrapaj
26-Fehmi Agani
27-Frang Bardhi
28-Gjergj Arianiti
29-Gjergj Bubani
30-Gjergj Fishta
31-G.j Kastriot-Skënderbeu
32-Gjon Buzuku
33-Hasan Prishtina
34-Ibrahim Kodra
35-Ibrahim Rugova
36-Ismail Qemali
37-Isuf Luzaj
38-Janica Martinaj
39-Jeronim De Rada
40-Josif Bageri
41-Jul Variboba
42-Karl Gega
43-Kostandin & Athanas Zografi
44-Lasgush Poradeci
45-Laskarina Bubulina
46-Lejla Dino
47-Marigo Pozio
48-Marko Boçari
49-Maro Konda
50-Martin Gjoka
51-Mid’hat Frashëri
52-Mitrush Kuteli
53-Musine Kokalari
54-Mustafa Merlika
55-Naim Frashëri
56-Nebil Çika, botuesi i Minervës, 1932-’36
57-Nermin Vlora Falaschi
58- Nexhat Mersini
59- Nënë Tereza
60-Nora e Kelmendit
61-Odhise Grillo
62-Osmën Haxhiu
63-Papa Albani XI
64-Pashko Gjeçi
65-Pashko Vasa
66-Pjetër Budi
67-Pjetër Bogdani
68-Pjetro Marubi
69-Qazim Koculi
70-Rugjina Balsha
71-Sabiha Kasimati
72-Safet Butka.
73-Sami Frashëri
74-Sevasti e Parashqevi Qiriazi
75-Shote Galica
76-Shtjefën Gjeçovi
77-Tefta Tashko Koço
Kap. III
1-Agim Krajka-Tiranë
2-Baki Ymeri- Rumani
3-Eshref Ymeri –SHBA
4-Fatmir Terziu- Mbretëria e Bashkuar
5-Flori Bruqi -Dardani-Prishtinë
6-Italo Costante Fortino/ Itali
7-Joseph DioGuardi/ ShBA
8-Laura Mersini (Houngton)/ ShBA
9-Mehdi Hyseni-ShBA
10-Rudolf Stambolla, Tiranë
11-Skënder Kamberi-Tiranë
12-Skënder Kodra.- ShBA
13-Spiro Qirko-Tiranë
Kush është Vilhelme Vrana Haxhiraj ?
Vilhelme Vrana Haxhiraj lindi në Kaninë më 08.12.1944. U arsimua me shumë vështirësi.
Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi vetëm për tri (3) lëndë. Internohet përsëri me familjen Vrana dhe i mohojnë ushtrimin e profesionit.
Rifitoi të drejtën e studimeve, në degën Hisori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate maksimale më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë .
Punoi 25 vjet punëtore e vetëm më 1990-të rifilloi punë në arsim dhe u muarr me publicistikë. Më 1997, e rinxjerrin jashtë radhëve të arsimit dhe vazhdon pa punë si demokrate .
Pas viteve 1990 ka punuar për emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Vlen të përmëndet si një veprimtare e shquar. Është formuluese e të drejtave dhe lirive të gruas në demokraci me peticion drejtuar Parlamentit ( 22/4/1992)
Është një nga 4-5 femrat e para që u ngritën kundër diktaturës. Ka qenë themeluese dheKryetare e L. D. të Gruas -dega Vlorë, 1991-98, si dhe Anëtare e K.K. të L.D.G. Sh.dhe të P.D.Sh.Kjo i dha mundësinë të gjejë vetveten.
Në moshën 52 vjeçe u realizua ëndrra e saj. U botua vëllimi i parë poetik. Më pas provoi prozën e shkurtër (skicë, tregim, novelë), fabulën, përrallën, romanin.
Kujtojmë se merret me studime historike.
Në dy deceniet e fundit ajo ka realizuar mbi 40 vepra letrare, si dhe disa ribotime.
Ka shumë libra(romane) për botim si dhe disa libra me poezi , ese publicistikë, prozëa të zgjedhura, vëll.” Letra nga burgu”, studime filozofike etj.
Gjinia letrare, ku autorja gjen veten të plotësuar, është romani.
Deri tani ka botuar mbi 20 romane, ku spikat personazhi femër dhe problemet sociale që tjetërsuan njerinë si rezultat i varfërisë ekonomike, shpirtërore dhe mendore, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare dje dhe sot.
Tejet e suksesshme është: Trilogjia“Vështroni Meduzën”( 3 vol), ku në mbi 1100 fq. përshkruhet realiteti shqiptar, që nis nga shek. i XV-të dhe deri në rënien e diktaturës.
Në romanin“Rrëfim në të perënduar”, ngrihet me forcë kundër dhunës ndaj femrës.
Te romani “Unaza e Prangosur”e njeh lexuesin me dashurinë e dy të rinjëve, që sfidon diktaturën, e cila ngrihet mbi ndarjet e shtresave shoqërore.
Është e para dhe e vetmja autore që solli Babanë e Kombit, Ismail Bej Vlorën të gjallë pas 100 vitesh, si personazh. Ndaj edhe Dr. Fatmir Terziu -Londër dhe Prof.Dr.Eshref Ymeri në ShBA, e kanë quajtur romanin e saj"Rikthim i Ismail Qemalit" "E Munguara në Letërisnë Shqipe".
Ose shkrimtari Bedri Çoku kur flet për vlerën e këtij romani bashkëkohor, thekson:
" Shkrimtarja e kombit ngriti Babanë e Kombit nga varri shekullor që t'i rrëfehej, se s'kishte tjetër se kujt t'i qahej..." Aktualisht krahas letërsisë artistike dhe punës studimore, vazhdon publicistikën në disa gazeta me rëndësi në Tiranë, Kosovë, SHBA, Londër,Kanada, Bukuresht, Itali, Zvicër ,Austri, Gjermani, Suedi etje…dhe për disa vite ka qenë Kr/redaktore e Gazetës “Kanina”.
Puna e saj është vlerësuar nga kritika profesionale, si:
Kallulli, Grillo, Laço, Spahiu, F.Sina, Bubani,Terziu, Prençi, C.I.Fortino, M.Antonesku, Qelaru, V. Muça, O.Gargano,F. Minguli, F.Bruqi,E.Ymeri,Baki Ymeri, si dhe shumë analistë, shkrimtarë dhe lexues.
E vlerësuar me mbi 30 çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, krijimtaria e saj është përfshirë në dhjeta antologji në disa shtete.
Edhe pse është në moshën 75 vjeç, e pranon sfidën me krijimtarinë e saj autentike, filozofike, psiko-sociale dhe shpresëdhënëse, duke u ballafaquar me krijimet e letërsisë shqipe. Ka botuar tek ShB "Toena" dhe tani boton te ShB"Nacional"
Shkrimtarja Vilheleme Vranari Haxhiraj, pasardhëse e familjes më të lashtë të Kaninës,të Princit Gjergj Arianiti, të cilën sot pa frikë e quajnë “ Herta Muleri Shqiptare”.
Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lëvruar disa gjini letrare : poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe pjesë teatrale(skenarë) për fëmijë.
Si publiciste në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori, politikë, kulturë, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Bukuresht, Francë, Suedi, Gjermani, Austri, Zvicër, ShBA, Kanada etje…
Ka përkthyer 3 libra nga gjuha italiane.
E vetmja autore shqiptare që futet në Antologjinë italiane(2010-2012) mes 100 autorëve fitues nga e gjithë bota.
Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që u përkthye në gjuhën rumune.
Duke i dhuruar lexuesit 36 vepra brenda disa viteve, mjaft publicistikë në mediat e vendit dhe të huaja, bija e Kaninës së lashtë nga kritika profesionale dhe nga lexuesi, renditet mes emrave më të shquar të letërsisë shqipe.
Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi monist nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.
Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe.
Së pari prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht.
Së dyti solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit , frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 55 vjeçare.
Së treti ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë
Proza e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit.
“Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj) do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës.
Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror.
Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Mujo Buçpapaj thotë:
" Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari si Herta Mulerin, e cila fitoi çmimin Nobël për letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm persekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet.
Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania.
Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet e saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990.", shkruan Buçpapaj.
Botime të autores:
1 Poezi
2 Prozë e shkurtër
3 Romane
4 Trilogji
5 Ese-publicistikë
6 Letërsi për fëmijë
Poezi
Loti nuk ka faj, 1996
Të pres, 2000
Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, 2009.
Prozë e shkurtër
Mamaja, novelë 2000
Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)
Rrugë pa kthim (skica, tregime, novela, 2009.
Mamaja, novelë Rumanisht, 2011
Çmimi i Dualizmit, novelë, 2012 ShB Nacional
Një mall i pashuar, novelë, 2014, ShB Nacional
Romane
Dhembje nëne, 1998
Jetë në udhëkryq, 2001
Ringjallur si Krishti, 2002
Amanti i Arbërisë, 2003
Rrëfim në të perënduar, 2007
Unaza e Prangosur, 2008
Zonja me karafila të bardhë, 2009
Dritëhijet e medaljes… enigmë, 2010- ShB Nacional
Vonë tejet vonë, 2011- ShB Nacional -
Ankthi i së Vërtetës, botoi -2011- botoi LULU-USA-2011
"Pa Titull" Ese-publicistikë9 ShB Nacional-2011—Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012
Bashkë në dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012
Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012
Ankthi i së Vërtetës, botoi - botimi i dytë, ShBNacional-2013
Bashkë në dashuri dhe atdhetari –botim i dytë- Bukuresht 2014
Loja e Mëkatit- Sh.B.Nacinal- 2015
Unikale - Sh.B.Nacinal- 2015
Trilogji
Prolog Jete, roman I, 2007
Vështroni Meduzën, roman II, 2005
Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006.
Ese-publicistikë
"Pa Titull", 2011
Letërsi për fëmijë
10 Fabula, 2000
Bëmat e Dhelprës fabula, 2002
Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003
Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, përralla, 2008
E dini se ç’emër kam?! fabula e gjëegjëza , 2009
Përrallat e vendit Blu/cikël me përralla:
Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- përralla, ShB Nacional-2010
Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla, ShB Nacional 2011
Shoku im arushi-përralla - ShB Nacional -2013
“Elitat e mohuara...., krenari e kombit”- ShB Nacional -2019.
Etj.
Krijimtaria e Vranarit përfshirë në dhjeta antologji.
Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumune e shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etje, që janë në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse
Vlerësime Letrare dhe Mirënjohje:
Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj është vlerësuar me mbi 20 çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare,si:
Çmimi “Petro Marko” për romanin “Dilema e së nesërmes”, nga Bashkia Vlorë dhe Lidhja e Shkrimtarëve Vlorë (2006).
Çmimi për “Poezinë e mirëinterpretuar”, Lidhja e Shkrimtarëve (2007).
Çmimi “Protagonist i vitit 2008” për romanin “Unaza e Prangosur”
Çmimi internacional Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Torino (Itali), çmim që vjen për herë të parë në Shqipëri (2009).
Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit” (Kosovë, 2009).
Çmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i mediave-2009
Çmimi “Mirënjohje e Kaninës” (Kaninë, 2010).
Çmimi “Mirënjohje e Klubit Drita” (Athinë, 2010)
Çmimi “Mirënjohje e Vlorës” me Medalie Argjendi (2010)
Çmimi i “Karrierës” konkursi letrar në Prozë (2010)
“Çmimi i parë” Mal i Zi” -2011
Çmimi i tretë në prozë -2011
Çmimi "Mirënjohje e Arsimit Shqiptar" -7 mars 2012 (për 100 vjet Pavarësi)
Vlerësohet me Urdhrin "Mjeshtre e Madhe e Penës" dhe Medalje Ari nga Presidenti i Republikës Prof.Dr. Bamir Topi ,më 27-6-2012 (në 100 vjetorin e Pavarësisë kombëtare)
Çmimi "Mirënjohje e Bukureshtit” për 100 vjetorin e Pavarësisë (28 nëntor 2012)
Shpallet "Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë" në 100 vjetorin e Pavarësisë.
Fituese e çmimit “Premio internazionale di Poezia “Firence- Italia -2013. E vetmja autore shqiptare mes 100 autorëve nga e gjithë bota që përfshihet në antologjinë Italiane të 3 viteve (2010-2012)
Çmimi “Pena e Kristaltë”dhe “Çmimin e Dytë” në Suedi-14 Mars 2014
Merr titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”nga Shoqata Atdhetare kulturore Mbarëkombëtare Labëria.
“Çmimin e Parë Internacional”-Suedi-28 mars 2015
Eshtë anëtare e rregullt e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptao-Amerikane në New York dhe e ka titulln shkencor Akademike ,në Departamentin e Letërsisë Shqipe.
Dy fragmente nga analizat e romanint “Loja e mëkatit “ të shkrimtares shumëdimensionale, tashmë e mirënjohur dhe e vlerësuar si brenda dhe jashtë vendit, Vilhelme Vrana Haxhiraj:
“ ...“Loja e Mëkatit” i Mjeshtres së Madhe Vranari, një roman modern me stilin e Xhejms Xhois, nis me një narrativ linear, të tendosur, me një stigmë që kapërcen det, tokë, dritë, ajër, bunker dhe izolim, madje shterpëzon konceptin njeri në itinerarin jetë-vdekje, liri-bunkerizim…, duke sfumuar në këtë gjysëmterr fate njerëzish, madje edhe të një foshnjeje të braktisur që bëhet më pas ulërimë e kontekstit. Narrativi i strukturuar bukur e thjesht, në një formë sa të kapshme e po aq të pastër dhe të pasur në gjuhë e lexim..., pasi plagët që shëron Vranari, kanë qenë, janë dhe do të mbeten debat i kudogjendshëm. Vranari, vazhdon të provojë me punë dhe me talent se është femra shkrimtare më prodhimtare, cilësore dhe më e ndjeshme e problematikave shqiptare në dekadat e fundit...”
Dr.FatmirTerziu- Londër kritik, studiues, poet,shkrimtar, kineast, botues dhe publicist i shquar.
Me romanin” Loja e mëkatit” e Vilhelme Haxhiraj, jam“ngopur”me një sëri refleksionesh të cilat më trazojnë shijet estetike, si në një bahçe ku kultivohet me nikoqirllëk një prozë e vërtetë moderne... Gjatë leximit, burgo-vilat marrin përmasat e“Kështjellës” Kafkiane, por me një ndryshim esencial, se aty gjallon një jetë me lakuriqsinë e saj të pështirë, e cila mbytet në një apokalips shoqëror. Kjo përngjan me atë shkallën e fundit të Ferrit Dantesk, ku Ugolinë surealë shqyejnë mëndjet dhe shpirtërat njerëzor. Autorja me mjeshtërinë e penës i kapërcen kufijët e sureales, duke milituar në një kohë substanciale të re, në gjurmët e lëna nga mjeshtërit e mëdhenj Aragon, Brekart, Borges, Eko, duke stiluar me një koncept të ri në natyralitetin bio-shqiptar një dramacitet linear. Gjithçka zhvillohet si në një teatër të stilit tragjik Shekspirian, me çështjet e diskutueshme që mbartin e mbarështrojnë një produkt letrar sa moderrn aq dhe autokton. Nga një ngarkesë e tillë estetike, mëkati në romanin “Loja Mëkatit” ka marrë përmasat e universialitetit nga pena mjeshtërore e Vilhelmes si: mëkat moral, shoqëror, ekonomik, ndërshtetëror e institutcional.
Ps.
Shkrimtarja Vilhelme Vrana Haxhiraj "Mjeshtre e Madhe e Penës" fiton Çmimin e Parë për poezinë më të mirë, në Konkursin letrar Borás 2015- në Suedi. Autorja e mirënjohur, edhe në vitin 2014 fitoi Çmimin "Pena e Kristaltë ",po në Suedi.
Poezia fituese e vitit 2015 titullohet "Hapma zemrën, o nënë!", e cila u cilësua si poezia më e mirë ndër ato konkuruese.
Është bukur kur vlerësimi bëhet me kod dhe autori ngelet anonim...
Hapma zemrën, o nënë! (Fituese e Çmimit të parë-Borás Suedi) 2015
Hapma zemrën, o nënë!
Me krenari ty të falem,
Kosovë!
Para teje në gjunjë
përulem o nënë!
Nderim…
mirënjohje…
përkushtim…
për shekuj të tërë!
Mbështetur kokën ,
në prehërin tënd,
hapma zemrën,
më bëj pak vënd.
Kosovë!
O bijë martire…
Lejomë,
që mallin të ta shuaj
për djemtë e vajzat lastarë,
që jetën s’e kursyen
po për ty, o nënë, e dhanë.
Kosovë!
O bijë e Shqipes krenare,
përse shekujt të drobitën?
Luftrat…
hallet…
dhe dertet të rritën.
Kosovë!
Më fut në gji ti, o mëmë,
Me ledha…
ngrohtësi
e dhembshuri…
të t’i shëroj plagët
e shpirtit tënd!
Jam unë bija jote
mërguar larg...
nga një kënd i botës
me përgjërim po të flas,
e lumja nana ime,
nënë..,.oj nanë…
a më dëgjon?
Ndaj, hapma zemrën
e më bëj pak vend,
qetësinë ta gjej…
e mallin ta shuaj
në kraharorin tënd, o mëmë!
Vivra
ASHASHA - New York,Tiranë,Prishtinë,Shkup :26.03.2019.