SHBA i tregon Serbisë se çfarë duhet të bëjë për të hequr taksën Kosova, Daçiq reagon ashpër
Mathew Palmer, gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandar VuçiqDaciq ka thënë se SHBA shpreson kot sepse procesi i çnjohjeve është i pandalshëm.
Amerika si duket i ka vënë Serbisë një kusht nëse dëshiron që t’i hiqet taksa nga Kosova.
Kushtin për këtë ia ka bartur Serbisë zëvendësndihmës sekretetari i shtetit, Mathew Palmer, gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Sipas mediave serbe, Palmer ka thënë se nëse Serbia dëshiron që Kosova ta heq taksën, atëherë duhet të ndalojë fushatën e egër për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga vendet që e kanë njohur.
Mirëpo, Beogradi zyrtar ka hedhur poshtë ofertën e SHBA’së.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se SHBA shpreson kot sepse procesi i çnjohjeve është i pandalshëm.
“Ne mund t’i detyrojmë shqiptarët të veprojnë të civilizuar dhe ta neutralizojnë menjëherë këtë problem. Megjithatë, gjithashtu ju duhet të bëni diçka. Ju menjëherë duhet të kërkoni nga vendet me të cilat jeni në kontakt për të ndaluar heqjen e njohjeve. Në të njëjtën kohë, ju keni për t’u thënë që vendeve mike se, asnjë prej tyre nuk do të ndryshojë mendjen rreth pavarësisë së Kosovës, dhe nuk guxon asnjë vend tjetër të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shkruajnë
Përderisa presidenti amerikanë Donald Tramp dëshiron ndarje të Kosovës , Gjermania ka qëndrim tjetër.
“Berlini dëshiron që çështja të zgjidhet në mënyrën e saj.
Nga Beogradi dhe Prishtina pritet që mos të bëjnë asgjë deri në maj apo qershor, kur përfundon procesi zgjedhor në parlamentin evropian.
Pas kësaj Gjermania do iniciojë takim dhe ofroj zgjidhje për Kosovën” – ka thënë një burim diplomatik i Floripress-it..
Ky burim thekson se Gjermania dëshiron që Serbia të pranoj pavarësinë e Kosovës, ndërsa caktimi dhe ndryshimi i kufijve është i përjashtuar.
“Kjo është loja që luajnë gjermanët që nga koha kur amerikanët janë implikuar në këtë tregim.
Atyre nuk ju konvenon që Tramp dhe Uashingtoni janë të gatshëm të marrin në konsideratë interesat e Serbisë.
Në mënyrë deklarative të gjithë angazhohen për heqjen e taksës 100 për qind, ndërsa prapa dyerve të mbyllura trimërojnë Haradinajn që të vazhdoj me politikën çmendur” – ka thënë ai burim.
Ivica Daçiq ministri i diplomacisë serbe po ashtu ka theksuar më herët se Gjermania dhe Britania e madhe janë duke kundërshtuar arritjen e kompromisit mes Beogradit dhe Prishtinës.