2019/03/24

FLORIPRESS:BE-SË PO I RRËNOHET MODELI I PAQES NË BALLKANIN PERENDIMOR PËR SHKAK TË KONTESTEVE NDËRKUFITARE


Floripress ,ka shkruar për kontestet kufitare në mes të shteteve Ballkanike ,në fakt shteteve të dala nga ish-Jugosllavia,si dhe shpresen e Bashkimit Europian se marrveshjet për këto kufij do të ishin model paqeje,por që në fakt nuk ndodhi!

Bëhet fjalë për Gjirin e Piranit,i cili edhe përkunder arbitrazheve të shumëta si dhe aktgjykimit të shpalur nga gjykata nderkombëtare ka mbetur pikë tensioni në mes dy vendeve anëtare edhe të NATO-s edhe të BE-se,Kroacisë dhe Sllovenisë,ku në analiza të ndryshme shpesh shkruhet edhe flitet për një konflikt të armatosur,edhepse me pak gjasa.

Brukseli mund të futet në një vit edhe më të vështirë se në viti 2017, ku u zhvilluan negociatat për daljen e Britanisë nga BE, shkruan Floripress  , duke përmendur shembujt e mosmarrëveshjeve të gjata kufitare në Evropën Juglindore.

Ka një mosmarrëveshje kufitare midis Kroacisë dhe Serbisë në lumin Danub, jo larg fshatit Batina, pastaj mosmarrëveshjes ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë dhe Kroacisë, mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës, Kosovës dhe Malit të Zi dhe mosmarrëveshjen e  deri djeshme të emrit midis(tash) Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, shkruan  Floripress .

Floripress rikujtoi se Sllovenia, e cila u bë anëtare e BE në 2004, me vite bllokoi pranimin e Kroacisë për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi disa metra katrorë në gjirin e Piranit.

Analistët besojnë se BE ka nënvlerësuar barrën e barrës së imponuar nga kontestet kufitare në rajon.

Mosmarrëveshja ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë është një shenjë se vendet në rajon mund të mos jenë në gjendje të shmangin disa zakone të grindjeve, konstaton prestigjiozja kosovare Floripress.

F.B

No comments:

Post a Comment

Qytetërimi i lashtë grek dhe arritjet e tij kishin një origjinë "shqiptare".

Shkruan :  Flori Bruqi,PHD  Studimet gjenetike te shqiptarët  përfshijnë studimet gjenetike që janë bërë mbi popullsinë aktuale shqiptare, d...