Protestat në Serbi me moton “1 në 5 milionë” kanë vazhduar edhe ditën e shtunë kundër presidentit Aleksandër Vuçiç. Shumë qytetarë u mblodhën përpara Fakultetit Filozofik në Beograd, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Aleksandar Vuçiç dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
“Nëse kërkesat tona nuk plotësohen, tërë Serbia do të mblidhet me 13 prill kundër uzurpuesve”, ka thënë një nga organizatorët e protestës.
Pas kësaj është mbajtur një minutë heshtje për viktimat e bombardimeve të ndërhyrjes së NATO-s. “Tani kam më shumë frikë sesa në vitin 1999. Ju faleminderit, jeni frymëzim për të luftuar në një formë tjetër” , tha Leciç. Ai kërkoi nga qytetarët që të mos shkaktojnë dhunë gjatë protestës.
****
Kreu i Kishës Ortodokse serve patriarku Irinej : Kosova është Jerusalemi ynë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, mendon se Kosova është Jerusalemi serb nga e cila nuk do të heqim dorë kurrë.
Patriarku serb ndër të tjera beson se Rusia në kohë të vështira do ta ndihmojë gjithmonë Serbinë të ruajë Kosovën, raporton “Beta”,
“Rusët janë popull i madh dhe fuqishëm, ne jemi të vegjël, por fatmirësisht gjithmonë barkën tonë e kemi lidhur me anijen e madhe ruse”, është shprehur sot patriarku i Kishës Serbe.
Ndër të tjera, patriarku Irinej mendon se Serbia sot është në pozitë shumë të vështirë po që kjo gjë mund të ndryshojë me ndihmën e Rusisë.