Nga Prof. dr. Ago NEZHA
Zgjedhjet e 2017, janë certifikuar nga organizmat ndërkombëtare si zgjedhjet më të lira dhe më të ndershme të pluralizmit në Shqipëri dhe se Parlamenti dhe Qeveria “Rama”, janë më se legjitime. Këto deklarime e pohime pozitive i kanë verbuar e qorruar jo vetëm liderët opozitarë, por dhe disa opinionistë oportunistë, e lekistë dhe media antishqiptare, që paguhen me pare, nga aleanca e madhe ortodokse e sllave. Po t’i mbledhësh opinionet e ndërkombëtarëve dhe të antishqiptarëve (opozitës, disa opinionistëve dhe disa mediave), dhe t’i vendosësh në emërues të përbashkët, do shohësh se ato ecin në dy shina paralele me kahe të kundërt. Ndërkombëtarët vlerësojnë arritjet dhe përparimet që ka bërë Shqipëria si garanci për integrimin e saj në BE, ndërsa fronti antishqiptar përpiqet me të gjitha format dhe mjetet të nxijë, errësojë dhe baltosë situatën, për të penguar hapjen e negociatave dhe për ta izoluar Shqipërinë nga perëndimi. Kjo strategji antishqiptare ka dalë hapur jo vetëm në tregun politik por edhe në opinionin e gjerë shoqëror, duke u deklaruar në mediume, në forumet e partive opozitare, në protesta si dhe në takime e biseda me ndërkombëtarët. Etja për pushtet me çdo kusht e opozitës ju ka errësuar sytë dhe mpirë gjykimin, duke arritur të deklarojnë se pushteti duhet të merret me të gjitha mjetet, qoftë edhe me dhunë, pavarësisht nga kosto që do paguajnë shqiptarët duke i futur dhe në luftë civile. Këto deklarata janë bërë publike dhe drejtësia hesht. Ata, që i deklarojnë janë autorët e viktimave të ’97, të grushtit të shtetit të ’98, të masakrës së Gërdecit, të tragjedisë së 21 Janarit, etj, etj. Kjo klasë politike ka dhënë prova se di të shkatërrojë dhe viktimizojë njerëz të pafajshëm. Protestat kanë qenë të dhunshme ndaj policisë dhe shkatërrimtare ndaj pronës së përbashkët. Prokuroria ndalon disa protestues, që në vështrimin tim, ata janë lojtar të euforisë së liderëve që i ndërzejnë turmat në veprime vandaliste. Prokuroria duhet të ndalojë fajtorët, që në rastin konkret janë organizatorët, shkaktarët e gjithë këtij cunami që po përgatitin aleatët e shkatërrimit të Shqipërisë. Aksioni i shkatërrimit të Shqipërisë, që kanë marrë si zotim opozitarët, i ka bërë më të motivuar për të qenë krenar dhe mburren para Shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve për vendosmërinë dhe trimërinë e tyre. Kjo më kujton një fabul të Tagorës, kur arrëza i mburrej bletës në pyll: “se unë kam një thumb që kur pickoj helmoj dynjanë. Bleta heshte, nuk fliste. Pylli ndërhyri duke i thënë arrëzës, se vërtet që ti prodhon helm dhe helmon dynjanë, por ka një krijesë tjetër si bleta që jo vetëm nuk helmon, por dhe helmin tënd e shëron me mjaltin e saj”. Fabula s’ka nevojë për koment. “Kundrejt fajtorëve duhet qenë i ashpër pa egërsi dhe i butë pa lëshim”, Thotë Dyklo.