Nga Flori Bruqi
****
Çedomir Jovanoviq: Aleksandar Vuçiqi është dashur të thotë se Serbia e njeh Kosovën
Kryetari i Partisë Liberale Demokratike në Serbi (Liberalna demokratska partija - LDP), Çedomir Jovanoviq, ka thënë se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi është dashur të thotë se Serbia e njeh shtetin e Kosovës i definuar si shtet i qytetarëve që jetojnë në të, është i siguruar eksterritorialiteti për manastiret dhe trashëgimia kulturor serbe.
“Kjo Kosovë me Serbinë do të realizojë qarkullimin të papenguar të njerëzve, mallrave, kapitalit e të shërbimeve dhe do t’i ketë kufijtë e hapur. Për mua kjo është fitore”, citon FoNet të ketë thënë Jovanoviqi për televizionin sarajevas Face.
Sa më përket mua, ka shtuar Jovanoviq, mendoj se Serbia është dashur të ishte shteti i parë që do t’iu drejtohej shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës e ta tregonte gatishmërinë për ndihmë që Kosova të jetë shtet normal.
“Problemet mund të jenë të ndryshëm, porse nuk mund t’i zgjidhim marrëdhëniet me shqiptarët duke i lënë të hapur problemin e Maqedonisë e të Bosnjë e Hercegovinës”, ka përfunduar ai.
Aleksanda Vuçiqi i “befasuar dhe i zhgënjyer” që nuk mori mbështetjen gjermane për planin e tij për ndarjen e Kosovës
Ata kanë komentuar deklaratën e djeshme të Vuçiqit i cili tha se është “i befasuar dhe shumë i dëshpëruar” me shefin e diplomacisë gjermane, Heiko Maas, se Gjermania “vazhdon t’i ofrojë mbështetje Kosovës dhe reformave impresive të Kosovës”.
Nga ana tjetër, Ambasada Gjermane në Beograd nuk ka dashur që të komentojë për gazetën serbe në lidhje me reagimin e Vuçiqit rreth qëndrimit të ministrit gjerman të Punëve të Jashtme.
Sipas burimeve të gazetës serbe, mbrëmë është zhvilluar një takim mes Ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb, dhe kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.
“Sipas burimeve tona, takimi ishte i rregullt, dhe është pritur që Schieb të deklaronte se Gjermania, natyrisht, nuk mbështet taksën 100 për qind të cilën e ka ngritur Prishtina ndaj mallrave të Serbisë dhe të BeH-së dhe se mendon që taksa duhet hequr”, shkruar “Danasi”.
Kujtojmë se presidenti serb, Vuçiq, të hënën, pas takimit me ministren franceze për Çështje Evropiane, Nathalie Loiseau, në Beograd ka thënë se deklaratën e shefit të diplomacisë gjermane “e kupton si mbështetje të krijesës që e kanë sjellë në jetë me amerikanët... nuk flet për domosdoshmërinë e heqjes së taksës kosovare, interesat gjermane janë më të rëndësishme sesa tregtia liberale dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe e kapitalit”.
Nga kabineti i Vuçiqit nuk i janë përgjigjur pyetjeve të gazetës serbe nëse presidenti serb, kur ka thënë se është “i zhgënjyer dhe i befasuar” ka menduar për shefin e diplomacisë gjermane apo në Berlinin zyrtar në tërësi, e as rreth asaj nëse Vuçiqi do të takohet me Schiebin apo të flasë me Kancelaren gjermane, Angela Merkel pas deklaratës së Heiko Maasit.
Diplomatët për “Danasin”, jozyrtarisht kanë thënë se ministri gjerman i Punëve të Jashtme “me siguri se nuk e ka dhënë atë deklaratë krye-në-vete”, rrjedhimisht se deklarata e tij në mbështetje të Kosovës dhe reformave që po i ndërmarrin institucionet e Kosovës “është në pajtim me kancelarin Merkel dhe me anëtarët tjerë të qeverisë gjermane”.
“Nuk është e rastësishme se Maas pikërisht tani dërgon një porosi të tillë në publik, përmes së cilës Gjermania e çimenton qëndrimin e saj ndaj Kosovës, se nuk ka ndryshim të kufijve. Po ashtu, tajmingu i deklaratës është indikativ, duke pasur parasysh se po afrohen zgjedhjet në Parlamentin Evropian dhe Gjermania frikësohet se në një vakuum politik deri në konstituimin e institucioneve të reja të BE-së Serbia mundet që me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të merret vesh për zgjidhjen me Kosovën. Teorikisht është e mundur, por me siguri se një marrëveshje e tillë nuk do të arrihet pa përfunduar zgjedhjet në PE. Nuk është e habitshme që Berlini mban qëndrimin se kufijtë në Ballkan nuk guxojnë të ripërcaktohen, duke pasur parasysh se Gjermania është shtet shumë serioz, dhe shtetet serioze nuk e ndryshojnë lehtë kursin e tyre të politikës së jashtme”, thonë burime nga qarqe diplomatike të Perëndimit për “Danasin”.
Sipas deklarimeve të diplomatëve, Vuçiqi “është lidhur thellësisht” me “ekipin” e kancelares gjermane, gjë të cilën e tregojnë edhe falënderimet e shpeshta publike ndaj Angela Merkelit, dhe për këtë “është qartë i zhgënjyer pse nuk e ka marrë mbështetjen e Berlinit për planin për ndarje të Kosovës”.
Cili do të ishte kompromisi me Kosovën, sipas Ivica Daçiqit
Ndër të tjera, duke komentuar idenë për ripërcaktimin e kufirit ndërmjet Kosovës e Serbisë, Daçiq tha se "Beogradi kishte hyrë në dialog nga pozicioni i qartë se Kosova është autonomi në kuadër të Serbisë. Nga ana tjetër, Prishtina i është rikthyer platformës së saj, sipas të cilës ndryshimi i Kushtetutës nuk vjen në konsiderim dhe kështu mendojnë edhe njëqind e sa vende që e kanë njohur.
Ndërmjet këtyre dy pozicioneve do të duhej të kërkohej hapësira për kompromis", është shprehur ai, duke shtuar se "për ripërcaktim të kufirit kishte folur edhe Zoran Gjingjiq, por për këtë askush nuk e kishte akuzuar si tradhtar", për të vazhduar me thirrjen "Ejani tani të merremi vesh në përputhje me Rezolutën 1244, e nëse nuk ia dalim, të gjejmë një zgjidhje tjetër".
Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçqi ka thënë se në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës duhet gjetur sa më shpejt një zgjidhje afatgjate, sepse, sipas tij, mund të ndodhin ndryshime në marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Duhet që dialogu të përshpejtohet, duhet arritur zgjidhje afatgjate, mos të humbet kohë, sepse për interesat serbe është mirë që ky proces të përfundojë sa më shpejt”, citon b92 të ketë thënë Daçiq.
Ai ka theksuar se administrata e presidenti Trump është administrata e parë amerikane që ka ia hapur dyert mundësisë që të arrihet te kompromisi ndërmjet dy vendeve.
"Disa administrata të mëhershme, e ndoshta edhe disa administrata të mëvonshme, do të kenë qëndrimin se kompromis është vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës.
Ka shtuar se edhe shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini përkrah gjetjen e kompromisit dhe se pas saj “ndoshta do të jetë dikush tjetër që s’e përkrah kompromisin".
Daçiq ka thënë se është e nevojshme që marrëveshja e të arrihet në vitin e ardhshëm ose në vitin tjetër dhe ka shtuar se nëse nuk arrihet gjatë kësaj periudhe është vështirë që marrëveshja të arrihet ndonjëherë.
Ivica Daçiq, ka akuzuar ndërkombëtarët se po luajnë lojë të dyfishtë në lidhje me taksën që Kosova i ka vendosur produkteve serbe dhe dialogun Prishtinë-Beograd.
Ai tha se presioni i ndërkombëtarëve nuk ka ndonjë efekt, pasi nuk po merren masa ndaj Prishtinës.
“Si është mundur që SHBA dhe Bashkimi Evropian nuk po arrijnë të detyrojnë Prishtinën të heqin taksën. Kam shprehur dyshimet se kjo është një lojë e dyfishtë, por ne na duhet të kuptojmë se kush po luan këtë lojë dhe cili është qëllimi i tyre”, deklaroi Daçiq.
"B92" duke cituar ministrin serb, raporton se jo të gjithë shtetet janë të interesuara që të hiqet taksa që ka vendosur qeveria e Kosovës.
“Kemi një shumëllojshmëri të problemeve gjeopolitike, nuk është më vetëm një çështje e Lindjes dhe Perëndimit, por edhe të interesave të ndryshme brenda Perëndimit”, vijoi ai.
Daçiq ka thënë se disa shtete janë duke e inkurajuar kryeministrin Haradinaj që të mos heqë taksën në mënyrë që të mos nisë dialogu.
“Disa shtete janë duke i thënë atij, mos e hiq akoma”, tha Daçiq duke shtuar se “disa vende po i thonë Prishtinës që të presin për shfuqizimin e taksës deri pas zgjedhjeve në BE”.
Daçiq tha se Gjermania dhe Britania e Madhe nuk po tregojnë entuziazëm të madh në gjetjen e një zgjidhjeje për arsye të ndryshme.
“Nuk kemi çfarë të ndërmarrim. Kjo është mënyra se si funksionon Prishtina”, tha Daçiq për gazetarët në Beograd.
Sipas tij, vendimi i Kosovës është në kundërshtim me CEFTA-n - Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis vendeve të Evropës Qendrore - dhe në kundërshtim me idenë për një hapësirë të përbashkët ekonomike në Ballkanin Perëndimor, të proklamuar nga komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.
Daçiqi tha se Serbia nuk ka asgjë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, sepse, siç u shpreh, bëhet fjalë për “qytetarë të Serbisë”.
Të martën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës doganore mbi mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kjo masë nënkupton taksën prej 10% në të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja.