2019-03-17

Nga Amerika: Zef Pergega : Një rrëfim i shkurtër i Arshi Pipës!!!

POSHTE TE CON TEK KRIMBI LART TEK HYJNIA
 
Zef Pergega


    Poema “Kanali”, inspektim dantesk në kampin e shfarosjes së Maliqit, Vloçisht, poema me 26 soneta, si një ndër ekuivalentet e “Ferrit” të Dantes në letërsinë shqipe. Arshi Pipa e shkroi këtë poemë tinëz, përmbys, në një shtrat spitali të Korçës, drejt në një tefter letrash duhani dhe e tillë ka shpëtuar e ruhet dorëshkrimi i saj unikal, tek e motra. Është një ndër figurat poliedrike që i bën nder çdo kulture të madhe të euro-amerikës, ku në fakt pati sukses vepra e tij në shumë gjuhë, sikundër dhe kariera e tij si profesor i universiteteve amerikane. Për turp, e kaluar çdo turpi qё figura e tij nuk ёshtё nderuar nё lartësinë e merituar dhe as vepra ende nuk është botuar as në një të dhjetën e saj, rrjedhimisht qëllimisht pёr diversitetin dhe disidencën e saj ka mbetet e panjohur. Mjafton të përmendim  sonetin e parë hapës, për të nënkuptuar lëndën e kësaj poeme:
Nga Korça bumbullon. Currila shiu
rrjedhin prej mushamás mbi krena e shtroje.
Pështillen, struken gjindja ndër mbuloje:
Nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.
Mbramje. Dikush përbrî qet gjak për goje.
Këndon letas mbatanë nji fmí arxhiu.
Ky grindet për pak uj qi shoku i piu,
Ai shán se i vodhën bukën. Hín nji roje.
Shkopinj e shqelma. Britma. Frín bilbili.
Pushim. E dergjet lodhja, prân secili,
E flên kush mundet për atë natë me fjetë.
Si lazaret rënkon e fshân baraka.
Nesër të gjithë i pret kanali, brraka,
veç atyne qi pret nji vorr i shkretë.
    Njё rrëfim i shkurtër i Prof. Arshi Pipes, i cili dha mësim ne disa universitete Amerikane: “...Nё fillim pata menduar Olimpin e kulluar tё poezisë sё kulluar. I tërhequr pas vorbullës se jetës, nё kushte shumё tё vështira nga degjenerimi dhe kafshimi, jam reflektuar ne sytë e shokëve te mi te dhimbjes dhe jam trembur e jam trishtuar.
       A do ta kisha  imagjinuar ndonjëherë qe njeriu kjo qenie qe Zoti e krijoi sipas shëmbëlltyrës se vet mund te jete aq afër kafshës?!
      Tani po e kuptoja se ç’domёthёnjё kishin ato hyjni pagane, gjysёm njeri e gjysёm kafshё! Nё burg kam njohur gjithё poshtёrsitё e njeriut, gjithçka qё ёshtё trashёgim shtazor tek ai, nga egoizmi i vjetёr qё arrin tё uroje vdekjen e shokut pёr ti vjedh buken, tek frika e marrё shtazore qё ёrrёson jo vetem arsyen, por edhe ndjenjat. Nё kёtё ferr shemtije kam ndeshur si njё oaz i vёrtetё nё mes tё shkretetirёs shpirtin e pastёr, tё butё feminore, çiltёrsinё e vitytshme dhe pranё tyre Farinata-t dhe Kapaneusa-t e kohёve tona. Kam njohur tё miren dhe tё keqen nga eksperienca ime dhe tё gjitha shkallёzimet e tyre. Edhe po tё kisha jetuar 100 vjet, kurrё nuk do ta kisha menduar tё mblidhja kaq kokrra me varietete tё psikologjisё. Pak nga pak kjo experiencё ka kaluar nё art. Eshtё ngritur si ylber mendimi i ringjallur. Eshte ngritur mbi njё burg. Kan prangosur trupin, por nuk munden ta prangosnin mendimin. Trupin e kanё bёrё pothuajse kufomё e atёherё mendimi ka fituar lirinё. Mё kanё mbyllur nё kёtё burg qё tё vuaj. Ai qё e mund vuajtjen do tё duhej ta bekonte!”
      Gjate njё intervistё qё zhvillova me Prof. Arshiun, ne Shkoder me 1994, pёr ATSH, Agjensia Telegrafike Shqiptare me tha: “Mёsojeni dhe shkruajeni gjuhёn e bukur gege, se ajo ёshte zemra e gjuhёs tonё…!” Dhe nёnvizova fjalёn e tij misionare:
      “…Ndёrsa njёra dёgjenёron nё vuajtje, tjetra ripёrtrihet. Poshtё ajo tё çon tek krimbi e lart tek Hyjnia…!”

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...