Nga Flori Bruqi
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të granatojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprejes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejn një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë.
Dëshmitarët okular: Ramë Nesret Shabani dhe Sadie Ramadani, nga kjo ditë tragjike rikujtojnë: “ Rreth orës 8:30, jemi tubuar në bodrum të shtëpisë së Sadik Osmanit, për t´u mbrojtur nga granatimet. Aty kanë qenë rreth 30 gra me fëmijë, kurse prej meshkujve ishin Sadik Osmani, Ramë Nesret Shabani, Mufail Hajrizi, Burim Osmani dhe disa djemë të rinj. Ndërsa burrat tjerë, rreth 30 veta, kanë qenë të vendosur në ahurin e lopëve të Sadik Osmanit. Fillimisht policia serbe i ka nxjerrë jashtë nga ahuri burrat dhe mandej ka ardhur një polic i maskuar dhe ka hapur derën e bodrumit, ka këqyr brenda dhe ka dalë jashtë. Ndërkohë, ka ardhur komandanti i policisë së Shtimjes dhe e ka pyetur policin e maskuar:“Çka ka këtu brenda?“.Polici i përgjigjet:“Gra dhe fëmijë“. Komandanti ia kthen: “Pse po gënjen? Këtu paska edhe burra“. Na kanë nxjerrë në oborr dhe na i kanë marrë letërnjoftimet…, ndërsa gratë dhe fëmijtë i kanë mbyllur me dry (çelës) në bodrum.
Ndërkaq dëshmitari Bilall Sadri Avdiu, i cili ka qenë i strehuar në ahurin e lopëve thotë:” Dy tre policë e çelën derën e ahurit…dhe thanë:”Ima ovde mnogo irredentista, majko im jebem” (Këtu ka shumë irrredentistë, he nënën ja u qivsha). Na urdhëruan të dalim përjashtë me duart përpjet, dhe kur dolëm përjashtë ata kishin qenë shumë - 30 deri në 40 policë të renditur prej kodre, krejt të armatosur deri në dhëmbë e të mëdhenj, disa me masaka e disa pa to”. I kanë tubuar në oborr dhe ia kanë marrë letërnjoftimet e dokumentet tjera.
Në oborrin e Sadikut në këtë moment kritik ishin këta mashkuj: ”Hakip Imer Hakipi, Ahmet Izet Jakupi, Esheref Halim Jakupi, Lutfi Hasan Bilalli, Sadik Xhemë Osmani, Jashar Milaim Salihu, Njazi Sherif Zymberi, Shyqeri Ismajl Syla, Haqif Hysenaj nga fshati Petrovë, Muhamet Faik Syla, Fatmir Faik Ramadani, Murtez Ramiz Imeri, Mehmet Qerim Jakupi, Muhamet Hafiz Mustafa, Shukri Milaim Salihu, Sheremet Shyqeri Syla, Mufail Mehdi Hajrizi, Bujar Hanafi Hajrizi, Salih Faik Ramadani, Nexhat Faik Ramadani, Xheladin Ahmet Jakupi, Raif Milaim Salihu, Ragip Jahir Bajrami, Bajrush Nesret Shabani, Bilall Bilalli, Ramë Nesret Shabani, dhe Nesret Shabani. Sipas dëshmitarëve që kanë mbetur gjallë, kriminelët serbë pasi i kanë legjitimuar burrat e zënë, i kanë shtri për toke dhe kanë filluar t´i rrahin mizorisht duke përdorur kondakët e armëve, shqelmat, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta. Gjatë rrahjeve në oborrin e Sadikut, dëgjohej gjëma dhe britmat e burrave, ndërsa në bodrum qanin e lemeritnin gratë e fëmijtë e mbyllur në çelës.
Pas kësaj drame tmerruese, kriminelët sipas skenarit të përgatitur më herët kalojnë në fazën e dytë të veprimit. Dëshmitarët gjatë rrahjeve brutale në oborrin e shtëpisë së Sadik Osmanit kanë dëgjuar një komunikim me radiolidhje të drejtuesve të këtij oprecioni. Pas një orë e gjysmë rrahjesh për vdekje, dikur në mesditë, këta burra i marrin dhe në rresht (kolon) për një i nisin në drejtim të malit dhe te ”Gropa e Bebushit” ndalohen nga njësitë tjera kriminale serbe, me të cilët pak kohë më parë nga oborri i Sadikut është biseduar në radiolidhje.
Më 15 janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.
Emrat e viktimave
Lute Asllani
Banush Kamberi
Ragip Bajrami
Halim Beqiri
Rizah Beqiri
Zenel Beqiri
Lutfi Bilalli
Ajet Emini
Bujar Hajrizi
Myfail Hajrizi
Skënder Halili
Haqif Hysenaj
Hajriz Ibrahimi
Hakip Imeri
Murtez Imeri
Nazmi Imeri
Mehë Ismajli
Muhamet Ismaji
Ahmet Jakupi
Eshref Jakupi
Hajriz Jakupi
Mehmet Jakupi
Xhelal Jakupi
Jashar Jashari
Raif Jashari
Shukri Jashari
Fatmir Limani
Nexhat Limani
Salif Limani
Bajram Mehmeti
Hanumshah Mehmeti
Arif Metushi
Haki Metushi
Ahmet Mustafa
Asllan Mustafa
Muhamet Mustafa
Sadik Osmani
Jashar Salihu
Shukri Salihu
Bajrush Shabani
Ahmet Smajlaj
Sheremet Syla
Shyqëri Syla
Bajram Xheladini
Njazi Zymeri
Të nesërmen, më 16 janar aty rreth orës 13:30 minuta në Reçak do të shkojë ish-shefi i misionit të OSBE-së z. William Wallker, për të parë nga afër këtë ngjarje të tmerrshme kriminale. z.Woker pasi vizitojë fshatin u ngjitë lartë te Gropa e Bebushit dhe derisa po i afrohej luginës së ngushtë u tmerruar kur i pa kufomat e tre mashkujve të moshuar dhe në këto momente deklaroi: “Për nga pamja duket si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu..“
Më pastaj z. Woker vazhdoi rrugën drejt luginës së vdekjes, ku po qëndronin të shtrirë me duar të shtangur e trupa të sakatosura kufomat tjera të civilëve të ekezekutuar barbarisht. „T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them“, pohoi z.Woker. Dhe, menjëherë në konferencën me gazetarë pa ngurrim ai do të deklarojë:“ Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!) …kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“.
*****
Adnan Merovci, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka treguar disa nga prapaskenat e organizimit të Konferencës së Rambujesë.
Ish shefi i protokollit dhe truproja i presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka thënë se Hashim Thaçi kishte shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e shërbimit të Rugovës.
“Duke pasur parasysh se Rama e Jakupi vetëm disa muaj më parë ishin larguar nga LDK, po i them Ramës [që sapo ka hyrë në aeroplan ku ishte Ibrahim Rugova]: ‘Ramë mirë se erdhe se këtu e ke edhe Komandantin’, duke aluduar në Rugovën për ta relaksuar dhe thyer akullin. Kanë filluar të qeshin dhe ka qenë një atmosferë e durueshme. Nuk ka pasur ndonjë dashni e madhe megjithatë…”.
Merovci thotë se Thaçi në atë kohë bashkë më Xhavit Halitin kishin udhëtuar nga Tirana.
“Thaçi nuk ka qenë as në hapjen e Konferencës së Rambujesë. Pak para se të shpërndaheshim nëpër dhoma të kështjellës, ai i është bashkangjitur delegacionit”.
Ish shefi i protokollit dhe truproja i presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se ka pasur lobime edhe para mbajtjes së Konferencës që Thaçi të jetë kryesues i delegacionit të Kosovës.
“Thaçi ka qenë korrekt me Rugovën kur ka ardhur në Rambuje. Në Rambuje ka qenë takimi i tyre i parë pas shumë vitesh”.
Merovci tregon se Thaçi gjatë viteve të ’90 kishte shkuar në shoqatën e shkrimtarëve e madje sipas tij ai kishte shprehur edhe dëshirën për të qenë pjesë e sigurimit të Rugovës.
“Thaçi ka shprehur pretendim për të punuar në shërbimin e Rugovës në vitin 1990. I kanë thënë për këtë duhet të flasësh me Adnanin, dhe ai nuk ka folur kurrë me mua. Ekzistojnë faktet që ai ka shprehur interesim të punojë në shërbimin e Rugovës”, tha Merovci.
*****
Merovci, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ai personalisht ka qenë brenda objektit të Rambujesë dhe ka pasur të drejtë lëvizjeje si anëtarët e delegacionit, pa pasur të drejtë të dalë jashtë dhe të komunikojë me gazetarë.
“Pas zgjedhjes së Kryesisë, unë kam qenë sekretar teknik dhe në libër shihet faksimili, që Kadri Veselit i kam nënshkruar fletëhyrjen për në Rambuje. Nuk e kam ditur kush ka qenë”, tha ai.
“… Rregullat kanë qenë të tilla që çdo ditë në Kështjellë kanë mundur të hyjnë nga pesë persona… Ata nuk kanë qenë në Kështjellë, por jashtë. Kanë mundur të hyjnë aty vetëm nëse unë u kam nënshkruar dokumentin. Sigurisht unë nuk e kam vendosur nënshkrimin nga dëshira ime, por Kryesia më ka urdhëruar”.
Merovci tregon se Dukagjin Gorani dhe Skender Hyseni kryesisht kanë punuar në përkthim të dokumenteve, e ai ka kryer disa shërbime që kanë të bëjnë me jashtë dhe punë administrative.
“Shembull, është dashur të vijë Enver Hasani nga Ankaraja dhe nuk ka pasur vizë. Unë është dashur t’i bëj referencën e vulosur… Pra punë administrative të një sekretarie”, tregon Merovci.
Rambujeja, fillimi i lirisë së Kosovës
Janë bërë 20 vite që kur përfaqësuesit politikë dhe ushtarakë të Kosovës kishin marrë rrugën për në Kështjellën e Rambujesë, në Paris të Francës për të nënshkruar më pas atë që u quajt “Marrëveshja e Rambujesë”, e cila ndonëse nuk u nënshkrua nga pala serbe, mori firmën e asaj nga pala kosovare dhe gjashtë shtetet më të fuqishme të botës, që në atë kohë njihej si Grupi i Kontaktit.
Njëri ndër ata që ishte pjesë e delegacionit kosovar ishte edhe Ramë Buja, në atë kohë epror në UÇK , rrëfen për KosovaPress përjetimet e tij nga kjo konferencë.
Buja tregon se derisa delegacioni kosovar ndodhej në Kështjellën e Rambujesë për të arritur një marrëveshje paqeje me palën serbe, në Kosovë po kryhej masakra e Reçakut. Sipas tij ndonëse konferenca e Rambujesë është kritikuar shumë, është mohuar, ngritur, ka qenë pikërisht kjo marrëveshje që ka qenë në fakt fillimi i një procesi drejtë pavarësimit të shtetit të Kosovës.
Buja thekson se në Rambuje delegacioni që përfaqësonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës por edhe pjesa tjetër e ekipit, ishin të vetëdijshëm që nuk po shkonin në Francë për të biseduar për pavarësinë e Kosovës, por për të bërë të njohur përpjekjet e popullit shqiptar për liri.
Ramë Buja: Shkonim për të bërë të njohur luftën
“Ishim të vetëdijshëm se po shkojmë për ta bërë të njohur luftën, përpjekjen angazhimin e UÇK dhe tërë popullit për liri të Kosovës. Kështu që kjo konferencë arriti efektin e vet pavarësisht që kishte edhe rreziqe të mëdha, sepse siç e dini besoj, dy ditë para se të përfundonte konferenca ne na vjen drafti i parë, që na u soll nga organizatorët e konferencës pa u përpunuar fare, pa u ndryshuar fare pa u futur fare ajo puna e jonë që kishim bërë 17 ditë sa ishim atje dhe ne thjeshtë u shqetësuam shumë.
Aty edhe filloi një farë çarje e delegacionit paksa, sepse disa që ishim tepër pak, kishin disponimin për ta nënshkruar, ndërsa ne të UÇK –së iu thamë qartë, shkurt që kjo nënshkruhet atëherë kur UÇK nuk do të zhduket, nuk do të hiqet nga skena por do të transformohet logjikshëm dhe përmbajtësisht, dhe natyrisht pas tri vitesh referendum i domosdoshëm për ta arritur qëllimin e pavarësisë së Kosovës dhe këtë garancion na dha sekretarja e shtetit Madeleine Albright atëherë, dhe po kështu u tha që UÇK do të transformohej, nuk do të hiqej nga skena dhe kjo ndodhi dhe ne si delegacion me shumë jo të mira në ato dy-tre ditë, vendosëm që të shtyjmë nënshkrimin e mundshëm të asaj marrëveshje pas dy javësh, gjë që ndodhi kështu”, ka thënë Ramë Buja.
Ai pas tërë këtyre viteve e kujton këtë konferencë si një ngjarje për të cilën është punuar me shumë përkushtim dhe angazhim nga ana e palës kosovare. Për Bujën takimi me delegacionin serb në sallat e ngrënies , dhe me kreun e qeverisë së Jugosllavisë së atëhershme, Nikolla Shainovic, ishte njëra ndër përjetimet më të rënda që ai kishte pasur gjatë qëndrimit të tij me delegacionin kosovar në Kështjellën e Rambujesë.
Ramë Buja: Moment i sikletshëm pritja në radhë pas kryeministrit të ish-Jugosllavisë
Unë kisha shokët dhe bashkëluftëtarët në Kosov dhe ai ishte para meje në rend për të marrë ushqimin edhe më beso ka qenë një përjetim tepër i dridhshëm sepse mendoja se ky është urdhëruesi dhe ai që thjesht i detyronte tjerët të vrasin popullin tim”, ka thënë Buja.
Për Bujën jo çdo gjë shkoi mirë pas Konferencës së Rambujesëë, dhe sikur gjërat të kishin shkuar në një drejtim tjetër, pavarësia e vendit nuk do të vinte kaq vonë.
“Kemi gabime pas konferencës, sepse atje ne u morëm vesh që ta bënim Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, dhe nuk e bëmë të plotë, po ta bënim atë, nuk do të kishim nevojë të vinte askush më të bënte, ato mekanizma që i bënë pas lufte, por do të kishim pas qeverinë tonë të plotë dhe më pastaj do të kishim vazhduar më me intensitet, dhe ndoshta kam bindjen që shpallja e pavarësisë së Kosovës në 2008 nuk do të kishte ardhur aq vonë, do të kishte ardhur më herët”, ka thënë Buja.
Një tjetër personazh i cili ka qenë pjesë e delegacionit kosovar në Rambuje ishte edhe Edita Tahiri, e cila kujton këtë periudhë si njërën ndër momentet më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Tahiri që tani udhëheq delegacionin kosovar në dialogun teknik me palën serbe, thekson se ajo kishte luajtur një rol të rëndësishëm në unifikimin e palës shqiptare në këto bisedime, derisa dihet që asokohe rezistenca paqësore me atë të armatosur nuk pajtoheshin në shumë pika.
Edita Tahiri: Kam afruar dy faktorët, atë politik dhe ushtarak
“Momentet më të rëndësishme për mendimin tim janë uniteti që e krijuam në kuadër të delegacionit të Republikës së Kosovës, sepse para se të shkonim në Rambuje delegacioni nuk ka qenë unik, ka pas disa dallime në raporte të rezistencës paqësore dhe rezistencës ushtarake në Kosovë, apo Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ato që unë dëshiroj me iu me i nda, është që personalisht kam luajtur një rol do të thosha të rëndësishëm në afrimin e këtyre dy faktorëve”, ka thënë Edita Tahiri.
Pas vetëm katër orësh diskutimesh kujton Tahiri, se u arrit që pala shqiptare të ketë një dokument të përbashkët. Ajo duke qenë e vetmja femër që ishte pjesë e delegacionit kosovar prej 14 vetash, thekson se ndihmës të madhe në përafrimin e palëve dhe në këtë mision që ajo kishte marrë përsipër kishte dhënë edhe Bajram Kosumi. Për Edita Tahirin përafrimi i rezistencës paqësore me atë ushtarake, ka qenë arritja kryesore.
Edita Tahiri: Qëllimi jonë ishte që Kosova të vihet nën protektoratin e NATO-s
“ Do të ishte vështirë me delegacionin e përçarë të merrnim vendime aq historike për shtetin tonë dhe popullin tonë. E dyta që është e rëndësishme dhe dëshiroj ta veçoj, është se në fillim të negociatave në Rambuje kemi diskutuar planin politik të marrëveshjes së Rambujesëë, pjesa ushtarake apo vendosja e NATO-s në Kosovë ka filluar më pas. Në momentin kur ne na është dhënë plani edhe ushtarak, për sigurinë e Kosovës do të thosha që ishte momenti i dytë vendimtar për neve. Sepse qëllimet tona ishte që të përfundoj lufta, por edhe Kosova të vihet në protektoratin e NATO-s, dhe më pas të një administrimi ndërkombëtar”, ka thënë Tahiri.
Sipas saj arritja e marrëveshjes ka dhënë hapësirë që pala kosovare të forcojë edhe më shumë raportet me bashkësinë ndërkombëtare, çka edhe më pastaj u tregua të jetë vendimtare për ndërhyrjen e NATO-s mbi forcat serbe, çka edhe kulmoi me çlirimin e vendit në qershor të 1999.
Ndryshe delegacioni i Kosovës, në atë kohë kryesohej nga Hashim Thaçi që ishte përfaqësues i UÇK-së, Ibrahim Rugova i LDK-së e Rexhep Qosja i LBD-së. Delegacioni përbëhej prej katërmbëdhjetë vetash duke qenë të përfaqësuar nga tri grupime: Lidhja Demokratike e Kosovës me në krye Ibrahim Rugovën, ndjekur nga kryeministri Bujar Bukoshi që jetonte në mërgim dhe tre funksionarë të tjerë të LDK-së. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dërgoi pesë përfaqësues me në krye tridhjetëvjeçarin Hashim Thaçi dhe katër pjesëtarë të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike.
Përfaqësuesi kryesor politik i UÇK-së, Adem Demaçi, i njohur si Nelson Mandela shqiptar, për shkak se plot 28 vjet burg i kaloi në burgjet jugosllave, bojkotoi Konferencën. Delegacionin e përbënin edhe publicistët Veton Surroi dhe Blerim Shala.
*****
Marko Gjuriq: Nuk ka dëshmi që në Reçak kemi bërë krim
Ndërkohë, Gjuriq ka përmendur edhe Reçakun, e cila ishte një nga masakrat më të mëdha nga forcat serbe në Kosovë, por që sipas Gjuriqit, ‘ai nuk ishte krim’…
Marko Gjuriq thotë se qëllimi i NATO’s ishte që ta ‘merrte territorin e Serbisë duke ushtruar agresion në vitin 1999’.
‘Dikush tentoi të na i kidnapojë 10,887 kilometra katrorë të Serbisë duke tentuar të na aneksonte një pjesë të vendit. Jemi dëshmitarë se si muajve të fundit janë hequr kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe nuk është lëshuar asnjë zë si reagim ndaj këtij veprimi”, ka thënë Gjuriq.
Ai ka thënë se si ‘motiv i dytë i NATO’s ka qenë edhe dobësimi gjeopolitik i Serbisë dhe popullit serb në Ballkan’.
‘Si dikush që ka qenë dëshmitar dhe e ka përjetuar se cilat kanë qenë pasojat e marsit 1999, mund të them se nuk kam asnjë dilemë se ky ishte një agresion ndaj nj ështeti të pavarur dhe që nuk kishte asnjë lloj arsyetimi për një intervenim të tillë”, ka thënë tutje ai.
Ai ka thënë se ‘mekanizmat e OKB’së e përcaktojnë qartë se cilat janë kushtet se si mund të ndërhyhet ndaj një shteti të pavarur”.
“Nëse fillojmë me Reçakun, kemi nga atje analiza që nuk ka pasur krime që mund të kenë çuar në një agresion të tilë. Institucionet legale nuk e kanë konfirmuar kurrë dyshimin se në fshatin Reçak ndodhi diçka e tillë apo në ndonjë fshat tjetër të Kosovës’, ka thënë ai.
“Forcat tona kishin arritur që në mënyrë madhore t’i përgjigjeshin forcave rebele (UÇK v.j) Kur filloi agresioni i NATO’s, nuk kishte as edhe një fakt të vetëm që po shkeleshin të drejtat e njeriut. Gjatë bombardimeve të NATO’s, ata përdorën aeroplanët e tyre në bashkëpunim me UÇK’në që të sulmonin jo vetëm bazat ushtarake të Jugosllavisë por edhe popullatën civile”, ka thënë Gjuriq.
Sipas NATO-s, operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë, dhe kjo ishte hera e parë që organizata e përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sulmet ajrore zgjati nga 24 mars 1999 deri në qershor 10, 1999. Emri i kodi operacionit zyrtarisht nga NATO ishte (anglisht: Operation Allied Force - Operacioni Forcave Aleate); Shtetet e Bashkuara e quajtën (anglisht: Operation Noble Anvil), ndërsa në Jugosllavi operacioni u quajt gabimisht "Engjëlli mëshirues" (serbisht: "Милосрдни анђео"), si rezultat i një keqkuptimi ose përkthim i gabuar.
****
Më 24 mars 1999, në ora 19:00, fillojnë sulmet ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë e Serbi. Sulmet zgjatin 78 ditë, duke rezultuar me çlirimin e Kosovë.
Agjencioni "Floripress ",në faqët e librit "Diademë IV", do ju sjellë kronologjinë më të plotë të këtij aksioni ushtarak të Aleancës veriperëndimore në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës.
24 mars
Forcat e NATO-s filluan sulmet ajrore mbi forcat serbe në Kosovë dhe Serbi. Këtë operacion e filluan 400 aeroplanë dhe disa luftanije. Në sulmin e parë janë gjuajtur 40 caqe, shumica prej të cilave kishin të bënin me sistemin mbrojtës të UJ-së dhe MUP-it, pastaj sistemet për komandë dhe kontroll.
Luftimet intensifikohen në pjesën veriore dhe jugore të Kosovës. Forcat serbe shtojnë masta brutale mbi popullatën civile, duke kidnapuar edhe intelektualët shqiptarë. 300 kriminelë serbë lirohen nga burgu dhe u bashkohen forcave paramilitare. NATO-ja vazhdon sulmet mbi sistemin kundërajror serb. Më shumë se 50 caqe serbe sulmohen në mënyrë efektive.
26 mars
NATO-ja vazhdon sulmet mbi sistemin e mbrojtjes serbe, sistemet logjistike dhe për kontroll. Forcat aleate bënë 249 fluturime duke sulmuar caqet në Beograd, Nish dhe Kosovë. Aeroplanët e NATO-s kthehen në bazat e tyre pa kurrfarë dëmesh. Fushata serbe e vrasjeve, plaçkitjeve, djegieve dhe keqtrajtimeve bëhet përherë e më e madhe. Sulmohen sistemet ushtarake të ushtrisë serbe në Beograd.
27 mars
NATO-ja vazhdon sulmet, përkundër kushteve të vështira atmosferike. Aksioni për shpëtimin e pilotit, nga F117- shi i rrëzuar 28 milje (45 kilometra) në perëndim të Beogradit, është kryer më herët me sukses. Gjendja shëndetësore e pilotit konfirmohet të jetë e mirë. Vala e refugjatëve shqiptarë kaplon kufijtë e Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Fshatrat spastrohen në mënyrë sistematike, ato plaçkiten dhe digjen. Meshkujt ndahen nga familjet dhe ekzekutohen. Sipas raporteve të NATO-s, mendohet se dr. Ibrahim Rugova fshihet dhe se shtëpia e tij është djegur. Forcat serbe sulmojnë vendbanimet shqiptare. Aeroplanët e tipit Galeb ndërmarrin aksione në zonat e spastruara etnike dhe po ashtu në pozicionet e UÇK-së. Forcat serbe fshihen në shkollat e braktisura dhe në objektet publike. 253 fluturime bëhen duke sulmuar sistemin e mbrojtjes, komandat policore dhe logjistike, në Kosovë dhe Serbi, pa dëme kolaterale në infrastrukturë dhe civilë.
28 mars
Fillon faza e dytë e operacioneve, e cila përqendrohet në sulmet e forcave militare dhe paramilitare serbe në Kosovë. Forcat e NATO-s tash më shumë janë të angazhuara në sulmimin e forcave tokësore serbe. Dhuna e forcave serbe vazhdon. Helikopterët përdoren kundër popullatës civile. Forcat paramilitare të përkrahura nga forcat policore dhe ushtarake hyjnë në fshatra dhe qytete, duke keqtrajtuar dhe larguar popullatën civile. Spastrimi i Prishtinës merr përmasa më të mëdha. Kolonat e refugjatëve ia mësyjnë Shqipërisë dhe Malit të Zi. Shtatë fshatra në mes Pejës dhe Klinës janë në zjarr. Po ashtu tri fshatra në perëndim të Prishtinës. Në këtë kohë dyshohej se Fehmi Agani dhe Baton Haxhiu janë ekzekutuar një ditë më parë. Policia serbe ka urdhëruar shqiptarët ta lëshojnë deri të nesërmen Pejën. Forcat e NATO-s shkatërrojnë dy aeroplanë të tipit MIG-21, njëri në territorin e BH-së dhe disa helikopterë të policisë. NATO-ja sulmon radarët e ushtrisë serbe dhe shtabin e ushtrisë në Prishtinë.
29 mars
Spastrimet etnike vazhdojnë. Qytetet dhe fshatrat janë në flakë. Dyshohet se refugjatët e strehuar në Luginën e Pagarushës janë sulmuar me artileri. NATO-ja sulmon kompleksin e MUP-it në Prishtinë.
30 mars
Spastrimi i Kosovës arrin kulminacionin. Informatat e fundit dëshmojnë se refugjatët shqiptarë në Luginën e Pagarushës janë të rrethuar nga forcat serbe. Forcat e NATO-s vlerësohet të kenë shkatërruar dhe dëmtuar diku rreth 30 aeroplanë serbë. Forcat e NATO-s sulmojnë shtabet policore në Kullë dhe garnizonin e Prishtinës.
31 mars
Shtohen sulmet mbi forcat serbe në Kosovë. Më shumë se 400 aeroplanë kanë marrë pjesë në sulmin e kësaj dite. Prishtina zbrazet pothuaj e tëra.
1 prill
Përkundër motit jo të mirë intensifikohen sulmet mbi forcat serbe, sidomos ato tokësore. Po ashtu janë sulmuar edhe sistemet e radarit dhe aeroportet ushtarake. Janë bombarduar edhe ca ura për të pamundësuar lëvizjet e forcave serbe.
2 prill
Autoritetet e NATO-s dhe të OKB-së ndërmarrin masa për ta parandaluar katastrofën humanitare, që mund ta shkaktojë vala e madhe e refugjatëve në Shqipëri dhe Maqedoni. 120 mijë refugjatë kanë hyrë në Maqedoni, 200 mijë të tjerë janë në rrugë. Në Kosovë vazhdojnë sulmet e forcave serbe, sidomos në Malishevë dhe Rahovec. Në Kosovë konfirmohet të jenë aktive forcat paramilitare të Arkanit dhe Sheshelit.
3 prill
Forcat serbe lëvizin nga Malisheva në kufi me Shqipërinë. Rekrutimi i ushtarëve të UÇK-së vazhdon. Kriza humanitare në kufi të Maqedonisë bëhet përherë e më e madhe. Raportohen raste të vdekjes, më së shumti nga hipotermia. Kushtet jo të përshtatshme atmosferike kanë vështirësuar edhe këtë ditë sulmet e NATO-s. Sulmet përqendrohen në shtabin e Armatës së parë “jugosllave” dhe mbi depot e naftës në Beograd.
4 prill
Forcat e NATO-s në Shqipëri dhe Maqedoni ndihmojnë organizatat humanitare. Ndërtohen kampet e reja për refugjatë. Vazhdon rezistenca e UÇK-së. Forcat e NATO-s bombardojnë Shtabin e mbrojtjes kundërajrore serbe në Beograd dhe forcat tokësore në Kosovë. Disa MIG-a të Serbisë dyshohet të jenë shkatërruar. Forcat serbe nga frika fshihen në ndërtesa të zbrazura dhe terrene të kamufluara.
5 prill
Sulmet intensifikohen si rezultat i kushteve të mira atmosferike. Forcat serbe koncentrojnë sulmet në rajonin mes Pejës dhe Gjakovës. Bombardohen urat dhe rezervat e naftës. Vazhdojnë sulmet mbi forcat tokësore në Kosovë. Katër MIG-a të Serbisë shkatërrohen.
6 prill
Strehët e siguruara nga NATO-ja akomoduan 28 mijë refugjatë në Maqedoni. 35 aeroplanë me ndihma humanitare arritën një ditë më parë në Shkup. Forcat serbe ndërmarrin sulme në zonën e Deçanit. Forcat e UÇK-së u përgjigjen sulmeve. Ky është suksesi më i madh i deritashëm i NATO-s kundër forcave të blinduara serbe.
7 prill
20 mijë refugjatë lëshojnë Bllacën. Me 90 autobusë të përcjellë nga forcat maqedonase ata shkojnë në Shqipëri. Tetëmijë refugjatë arrijnë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Kampet në Maqedoni janë në gjendje të akomodojnë 43.400 refugjatë. Ndërsa, në Shqipëri 24 mijë. NATO-ja ka sulmuar infrastrukturën strategjike serbe. Shtohen po ashtu edhe sulmet e forcave të UÇK-së. NATO-ja realizon 400 misione të suksesshme mbi Serbi dhe Kosovë. Sulmet përqendrohen më shumë në forcat tokësore serbe.
8 prill
Nuk ka dëshmi për tërheqjen e forcave serbe. Zbuten luftimet mes forcave të UÇK-së dhe atyre serbe. Kushtet atmosferike nuk u përshtatën aeroplanëve të NATO-s, por megjithatë disa makina të blinduara serbe janë shkatërruar në Kosovë, si dhe rezerva të naftës në afërsi të Prishtinës dhe shtabet policore të MUP-it janë goditur me sukses. Po ashtu, është goditur linja telefonike që mundësonte komunikimin mes forcave serbe në Kosovë dhe Beograd. Dyshohet se gjatë këtij sulmi një bombë ka shkaktuar dëme kolaterale.
9 prill
Është goditur një radio-relej në afërsi të Prishtinës, dy depo të naftës, një në Kosovë e tjetra në Serbi. Vazhdojnë sulmet e forcave serbe në Kosovë, në afërsi të Podujevës, Gjakovës, Rahovecit, Malishevës, Kishna Rekës dhe Jabllanicës. Vazhdojnë luftimet mes Ushtrisë serbe dhe forcave të UÇK-së në kufirin me Shqipërinë, në jugperëndim të Deçanit. Sulmohen garnizonet serbe në Prizren dhe në Beograd. Raportohet për kampe dhunimi në Gjakovë.
10 prill
Kushtet jo të mira atmosferika vështirësojnë prapë sulmet e NATO-s. Forcat serbe ndërmarrin masa për t’u mbrojtur nga sulmet e NATO-s. Sulmet e tyre intensifikohen në rajonin e Mitrovicës.
11 prill
Zvogëlohet intensiteti i sulmeve ajrore të NATO-s.
12 prill
Forcat e NATO-s sulmojnë forcat serbe brenda dhe jashtë Kosovës, për t’i shkatërruar dhe izoluar ato. Shtatë ditët e ardhshme pritet të jenë me mot të mirë. Në dhjetë ditët e fundit, 50 për qind e aksioneve janë anuluar për shkak të motit të lig. Sulmet më të mëdha realizohen në rrethinën e Prishtinës dhe të Beogradit. Prapë është sulmuar rafineria e Pançevës.
13 prill
Numri i refugjatëve vlerësohet të jetë 750.000. Vazhdojnë sulmet në forcat tokësore në Kosovë, në mjetet e blinduara, shtabet, por edhe linjat e komunikimit dhe depot e naftës. Forcat serbe shtojnë përdorimin e helikopterëve. Forcat serbe hyjnë në territorin shqiptar, por largohen për një kohë të shpejtë. NATO-ja sulmon kompleksin policor në Livadicë të Serbisë. Prej fillimit të sulmeve, NATO-ja ka kryer 6.000 fluturime.
14 prill
Sulmohen sistemet për kontroll dhe komandim, si dhe forcat tokësore serbe në Kosovë. Sulmet më të mëdha bëhen në rajonin e Prishtinës dhe të Skenderajt. Vazhdojnë luftimet e forcave të UÇK-së dhe atyre serbe në kufi me Shqipërinë.
15 prill
Moti për sulme është më i mirë. NATO-ja bombardon sistemet e radarit në Beograd dhe Aeroportin e Podgoricës. Sulmet vazhdojnë në depot e naftës, të municionit në Paraçin, shtabin komandues në Rakovicë dhe Suboticë. Në Kosovë vazhdojnë luftimet. Edhe një herë pat aksione artilerie serbe në rajonin e Tropojës dhe Kukësit.
16 prill
Moti i lig ndikon negativisht në sulmet ajrore. Sulmohen tanket dhe mjetet e blinduara në Kosovë. Është sulmuar depoja e municionit në Valevë, garnizoni në Rahovec dhe barakat në Vranje. NATO-ja vazhdon sulmet ditën e natën kundër forcave policore dhe ushtarake serbe. Ndërkohë, vazhdojnë sulmet e forcave serbe në Kosovë, si dhe në kufi me Shqipërinë. Raportohet për lëvizje të forcave serbe drejt Gjilanit, rajonit i cili deri tash nuk ishte i përfshirë në luftime të mëdha. Fotot e NATO-s dëshmojnë se në Izbicë janë së paku 150 varre.
17 prill
Dërgohen ndihma të mëdha humanitare në Shqipëri dhe Maqedoni. Vazhdojnë luftimet në kufi me Shqipërinë. NATO-ja kryen 500 misione, falë motit të mirë. Sulmohen forcat tokësore serbe në Kosovë. Shkatërrohen dhe dëmtohen mjete të shumta motorike dhe të blinduara. Forcat serbe i angazhojnë me dhunë shqiptarët të hapin varre për vendasit e tyre të vrarë, në 43 varreza të identifikuara masive. Po ashtu raportohet, sipas dëshmive të refugjatëve shqiptarë, se meshkujt detyrohen të nxjerrin thëngjillin për furnizimin me rrymë.
18 prill
14 aeroplanë me ndihma arrijnë në Maqedoni, e 32 në Shqipëri. Moti i lig ka anuluar shumë sulme. Por, megjithatë janë dëmtuar depot e municionit në Paraçin, Bariç (depo eksplozivi), Novi Sad (radio-relej dhe rafineri nafte) dhe Suboticë (pikë raportuese). Zbulohet varreza masive në Pastasel.
19 prill
Forcat serbe sulmojnë personat e zhvendosur. NATO-ja shkatërron gjashtë tanke dhe shtatë autoblinda në Kosovë. Po ashtu, bombardohet depoja e municionit në Nish, Valevë dhe Prishtinë. Sulmohet Brigada 549 e motorizuar serbe në Prizren, e cila ka participuar në spastrimet etnike në Kosovë.
20 prill
Sulmet serbe shtohen në perëndim të Pejës, në kufi me Malin e Zi. Po ashtu vazhdojnë luftimet në kufi me Shqipëri. 200 forca serbe hyjnë në Shqipëri, por pas konfrontimit me forcat shqiptare tërhiqen. 250-300 ushtarë tjerë serbë hyjnë në zonën e demilitarizuar të Prevllakës. Forca të paidentifikuara vrasin gjashtë shqiptarë në Mal të Zi. Serbët kërcënohen se do të pengojnë manifestimin e 50-vjetorit të NATO-s. Sulmet e NATO-s koncentrohen në depo, linja komunikimi, radio-relej dhe sisteme komandimi. Po ashtu sulmohen edhe forcat tokësore serbe në Kosovë. Sulmohet stacioni transmetues televiziv në Beograd dhe Novi Sad. Prej marsit, nga serbët në Kosovë janë dëmtuar 35 mijë objekte dhe 550 vendbanime.
21 prill
Reduktohet sulmi i NATO-s si rezultat i motit të lig.
22 prill
Dëmtohet pjesa më e madhe e TV-emetuesve në Serbi. Po ashtu edhe antenat transmetuese dhe stacionet e trafos. Bombardohet Aeroporti i Nishit, depoja e municionit, rafineria e naftës në Novi Sad dhe disa ura. Në Kosovë shkatërrohen autoblinda, tanke dhe pjesë artilerike.
23 prill
Prej 30 marsit NATO-ja ka dërguar 11.121 tonë ndihma humanitare për refugjatët shqiptarë. Janë goditur TV-transmetuesit në Kragujevc dhe Novi Sad. Po ashtu janë goditur linjat e komunikimit, si dhe hekurudha në Potuçnik. Forcat e UÇK-së janë aktive dhe vazhdojnë t’ju rezistojnë forcave serbe.
24 prill
Sulmohen sistemet televizive serbe në Avallë dhe Banja Korvilaka. Tre ushtarët robër të NATO-s nuk lejohen të vizitohen nga KKKN-ja. Forcat paramilitare serbe zhvendosin operacionet nga Peja, në rajonin e Suharekës. Bombardohet depoja e naftës në Prishtinë dhe Sudolikë, si dhe depot për prodhimin e eksplozivit në Llukan. Në Kosovë sulmohen bunkerët, artileria, autoblindat, dhe shumë makina tjera ushtarake.
25 prill
Moti i lig pamundëson sulme të suksesshme.
26 prill
Trefishohet numri i sulmeve të NATO-s. Bombardohet shtabi i SPS-it në Beograd, ndërsa ura mbi Danub shkatërrohet tërësisht. Sistemi i mbrojtjes ajrore serbe është pothuaj i paefektshëm. Deri tash, më shumë se 70 aeroplanë serbë janë shkatërruar. Bombardohen rrugët në Kosovë për të pamundësuar qarkullimin normal të forcave serbe. Është bllokuar furnizimi i Kosovës me armë dhe naftë nga Serbia dhe Mali i Zi. “Ne po fitojmë. Millosheviqi po humb”, thotë Wesley Clark në një konferencë shtypi.
27 prill
Forcat serbe vazhdojnë operacionet në Podujevë, Glloboqicë dhe Suharekë. Shtohen sulmet e UÇK-së në Kosovë. Bombardohen linjat e komunikimit, përfshirë këtu edhe disa ura. Në Kosovë bombardohen sistemet raketore serbe dhe komandat e MUP-it.
28 prill
Vazhdojnë luftimet në perëndim të Kosovës. Forcat serbe lëvizin drejt Junikut dhe Gjakovës, pranë rrugëve furnizuese të UÇK-së. Forcat serbe nuk kanë kontroll të plotë në shumë pjesë të Kosovës, sidomos në terrene të papërshtatshme. Bombardohet prapë aeroporti i Podgoricës. Bombardohen depot e naftës në Smederevë dhe Pozhegë, si dhe shumë ura. Një raketë e NATO-s pa sqarime bie në territorin bullgar.
29 prill
Vazhdojnë sulmet e NATO-s në Kosovë dhe Serbi. Forcat serbe përqendrohen në kufi me Shqipëri, pranë qafës së Morinës, Podujevë, Prishtinë, Skenderaj dhe në Kosovën Jug-perëndimore. Sulmohen shtabet ushtarake dhe ndërtesa e ministrisë së Mbrojtjes në Beograd. Transmetimi televiziv në Serbi gati është i pamundur.
30 prill
Shtohen luftimet mes forcave serbe dhe atyre të UÇK-së. Humbjet janë të mëdha në të dy anët. Forcat serbe demoralizohen në Kosovë. Raportohet për dezertime të mëdha. NATO-ja sulmon artilerinë serbe, tanket, makinat e blinduara, qendrat komanduese, në Kosovë dhe Serbi.
1 maj
Sulmohen forcat tokësore serbe në Kosovë. NATO-ja për shkaqe teknike humb një aeroplan të tipit F-16CJ. Piloti menjëherë është tërhequr dhe transferuar në bazë të NATO-s. NATO-ja bombardon 12 ura rrugore dhe pesë hekurudhore.
2 maj
Sulmohen trafo-stacionet në Obrenovcë, Nish, BajinaëBashtë, Dërmno dhe Novi Sad. Janë bombarduar edhe TV-relejët në Novi Pazar dhe Krushevc. Janë goditur urat në Bistricë, Kokinbrod dhe Prijepole. Forcat policore serbe ndërmarrin aksione në Shtimje dhe Graqanicë.
3 maj
Sulmet e NATO-s janë ndër më të suksesshmet. Është goditur Brigada e Motorizuar Serbe 125 në perëndim dhe 233 në lindje të Kosovës. Në Batajnicë shkatërrohet së paku një MIG-29 në ajër dhe dy në tokë.
4 maj
Helikopteri amerikan Apache shkatërrohet në Shqipëri. Wesley Clark i thotë kryetarit amerikan Bill Clinton se sulmet ajrore janë të suksesshme dhe se forcat e Millosheviqit po dobësohen përherë e më shumë. Forcat e NATO-s shkatërrojnë disa MIG-a-29. Brenda Kosovës goditen tanket, artileria, dhe Brigada e motorizuar 243.
5 maj
Bllokohen dy rrugët kryesore që lidhin Kosovën me Serbinë. Millosheviqit i shkatërrohen 70 për qind të rezervave të naftës. Forcat serbe fshihen në tunele, ndërtesa dhe fshatra, në të cilat NATO-ja nuk e di se a ka banorë apo jo. Ushtria serbe humb edhe më moralin, e në këtë ndikon edhe ushqimi i dobët dhe humbjet e mëdha. 50 për qind të depove të municionit në Kosovë janë të shkatërruara dhe më shumë se 300 takte, pjesë artilerike dhe mjete të blinduara. Kjo përbën diku rreth 20 për qind të forcave serbe. Por, sulmet serbe kundër kosovarëve ende vazhdojnë.
6 maj
Sulmohen pozicionet serbe rreth Podujevës, sidomos Brigada 211, si dhe brigadat e motorizuara 63 dhe 124. Sulmohet ambasada kineze në Beograd.
7 maj
Bombardohet Hotel Yugoslavia, e cila ishte bazë e tigrave të Arkanit. Po ashtu ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, shtabet e MUP-it dhe trafot elektronike. Goditet radio-releji në Çaçak, Aeroporti i Somborit, si dhe forcat tokësore në veri të Kosovës.
8 maj
500 aeroplanë të NATO-s godasin caqet serbe, përfshirë edhe Aeroportin e Prishtinës dhe bazat serbe në Suharekë. Intensifikohen luftimet mes UÇK-së dhe forcave serbe.
9 maj
Goditen caqet serbe në Junik, Mitrovicë dhe Suharekë. 763 dhe 572 fluturime me ndihma humanitare realizohen deri këtë ditë në Shqipëri dhe Maqedoni.
10 maj
Moti i mirë i intensifikon sulmet e NATO-s. Aeroplanët e NATO-s sulmojnë në tërë Kosovën. Goditen caqet serbe në Junik dhe Podujevë, si dhe elementet e brigadave të motorizuara 125 dhe 211.
11 maj
Disa forca policore largohen nga Kosova. Kjo është një prej ditëve më të suksesshme të sulmeve të NATO-s, për çka edhe zvogëlohet intensiteti i sulmeve serbe në Kosovë. Aeroplanët e tipit A-10, GR7 Harrier, Etendad, AMX, F16, Jaguar dhe CF118 sulmojnë pozicionet serbe në Suharekë dhe Mitrovicë. Pozicionet serbe sulmohen edhe në Çaçak, Juvicë (radio-relej), Kovinbrod (urë) dhe Ponikve (aeroport). Pasdite sulmohet radio-releji në Novi Sad. 2 Miga-21 shkatërrohen. Gjatë kësaj dite sulmohen pozicione serbe në tërë Kosovën, sidomos në Gjakovë dhe Shtimje. Pastaj ato në Serbi, si Gërdelica, Kozomaça, ura në Vlarazhin, në Kuzumlje, aeroporti në Obërva, barakat në Çupri, depot e armëve në Paraçin, fabrika e armëve në Kragujevc, urat në Çupri, Revo Maren, Malij etj. Po ashtu goditen caqet operative në Rakovicë dhe qendrat operative në Kaçarevë, ura në Horgosh, radio-releji në Vërshac dhe Sombor.
12 maj
Goditet brigadat 211, 125 dh 243. Operacioni fillon në mëngjes në Malishevë. Shkatërrohen pesë aeroplanë serbë: 1 Mig-21 dhe katër Super Galeba. I pari në Nish, të tjerët në Prizren. Sulmohen edhe pozicione në Obërvë dhe Patanicë. Shifra e dëmeve të makinerisë serbe prej 306 rritet në 432. Deri tash janë shkatërruar dy të tretat e kapaciteteve të municionit serb. Në Shqipëri trupat e NATO-s krijojnë vendbanime për 50 mijë refugjatë. Sipas UNHCR-së, 590.000 shqiptarë të zhvendosur fshihen në Kosovë. Deri tash janë bërë 526 fluturime me ndihma në Shkup, 773 për Tiranë. 11.447 tonelata të ndihmave humanitare janë dërguar në këto dy vende.
13 maj
Sulmet ajrore janë shumë të suksesshme. 40 tonelata të konvojeve humanitare arrijnë në Prishtinë. Shtohen luftimet në kufirin me Shqipërinë. Në këtë ditë mbi Kosovë dhe Serbi kryhen 679 misione ushtarake. Fatkeqësisht, forcat e NATO-s godasin edhe konvojin e refugjatëve në Korishë.
14 maj
600 misione të NATO-s kryhen mbi Kosovë dhe Serbi. Bombardohen bazat në Novi Sad, Beograd, Pirot, Sjenicë dhe Kralevë. Më shumë se 10 konvoje humanitare greke planifikohen të hyjnë këtë ditë në Kosovë.
15 maj
Realizohen 539 sulme. Në Kosovë goditen gjashtë tanke dhe disa mjete të blinduar, dy ura etj. Sulmet përfshinin edhe radio-relejët në Ferizaj, trafot elektrike në Smederevë dhe Birë, si dhe objektet komanduese në Prishtinë.
16 maj
Për shkak të motit të lig realizohen vetëm 350 misione, kryesisht në Kosovën Jug-perëndimore.
17 maj
NATO-ja godet tri ura në Serbi. Po ashtu edhe TV-transmetuesin kryesor për Kosovë në Kopaonik. NATO-ja po ashtu ka sulmuar aeroportin në Batajnicë. Një MIG-29 është shkatërruar. Në Kosovë NATO-ja shkatërron 3 helikopterë.
18 maj
NATO-ja ka shkatërruar 75 për qind të sistemeve të fiksuara raketore dhe 12 për qind mobile. Deri tash janë shkatërruar 69 për qind e aeroplanëve MIG-29, 24 për qind të MiG-21s, 46 për qind të Galebëve dhe 33 të Super-Galebëve. Deri tash 323 tanke janë dëmtuar.
19 maj
Luftime në kufi me Shqipërinë arrijnë kulminacionin. Forcat e UÇK-së marrin Jabllanicën dhe konfiskojnë armatimin dhe municionin serb. NATO-ja godet gjashtë tanke. NATO-ja bombardon Dubravën duke mos ditur se aty ka të burgosur shqiptarë.
20 maj
NATO-ja kryen 300 misione. Vazhdojnë luftimet në Kosovë dhe në kufi me Shqipërinë.
21 maj
245 sulme bëhen mbi Kosovë dhe Serbi. Në Kosovë goditen 12 tanke, 11 mjete të blinduara. Sulmet serbe mbi UÇK-në vazhdojnë në perëndim dhe qendër të Kosovës.
22 maj
652 sulme mbi Kosovë dhe Serbi. UÇK-ja shënon përparime në terren. Bombardohet gabimisht Kosharja.
23 maj
Goditen caqe strategjike në Kosovë dhe Serbi. Sulmohet aeroporti Ponikva, radio-releji në Prishtinë dhe TV-releji në Kaçanik, për të ndalë propagandën serbe. Sulmet mbi trafot elektrike në Nish, Dërmno dhe Novi Sad vështirësojnë punën e forcave serbe. Në Kosovë qytetarët shqiptarë detyrohen të regjistrohen dhe të marrin kartat e gjelbra, gjoja për të pranuar ndihmë humanitare.
24 maj
Shtohen pakënaqësitë në Serbi. Forcat serbe arrestojnë demonstruesit në Kosovac, Aleksandrovac, Çaçak dhe Askar. Nga këto vise janë bërë mobilizimet më të mëdha. Pakënaqësitë i kanë shtuar sidomos arkivolet me ushtarët serbë. Sulmet bëhen mbi bunkerin në vilën presidenciale në Dobonovski dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në Kosovë forcat serbe vazhdojnë sulmet, sidomos në kufi me Shqipërinë.
25 maj
Demonstratat vazhdojnë në jug të Serbisë. NATO-ja deri tash ka kryer 27.110 fluturime, prej të cilave 7.535 sulme. Këtë ditë goditen pesë tanke dhe 15 elemente artilerike në Kosovë.
26 maj
NATO-ja kryen 308 sulme. UÇK-ja ndërmerr ofensivë të madhe në malin Pashtrik. Operacionet e spastrimit etnik ende vazhdojnë. Në Kosovë goditen pesë tanke, gjashtë mjete transportuese dhe mjete tjera ushtarake, si dhe 10 pjesë artilerike. Forcave serbe u është vështirësuar komandimi në Kosovë. Vazhdon bombardimi i aeroporteve në Ponikve, Nish, Obërva, Batajnicë dhe Prishtinë.
27 maj
800 fluturime, prej të cilave gjysma me goditje, paraqet një prej sulmeve më të intensifikuara të NATO-s. Intensifikohen sulmet e UÇK-së në malin Pashtrik.
28 maj
Dita 66-të e sulmeve. Vazhdojnë sulmet mbi trafot, aeroportet dhe shtabet komanduese.
29 maj
309 sulme, 697 fluturime. Deri tash NATO-ja ka kryer 29.979 fluturime mbi Kosovë dhe Serbi. UÇK-ja shënon suksese në luftimet në kufi.
30 maj
Edhe një ditë e mirë për sulme. 800 fluturime dhe 323 sulme të NATO-s. Sulmohet ura në Vlladiqin dhe Bare. Në terren vazhdojnë luftimet në malin Pashtrik. Tanket serbe granatojnë popullatën civile në Gjakovë dhe në rajonin përreth malit Pashtrik.
31 maj
Dita e 70-të e sulmeve. Deri tash janë sulmuar 314 pjesë artilerike, 203 autoblinda dhe 120 tanke. Kjo degradon në 30 për qind forcën ushtarake serbe në Kosovë. Deri tash 14 qendra komanduese janë shkatërruar. Në Kosovë vlerësohet se janë 40.000 forca serbe. NATO-ja këtë ditë realizon 778 fluturime, 319 sulme. Numri i përgjithshëm i fluturimeve arrinë në 31.529. Janë goditur bunkerët Avelan, Dobonovc, radio dhe TV-relejët, trafot elektrike në Nish dhe Beograd.
1 qershor
Sulmi i serbëve kundër forcave të UÇK-së u ofroi kushte të mira për sulm forcave të NATO-s. Për t’i ndalur përparimet e UÇK-së forcat serbe janë mobilizuar dhe janë koncentruar në këtë rajon. Dje janë bërë 150 fluturime mbi malin Pashtrik. Janë sulmuar 32 pjesë artilerike, 9 transportues, autoblinda etj. Sipas raporteve të NATO-s shtohen edhe luftimet e UÇK-së me forcat serbe në Kosovë. Përparimet e UÇK-së bëhen disa ditë pas proklamimit të fitores serbe mbi UÇK-në.
2 qershor
600 fluturime të NATO-s në Kosovë dhe jashtë saj. Të njëjtën kohë vazhdojnë luftimet në malin Pashtrik. Forcat serbe kanë shënuar disa suksese, por ato po i paguajnë shtrenjtë. Pasi që detyrohen të dalin nga kamuflimi, ata u ekspozohen aeroplanëve të NATO-s.
3 qershor
600 fluturime mbi Kosovë dhe Serbi. Në afërsi të Prishtinës sulmohen tanket, transportues të blinduar dhe mjete tjera militare. Vazhdojnë luftimet në kufi me Shqipërinë.
4 qershor
Liderët ushtarakë të NATO-s dhe ata serbë takohen për të realizuar marrëveshje tekniko-ushtarake për vendosjen e trupave serbe. Trupat e NATO-s realizojnë 500 fluturime. Sulmohen bazat serbe në afërsi të Prishtinës. Deri tash në Shqipëri dhe Maqedoni janë dërguar 16.475 tonelata me ndihma humanitare.
5 qershor
400 fluturime. Përkundër tendencës për realizim të marrëveshjes, vazhdon dhuna mbi shqiptarët. Luftimet në Kosovë ende vazhdojnë, në kufi dhe përreth Komoranit.
6 qershor
480 fluturime. Më së shumti sulmohen forcat tokësore. Raportet e para dëshmojnë se forcat serbe kanë përjetuar dëme të mëdha. Luftimet ende vazhdojnë në Malin Pashtrik rreth Junikut. Forcat serbe deklarojnë se deri tash kanë shkatërruar 75 aeroplanë të NATO-s.
7 qershor
Vazhdojnë sulmet e NATO-s, sidomos në kufi me Shqipërinë. Luftimet e UÇK-së me forcat serbe zhvillohen në tërë territorin e Kosovës.
8 qershor
NATO-ja realizoi më shumë se 500 fluturime. Vazhdojnë luftimet në Koshare.
9 qershor
Gjenerali Michael Jackson vazhdon bisedimet në Kumanovë. Millosheviqi veç ka pranuar planin paqësor të Martti Ahtisaarit dhe Viktor Chernomyrdinit.
10 qershor
Serbët pranojnë kushtet e NATO-s. Ata fillojnë të tërhiqen nga Kosova. Gjenerali Clark suspendon përkohësisht sulmet ajrore. Forcat ruse hyjnë në Prishtinë.
11 qershor
Trupat gjermane shkojnë në kufi me Kosovën.
12 qershor
Trupat angleze hyjnë në Prishtinë.
****
Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndihmë ajrore nga NATO, (nga 24 marsi 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.
Në këtë luftë u dëbuan 1 milion shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.
Në qershor të vitit 2000, Kryqi i Kuq raportoi për 3,368 civilë (2,500 shqiptarë, 400 serbë, dhe 100 romë) ende të humbur, afërsisht një vit pas konfliktit.
Një studim i kërkuesve të Center for Disease Control and Prevention (Qëndra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve) në Atlanta, Gjeorgjia publikoi në vitin 2000 në një gazetë mjekësore the Lancet se ka pasur rreth "12,000 të vdekur në të gjithë popullsinë" të cilat kanë si shkak luftën.
Ky numër u arrit gjatë vëzhgimit të 1,197 shtëpive nga shkurti 1998 deri në qershor 1999. 67 nga 105 vdekje të raportuara në popullsinë e përgjithshme kishin si shkak trauma të shkaktuara nga lufta, nga kjo del shifra e 12,000 të vdekurve nëse zbatohet kjo shkallë vdekshmërie në të gjithë popullsinë e Kosovës. Shkalla më e lartë e vdekshmërisë ishte te meshkujt nga 15 deri 49 vjeç (5,421 viktima të luftës) si edhe për meshkujt mbi 50 vjeç (5,176 viktima). Për personat nën 15, përafërsisht 160 viktima për meshkujt dhe 200 për femrat. Për femrat nga 15–49 vjeç rreth 510 viktima; më të mëdhaja se 50 vjeç rreth 541 viktima. Autorët gjithashtu shkruan se nuk mund të ndahen humbjt civile nga ato ushtarake pasi u kryen shumë vrasje ndaj njerëzve të paarmatosur.
Në një studim të vitit 2008 nga Humanitarian Law Center (Qëndra Ligjore Humanitare), Komisionit Ndërkombëtar të Njerëzve të Humbur, dhe Komisionit të Njerëzve të Humbur të Serbisë bënë një listë emër për emër për viktimat gjatë dhe pas luftës. Sipas Librit të Kujtimit të Kosovës, 13,421 njerëz u vranë në Kosovë gjatë konfliktit, nga 1 janari 1998 deri në dhjetor 2000. Nga ajo shifër, 10,533 ishin shqiptarë, 2,238 serbë, 126 romë, 100 boshnjakë dhe të tjerë.
Jugosllavia raportoi se sulmet e NATOs shkaktuan nga 1,200 deri në 5,700 të vrarë. Sekretai i Përgjithshëm i NATOs Lord Robertson, shkroi se pas luftës "numri i saktë i të vrarëve nuk do të njihet kurrë me saktësi" por gjithashtu ai i dha disa shifra të dhëna nga një raport i Human Rights Watch si përafrimi më i saktë.
Ky raport numëronte nga 488 deri në 527 civilë të vrarë (90 deri në 150 prej tyre u vranë nga përdorimi i bombave thërrmuese) në 90 incidente të ndryshme, më i keqi nga të cilat ishte rasti i 87 shqiptarëve refugjatë në afërsi të Korishës.
Sulmet në Kosovë ishin në përgjithësi më shumë vdekjeprurëse për shkak të situatës ngatërruese me lëvizjet e shumta të refugjatëve, vetëm një e treta e incidenteve numëronin më shumë se gjysmën e viktimave.
Oficerë të Policisë kanadeze duke hetuar për një varr masiv, në praninë e Marinsave të SHBA
Numra të ndryshëm janë dhënë për vrasjet e shkaktuara nga forcat jugosllave përgjatë viteve. Rreth 800,000 shqiptarë të Kosovës u dëbuan dhe rreth 7,000 deri në 9,000 u vranë, sipas The New York Times.[154] Departamenti Amerikan i Shtetit numëron rreth 10,000 të vrarë, e cila citoi abuzimet e të drejtave të njeriut si shkaku kryesor i sulmimit të Jugosllavisë.
Ekspertët statistikorë që punonin për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) raportojnë për një numër total të vrarësh prej rreth 10,000 njerëzish.
Eric Fruits, profesor i Universitetit Shtetëror të Portland, debatoi se analizat e ekspertëve janë bazuar në të dhëna me gabime dhe se asnjë prej përfundimeve të tyre nuk mbështetet nga ndonjë analizë statistike.
Në 2001, 800 trupa ende të paidentifikuar u gjetën në gropa në një terren stërvitor të policisë jashtë Beogradit dhe në lindje të Serbisë.
Të paktën 700 trupa u zbuluan në një varr masiv i gjendur në një kompleks të një njësie policore speciale anti-terroriste në periferi të Batajnicës.
77 trupa u gjetën në qytetin lindor të Serbisë Petrovo Selo.
50 trupa u gjetën në qytetin perëndimor të Serbisë Peručac.
Humbjet e NATO
Pajimet e një piloti të avionit të rrëzuar F-16C dhe pjesë të avionit F-117A të rrëzuar në Serbi në 1999 të ekspozuar në muzeun e Beogradit.
Humbjet ushtarake të NATOs ishin të ulëta. Sipas raporteve zyrtare, aleanca nuk pësoi asjnë të vdekur si shkak i luftimeve direkte. Gjithësesi, në orët e para të mëngjesit të 5 majit, një helikopter ushtarak amerikan AH-64 Apache u rrëzua afër kufirit mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Një tjetër helikopter amerikan AH-64 Apache u rrëzua 64 km larg Tiranës, shumë afër kufirit Shqipëri/Kosovë.
Të dy pilotët amerikanë të helikopterit ndërruan jetë në atë incident. Ata ishin të vdekurit e vetëm të NATOs gjatë luftës, sipas deklaratave zyrtare të NATOs.
Pati disa të vdekur pas luftës, kryesisht për shkak të minave të tokës. Gjatë luftës, aleanca raportoi humbjen e patë të një avioni stealth (i padukshëm nga radari) i USAF (një F-117 Nighthawk), i vetmi rast ku një avion i tillë është rrëzuar në luftime.
Më tej një avion luftarak F-16 u rrëzua afër qyteti të Šabact dhe 32 UAV (mjeta ajërore pa pilot) nga vende të ndryshme u rrëzuan.
Mbetjet e UAV-ve të rrëzuara jepeshin në televizionet e Serbisë gjatë luftës. Disa burime amerikane tregojnë për një tjetër F-117A të dëmtuar rëndë, dhe megjithëse u kthye vetë në bazë, ai avion nuk fluturoi më.
Avionë A-10 Thunderbolt u raportuan si humbje, me dy të rrëzuar
dhe dy të tjerë të dëmtuar.
Tre ushtarë amerikan në një Humvee në një patrullë rutinë u kapën nga Forcat Speciale Jugosllave në kufirin me Maqedoninë.
Mbetjet e një avioni luftarak jugosllav MiG-29 të rrëzuar në 27 mars 1999, jashtë qyteti të Ugljevik, Bosnje dhe Hercegovinë
NATO nuk lëshoi asnjë deklaratë mbi humbjet në njerëz nga ana e serbëve. Sipas autoriteteve jugosllave 462 ushtarë u vranë dhe 299 u plagosën nga sulmet ajërore të NATO. Emrat e të vrarëve jugollavë u shënuan në një "libër kujtimi".
Përsa i përket pajisjeve ushtarake, NATO shkatërroi rreth 50 avionë jugosllavë duke përfshirë 6 MiG-29 të shkatërruara në luftime ajër-ajër. Disa G-4 Super Galeb u shkatërruan që në strehën e tyre nën bunker pas një zjarri të shkaktuar nga një bombë anti-bunker.
Në fund të luftës, NATO zyrtarisht raportoi se ka shkatërruar 93 tanke jugosllave. Jugosllavia pranonte vetëm 3 tanke të shkatërruar. Shifrat më vonë u verifikuan nga inspektorët Europianë kur Jugosllavia iu bashkua marrëveshjes së Dejtonit, duke llogaritur numrin e tankeve atëherë dhe gjatë inspektimit në 1995.
NATO raportoi se Ushtria Jugosllave humbi 93 tanke (M-84 dhe T-55), 132 APC (transportues personeli të blinduar ose Autoblinda), dhe 52 copë artilerie.[169] Shumë burime i kundërshtonin këto shifra duke thënë se një pjesë e tankeve ishin karrema prej kartoni ose tanke të luftës së dytë botërore të përdorur si shënjestra. Vetëm mbrojtja kundër-ajërore nuk u prek për të mos u rrezikuar pasi avionët e NATOs shpesh sulmonin në lartësi të sigurta prej 5,000 m.
Gjithësesi, humbjet më të rënda për Ushtrinë Jugosllave ishte infrastruktura e dëmtuar dhe e shkatërruar. Pothuaj të gjitha bazat ajërore ushtarake dhe pistat ajërore (Batajnicë, Ladevci, Aeroporti Sllatina, Golubovci dhe Aeroporti i Gjakovës) dhe shumë ndërtesa ushtarake dhe komplekse të shkatërruara dhe të dëmtuara rëndë. Përveç këtyre edhe industria e mbrojtjes u dëmtua rëndë (Utva, fabrika Zastava Arms, qëndra riparuese e forcave ajërore Moma Stanojlović, qëndrat riparuese në Čačak dhe Kragujevac). Moreover, në përpjekje për të dobësuar Ushtrinë Jugosllave, NATO shënjestroi edhe disa komplekse të rëndësishme civile (rafineria e naftës në Pančevo,rafineria e naftës në Novi Sad, ura, hekurudha, etj.)
Humbjet e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës ishin të vështirë për tu llogaritur. Sipas shumë raporteve rreth 1,000 të vrarë në rradhët e UÇK-së.
Vështirësitë rriteshin në llogaritjen e shifrave të sakta. Gjërat komplikoheshin pasi ishte e vështirë të përcaktohej se cili ishte anëtar i UÇK dhe kush jo pasi e gjithë popullsia shqiptare e mbështeste luftën e tyre dhe shumë bashkoheshin edhe pa pasur një uniformë ushtarake të përshtatshme.
Për shembull, jugosllavët konsideronin çdo shqiptar të armatosur si anëtar të UÇK, pavarësish se mund të ishte një punonjës i armatosur me leje.
Edhe për shkak të diferencës së madhe në armatim dhe numër me jugosllvët, UÇK detyrohej të bënte luftë guerrilase dhe në zona informale dhe shpesh luftëtarë mund të jenë vrarë por nuk janë raportuar pasi nuk kishin mjete identifikimi.
Brenda tre javësh, mbi 500,000 shqiptarë u kthyen në shtëpi. Nga nëntori 1999, sipas UNHCR, 848,100 nga 1,108,913 refugjatë u kthyen.
Sipas censusit jugosllav të 1991 kishte rreth 194,190 serbë dhe 45,745 romë në Kosovë.
Sipas Human Rights Watch, 200,000 serbë dhe mijëra romë ikën nga Kosova gjatë dhe pas lufte.
Sipas disa shifrave të tjera nga Kosova ikën 164,000 serbë por pas rikthimit të qetësisë nga KFOR një pjesë u kthyen.
Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç, bashkë me Milan Milutinović, Nikola Šainović, Dragoljub Ojdanić dhe Vlajko Stojiljković u akuzuan nga ICTY për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe "persekutim për shkaqe politike, rraciale dhe fetare".
Në 2001, Presidenti Vojsllav Koshtunica "luftoi me dhëmbë e me thonj" kundër përpjekjeve për të vënë Milloshviçin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës.
Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura Nebojša Pavković, ish-komandantin e truave të ushtrisë Vladimir Lazarević, ish oficerin e policisë Vlastimir Đorđević, dhe Sreten Lukić.
Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës. Më vonë, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë e OKB-së (ICTY) zbuloi ligjërisht se Serbia "përdor(i) dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën ... Kjo fushatë u drejtua nga Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me dëshirë të xhamive.".
ICTY po ashtu niveloi akuzat duke akuzuar anëtarët e UÇK-së Fatmir Limaj, Haradin Bala, Isak Musliu, dhe Agim Murtezi për krime kundër njerëzimit. Ata u arrestuan më 17 dhe 18 shkurt 2003.
Akuzat Agim Murtezit u rrëzuan menjëherë për shkaë të një ngatërrese në identitet, ndërkohë që Fatmir Limaj u lirua nga të gjitha akuzat në 30 nëntor 2005 dhe u la i lirë. Akuzat ishin në lidhje me kampin e burgut të drejtuar nga të akuzuarit në Llapushnik nga maji deri në korrik të 1998.
Në 2008, Carla Del Ponte publikoi një libër ku aludonte se, në fund të luftës në 1999, shqiptarët e Kosovës trafikonin organe të serbëve nga një fshat në Shqipëri.
ICTY dhe Gjykata Serbe e Krimeve të Luftës po hetojnë mbi historitë e shkruara në një libër artistik, por ende asnjë provë nuk ka dalë në dritë.
Në mars 2005, një gjykatë e OKB-së akuzoi Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për krime kundra serbëve. Në 8 mars, ai dha dorëheqjen me dëshirën e tij për tju përgjigjur akuzave në gjykatë. Haradinaj, një shqiptar etnik, ishte komandant i cili drejtoi njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u votua Kryeministër në zgjedhjet parlamentare në dhjetor 2004. Haradinaj u lirua nga të gjitha akuzat bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët të UÇK Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj. Zyra e prokurorit e apeloi çështjen por përsëri të tre u liruan nga akuzat .
Qeveria jugosllave dhe disa grupe presioni ndërkombëtare (si Amnesty International) thoshin se NATO kishte kryer krime lufte gjatë konfliktit, ku veçohej bombardimi i selisë së televizionit serb në Beograd në 23 prill 1999, ku u vranë 16 njerëz dhe u plagosën 16 të tjerë. Sian Jones nga Amnesty tha se, "Bombardimi i selisë së televizionit shtetëror serb ishte një sulm i qëllimshëm ndaj një objekti civil ndaj dhe konsiderohet si krim lufte".
Gjithësesi, në një raport të mëvonshëm të ICTY me titull Raporti përfundimtar për Prokurorinë nga Komiteti i Ngritur për të Rishikuar Fushatën Bombarduese të NATOs ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë ishte i njëjtë me versionin e dhënë nga NATO mbi sulmin, duke shkruar "Sulmi kishte si qëllim shkatërrimin e rrjetit të komunikimit, dhe është ligjërisht e pranueshme" dhe se, "NATO nuk e sulmoi ndërtesën për qëllime propagande por aksidentale pasi qëllimi ishte shkatërrimi i sistemit të komandimit, aparatin që mbante në fuqi Millosheviçin." In regards to civilian casualties, it further stated that though they were, "unfortunately high, they do not appear to be clearly disproportionate."....
Prishtinë,20.03.2019.