Mediat më të rëndësishme botërore kanë përcjellë lajmin e kobshëm se një grua e moshuar 75-vjeçare ka therur për vdekje një djalë 7 vjeç shqiptar në Basel të Zvicrës. “The Guardian” shkruan se djaloshi u godit me thikë teksa po kthehej në shtëpi, shumë pranë shkollës së tij.
Fëmija u sulmua duke ecur vetëm në qytetin veriperëndimor të Bazelit. Mësuesi i djaloshit me origjinë nga Kosova e gjeti të miturit të shtrirë në tokë dhe kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur gjallë, 7-vjeçari nuk mbijetoi dot. Gruaja e moshuar ka pranuar krimin dhe u arrestua. Forcat policore të Baselit tha se hetimet për rastin vazhdojnë.
Si ndodhi ngjarja? Sipas hetuesve, djali po largohej nga shkolla në orën lokale 12:45 minuta në St Galler-Ring. Djali u plagos rëndë nga e moshuara me anë të një thike dhe u shtri në trotuar. Ai u gjet i vdekur nga mësuesi, që pak më vonë kaloi pak më tutje me biçikletë.
Edhe BBC shkruan për ngjarjen e rëndë në Zvicër, ku mbeti i vdekur një djalë 7 vjeç, sikundër edhe media të tjera të rëndësishme globale dhe europiane.
***
“Nëna e djalit nuk e ka ditur rastin si ka ndodhur deri në ora tetë e mbrëmjes, pasi që policia i ka thënë asaj një makinë e ka goditur. Ajo këtë ka kujtuar, sepse nuk e kanë lënë ta shoh djalin e saj”, tregon një i afërt i familjes.
“Ka dalë mjeku e i ka thënë ka vdekur nga hemorragjia, më tepër nuk i kanë dhënë informacione të emës së djalit. Nëna e fëmijës është në gjendje shumë, shumë të keqe“, sipas albinfo.ch nga burime të afërta të familjes.
Thuhet se nëna ka qenë në shtëpi duke pritur djalin për drekë, ndërsa babai në punë.
“Ajo ka pasur fëmijën e vogël më temperaturë në shtëpi dhe nuk ka dalë dot ta pres vogëlushin”.
Nëna e vogëlushit të vrarë ka 7 vite që jeton në Zvicër, kurse babai vogëlushit është rritur në Basel. Vogëlushi ka mbaruar shkollën në ora 12 dhe ka qenë rrugës për në shtëpi për pushimin e drekës.
“Fëmija ka mbaruar shkollën në ora 12, kurse trupi i tij është gjetur rreth orës 12.30 nga mësuesja e tij i shtrirë në tokë me hemorragji të madhe. E ka prerë në fyt”.