2019-03-22

PUSHTETARËT E KORRUPTUAR, PËR TË SHPËRLARË PARATË E TYRE, PO HAPIN DYQANE TË LUKSIT NË KOSOVË, SI QENDRA MASAZHI,SALLONE BUKURIE ETJ.


Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri tregon gjobat për qendrat e mbyllura të masazhit






Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se lokaleve të mbyllura që kanë shërbyer si qendra masazhi u është vendosur gjoba në vlerë prej një mijë euro.

Tahiri, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se në aksionin e ndërmarrë në bashkëpunim me Policinë dhe disa institucione tjera kanë bërë inspektimet e nevojshme secili në lëmine e vet.


“Ne se Inspeksion Komunal kemi përgjegjësinë mbi pëlqimet sanitare që jepen për ato lokale. Mund të them se të gjitha këto lokale janë mbyllur në mungesë të pëlqimeve sanitare”.


Kryeinspektori i Prishtinës ka thënë se pas mbylljes së këtyre lokaleve u është vendosur blomba dhe çdo tentim për largimin e blombave është vepër penale.


“Përveç gjobave në vlerë prej një mijë eurove, në kemi vazhduar me kallëzime penale për ata që kanë prekur bllombat apo shiritat e ndalimit të punimeve”....

Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT

QENDËR MASAZHI APO SHTËPI PUBLIKE 
– ÇFARË PO REKLAMOHET NË PRISHTINË?

Shumë qendra masazhi që funksionojnë në Kosovë jo vetëm që duken sikur shtëpi publike, por ato edhe janë të lidhura duke u shndërruar shpesh herë në shtëpi publike.

Në reklamimin e tyre mund të kenë qasje të gjithë atë që kyçen në rrjetin social ‘Facebook’. Njëra nga sallonet e masazheve që është në Prishtinë ka sponsorizuar faqen e saj me disa fotografi provokuese, raporton Insajderi.



Qendër masazhi apo shtëpi publike – çfarë po reklamohet në Prishtinë?


Përveç ambientit që ngjason me shtëpinë publike në qendër të vëmendjes janë edhe vajzat që bëjnë masazh me veshje tërheqëse dhe provokuese.



Policia e Kosovës ka arrestuar afro 30 persona që kanë ushtruar prostitucion. Ky numër i të arrestuarve nëpër tërë Kosovën për pesë vitet e fundit arrin deri në 300 të arrestuar, përderisa vendet më të prekura janë shtatë rajonet kryesore të vendit.


“Në pesë (5) vitet e fundit për veprën kundërvajtëse Marrje me Prostitucion janë të arrestuar gjithsej 288 persona të dyshuar të ndarë sipas viteve: 2013-22, 2014-42, 2015-69, 2016-52, 2017-75 dhe tre mujori 2018-28”, kishte deklaruar Policia e Kosovës në deklarimet e saj të më hershme.



Në Polici deklarojnë se një numër i madh i këtyre personave janë arrestuar nëpër “sallone të masazheve”. Derisa, thonë se trajtimi i këtyre rasteve është bërë bazuar në ankesat e qytetarëve.

Vetëm në sallone të masazhit pohojnë se në dy vitet e fundit janë arrestuar 28 persona.

Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT


“Policia e Kosovës është në dijeni dhe ka trajtuar disa raste që gjatë ushtrimit të bisnesit si sallone masazhi, janë kryer edhe veprimtari tjera të dyshuara qofshin ato të prostitucionit, mundësimit në prostitucion apo edhe te trafikimit me njerëz.





Qendra masazhi dhe sallone bukurie anekënd qyteteve të Kosovës të krijojnë përshtypjen se jemi shoqëri e kamur dhe kemi arritur në atë nivel zhvillimi sa t'i kushtojmë rëndësi kujdesit të dukjes sonë apo shprehur në zhargonin urban 'lukut'. 

Pushtetarët e korruptuar, për të shpërlarë paratë e tyre ose për të legjitimuar prejardhjen e pasurisë së tyre, po hapin dyqane të luksit në Kosovë, si qendra masazhi, etj. Këto lloj dyqanesh nuk janë të kontrolluara shumë nga shteti, prandaj paraqesin mundësi të mirë për shpëlarje parash", thotë analisti Ymret Reshiti .

Numri enorm i salloneve të masazheve, që në Kosovën e pasluftës, e veçanërisht këtyre viteve të fundit, po mbijnë në çdo skutë, në çdo lagje, në çdo rrugë, në zonat më të banuara, po dyshohet me të madhe se janë bërë mënyra më e re e pastrimit të parave të mafio-oligarkëve kosovarë. 
Rezultate imazhesh për mbyllen mbi 20 sallone masazhi ne Kosove
Analistët pyesin se si ka mundësi që lejohen nga autoritetet lokale dhe qendrore këto qendra masazhi, që po dyshohet se hapur po prostituojnë dhe po bëjnë shpëlarje parash, dhe po flitet me të madhe se pas tyre po qëndrojnë pushtetarët e inkriminuar .
Rezultate imazhesh për mbyllen mbi 20 sallone masazhi ne Kosove
 Përmes pyetjeve të dërguara në adresën elektronike, gazetari ka provuar që të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës, se çfarë kanë bërë ata për të identifikuar sallonet e masazheve, që dyshohet se është bërë një mënyrë më e re e pastrimit të parave te mafio-oligarkëve kosovarë.
Rezultate imazhesh për mbyllen mbi 20 sallone masazhi ne Kosove
 Gazetari është interesuar të mësojë se si ka mundësi që PK-ja dhe autoritetet lokale dhe qendrore po lejojnë këto qendra masazhi, që me të drejtë po dyshohet se ato hapur prostituojnë dhe po bëjnë shpëlarje parash, mirëpo me gjithë pyetjet e dërguara në adresën elektronike të PK-së, gazeta nuk ka marrë përgjigje. 

Rezultate imazhesh për mbyllen mbi 20 sallone masazhi ne Kosove


Gazetari nuk ka marrë përgjigje as nga ATK-ja, e pyetur se çfarë kanë bërë ata për të identifikuar sallonet e masazheve.

Mafio- politikanët, të paprekshëm nga ligji


Analisti Arsim Haziri,  tha se politika në Kosovë, konkretisht udhëheqësit e saj, nuk kanë kursyer asnjë mjet për pasurim enorm dhe kjo është shprehur në mënyra të ndryshme. 

"Për ta parë pandërgjegjshmërinë si veti të imoralizmit janë bizneset e pista, të cilat për qëllime materiale zhvillojnë veprimtarinë e tyre", u shpreh ai.


Rezultate imazhesh për mbyllen mbi 20 sallone masazhi ne Kosove

PASTRIMI I PARAVE, NË PARTNERITET ME SHTETIN


Këta nuk e luftojnë krimin e organizuar dhe as korrupsionin, sepse këta janë në krye, lart, në majë të kastës kriminalo-korruptive. Sepse, të gjithë i kanë të larguar nga Kosova kontot e tyre, duke filluar që nga kompanitë e sigurimeve deri tek ata liderët më të lartë politikë apo hajnat ordinerë dhe plaçkitësit e shtetit.

 Një pastrim parash bëhet në koordinimin me të gjitha institucionet për sundimin e ligjit dhe të ATK-së,që bashkëpunojnë ngushtë njëra me tjetrën me oligarkët e mafisë kosovare", u shpreh Ali Hertica .

Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT


"Një fjalë e urtë thotë "kallxom çka don, të tregoj kush je", kjo maksimë tregon shumë për stabilitetin aktual, gjendje e paperspektive , gjendje që po mundëson zhvillimin dhe intensifikimin e dukurive negative", vlerë- soi Haziri. 

Imazh i ngjashëm
Sipas tij, për realitetin e pandërgjegjshëm barra bie mbi ata që kanë përgjegjësi publike, por ata nuk po e bëjnë shtetndërtimin si obligim kushtetues, ato në masë të madhe po e neglizhojnë bërjen e sferës publike. 

Imazh i ngjashëm

Ndërsa eksperti i fushës së Integrimeve e Evropiane Ali Hertica, 
tha se duke analizuar dhe duke vlerësuar një sistem akoma të brishtë të drejtë- sisë në Kosovë, të ndikuar nga politika në pushtet, nuk mund të presim dhe as që mund të flasim se do të kemi sundim të ligjit dhe pavarësi të Gjyqësorit, sepse i tërë sistemi është i kapur nga oligarkët dhe mafia politike, sepse këtu mungon llogaridhë- nia e mirëfilltë dhe ndëshkueshmëria brenda tij dhe e vetmja llogaridhënie që kanë dhe ekziston është vetëm ndaj mafisë politike, mafisë ekonomike dhe grupeve të caktuara të interesave kriminale.



Rezultate imazhesh për mbyllen mbi 20 sallone masazhi ne Kosove
 "Mafia kriminale është e fuqishme, saqë asnjëri nga 'të plotfuqishmit' e nivelit të lartë të politikës nuk ka gjasa të arrestohen e të gjykohen dhe të japin llogari para drejtësisë. 

Nëse duam që të kemi shtet ligjor, duhet bërë që të ketë vërtet llogaridhënie në përputhje me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e vendit, në mënyrë që të ndëshkohen dhe të penalizohen, madje edhe të përjashtohen të gjithë ata gjyqtarë, prokurorë apo policë që u japin llogari politikës së inkriminuar dhe mafio-oligarkëve, e jo ligjit e Kushtetutës", vlerësoi Hertica .

Imazh i ngjashëm
PUSHTETARËT E KORRUPTUAR, PËR TË SHPËRLARË PARATË E TYRE, PO HAPIN DYQANE TË LUKSIT NË KOSOVË, SI QENDRA MASAZHI,SALLONE BUKURIE ETJ.

Njohësi i rrethanave politike Ymret Reshiti,  thotë se shpëlarja e parave të pista të mafio-oligarkëve të Kosovës është mjaft e shpërfaqur në Kosovë, sidomos me dyqane që për standarde të Kosovës paraqesin luks. 

"Këto qendra masazhi dhe sallone bukurie anekënd qyteteve të Kosovës të krijojnë përshtypjen se jemi shoqëri e kamur dhe kemi arritur në atë nivel zhvillimi sa t'i kushtojmë rëndësi kujdesit të dukjes sonë apo shprehur në zhargonin urban 'lukut'", u shpreh ai. "Pushtetarët e korruptuar, për të shpërlarë paratë e tyre ose për të legjitimuar prejardhjen e pasurisë së tyre, po hapin dyqane të luksit në Kosovë, si qendra masazhi,sallone bukurie etj. 

Imazh i ngjashëm


Këto lloj dyqanesh nuk janë të kontrolluara shumë nga shteti, prandaj paraqesin mundësi të mirë për shpërlaje parash", vijoi më tej Reshiti. "Nëse shikon që mbi 50 për qind e popullit është i varfër dhe mbi 20 për qind kanë problemin e sigurimit të bukës së përditshme, hapja e qendrave të masazheve është skandaloze",
potencoi ai dhe shtoi: "Ndarja e popullit në shtresën e pasur dhe të varfër dita- ditës po thellohet pikërisht nga mafia e politikës, të cilët janë bërë milionerë duke keqpërdorur pushtetin dhe buxhetin e shtetit. 
Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT
Duke pasur parasysh se shteti është i kapur nga këta mafiozë pushtetarë, atëherë nuk ka askush që të hetojë tërë këto shpëlarje të parave të pista përmes dyqaneve të luksit", theksoi Ymret Reshiti. 

Qytetarët akuzojnë për prostitucion

Qytetarët thonë se sallonet e masazheve, që po mbijnë në çdo skutë, në çdo lagje, në çdo rrugë,në zonat më të banuara, janë bërë mënyra më e re e pastrimit të parave të pista të grupeve të mafio-oligarkëve kosovarë.

Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT



 Qytetari nga Prishtina Shemsi Muçiqi,  thotë se nuk ka asnjë dyshim se shumica e salloneve të masazhit, që janë hapur në Kosovën e pasluftës, po shërbejnë për pastrimin e parave të pushtetarëve dhe mafiozëve tanë, ngase ka dyshime të mëdha se ato janë pa leje pune dhe në opinion me të madhe po flitet se ato janë bërë edhe qendra prostitucioni.

 "Shumica e këtyre salloneve të masazheve janë në pronësi të pushtetarëve tanë, ndaj edhe ATK-ja nuk po ka guxim që të kontrollojnë këto qendra të masazhit. Prandaj, sikur të kishte pushtet të mirëfilltë, si kudo në botë që veprohet, këto sallone të masazhit, këtu duhet mbyllur urgjentisht, por nuk po ka se kush t'i mbyllë, sepse ato biznese janë të pushtetarëve që i kanë hapur në emër të të afërmve të tyre", vlerësoi ai. Sipas tij, kjo është arsyeja pse ATK-ja dhe inspektorati nuk po kanë guxim që t'i mbyllin ato.



****
Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT


Punëtoret në qendrat e masazheve në Kosovë, përveç punës së tyre për të bërë masazh, po përfundojnë duke kryer punë shtesë.

Këtë e ka rrëfyer Besa, (nuk është emri i saj i vërtetë për shkak të ruajtjes së privatësisë) se si e kishte filluar punën në njërën nga qendrat e masazhit në Prishtinë.

Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT
Aty kishte punuar më pak se 3 muaj, por ajo që kishte parë aty dhe kishte përjetuar ishte e mjaftueshme që ajo mos të dojë kurr të kthehej në atë jetë.

“Nuk ka qenë punë që vet e kom dëshiru me e bo, por prej fjalëve të shoqëve që kan punu me kanë thënë se 500 euro është pagesa mujore që bëhet, plus me përqindje ditore se sa punon”, rrëfen ajo.

Ajo thotë se i kishin shpjeguar se si “…nuk ke me punu shumë, me u marrë vetëm me klienta”. Besa as shkollën nuk e kishite të kryer, njësoj si edhe kolegët e saj.

Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT


“Kanë punuar veq pse kanë pasur nevojë për pare… njëra ka qenë 17 vjeçe edhe njëra që ka punu dy vjet aty ka qenë 18 vjece. Tjetra i ka pas 16 vjet, edhe e kamë pas edhe një shoqe timen aty, ajo ka qenë 14 vjece”.

Ajo tregon se pronari ju kishte vënë kushte të punës, që ato të fromonin një përqindje ditore të parave, të cilat do i merrnin vetë vajzat.
Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT
“Aty ka pas disa rregulla që është dashtë me i përfillë edhe vet na masazherkat, por cka se kemi pas të lejuar, ka qenë me pas marrëdhënie me klientat, por vetëm gjëra intime për me mujtë me e nxjerrë edhe një pagesë ditore… varet sa ju ka kërkuar masazherja për me e kry atë punë… 25 euro”, tregon Besa.

Një orë për të bërë masazh kishte kushtuar 30 euro. Ndërsa numri i klientëve që e frekuentonin një qendër të tillë ishte i madh.

Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT


“Brenda 2 ore kanë qenë 10-15 klienta, dhe me bo gjera intime ato me klienta të vetë. Secila e ka pasur klientin e vet”.

Sipas Besës, një marrëveshje e tillë është bërë në mes masazhereve dhe klientave, ndërsa ato e kishin obligative që veshja e tyre të ishte sa më provokuese.

“Aty thojshin si bakshisht i tyre, ajo ka qenë përqindja ditore që kanë marrë”. Besa thotë se marrëdhëniet e tilla, ato vajza i kryenin me vetëdëshirë.

Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT
“Çdo femër e re sot lakmon pas parasë, nganë mas parës, dhe kur e kanë kuptu se asaj një klientë po ja ofronë një shumë të tillë… asaj kumedit se cka i doket. 30 euro, 40-50 deri në 120 euro i kanë marrë brenda ditës prej klientave”.

Sipas saj, shumica prej atyre vajzave, pas orarit të punës kanë vazhduar me klientë të tyre edhe hotele.

Imazh i ngjashëm


Ajo thotë se shefi i tyre i kishte paralajmëruar që të kenë kujdes me klienta, se në mesine tyre mund të ketë edhe polic.

“Nëse dikush i ka thënë se është hera e tretë ose e katërt që po vjen atëherë u kanë klient I rregullt nuk ka qenë diçka i dyshuar, por nëse dikush ka qenë veq hera e parë që ka qenë në atë masazh për me bo masazhë, atëher është dyshuar se është ndonjë polic civil”.

Por, atë çka klientët nuk e dinin që i priste në këto qendra masazhi, ishte inçizimi nga kamerate fshehura që ishin aty.

Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT
Viktimë e këtyre qendrave, mund të jenë edhe vetë klientet, të cilët, sipas rrëfimit të viktimës, monitorohen nga kamerat. Ata mund të jenë viktimë e shantazheve dhe kërcënimeve të ndryshme, si pasojë e atyre incizimeve që posedojnë disa pronarë.

Në disa nga masazhat klientët incizohen nga kamerat qoftë duke hyrë në to, e në disa prej tyre edhe duke kryer atë për të cilën kanë shkuar aty. Ajo nuk e din nëse ato pamje janë fshirë ose jo.

Imazh i ngjashëm


“Ka pas edhe kamera nepër dhoma, (a e kanë ditë klientat?), Jo sepse kanë qenë kamera të mshefta, nuk kanë qenë të deftume . Na masazheret e kemi ditë që ka pas, mirëpo nuk kanë qenë kamera që dëftohen që shihen por kanë qenë kamera krejt të vogla që nuk janë pa, ata(klientat) nuk e kanë ditë, mirëpo përmes atyre kamerave të vogla të recepcioni janë pa dëshmitë se cka po bojnë klintat edhe vazjat mrena. Edhe tek dhomat edhe tek recepcioni ka pas kamera”.
Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT
Ky ishte vetëm rrëfimi i njërës nga vajzat e cila ka punuar në njërën nga këto qendra.

Joshja për para, mos stabiliteti familjarë dhe financiarë, një vend i cili shumë pak mirret me çeshtjet e edukimit social, të gjitha këto janë pasojë e një gjendje të tillë.

Secila nga vajzat e mitura është viktimë e mashtrimit.

Sipas Policisë së Kosovës, rritja e këtyre qendrave të masazhave, ka ndodhur në vitet e fundit. Sipas Riza Muratit, shef në sektorin e Luftimit të Trafikimit me Njërëz në kuadër të Policisë së Kosovës, janë identifikuar rreth 80 sallone të masazhës në tërë Kosovën.

Sipas tij nga shtatëdhjet lokale masazhi që janë kontrolluar, në dyzet prej tyre janë gjetur parregullësi.
Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT
“Fatkeqësishtë është gjetë që është kryer edhe vepra penale qoftë mundësim I trafikimit me njerëz, ku e kemi një rast të tillë në këtë vit, por edhe vepra të tjera qoftë mundësim I prostitucionit. Moshat janë shumica mosha të reja, 18 deri në 21 vjecare është ajo mesatarja, por kemi pasur edhe rastin kur në mesin e viktimave kanë qenë edhe dy viktima të mitura 14 dhe 16 vjecare”, tha Riza Murati për emisionin “UDHËVE”.

Për Drejtorin e Shërbimeve Sociale në Komunë të Prishtinës, Vebi Mujku, forma të cilën po e përdorin pronarët e këtyre qendrave është joshja me para.

Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT


“Ne në qoftë se nuk punojmë në ngritjen e vetëdijës dhe të qytetarëve nuk kemi me arritë që të bëjmë një zgjidhje permamente për këto raste… një shumë që e permendet edhe ju 500 euro në muaj ose 100 euro në ditë është një shumë që nuk e realizon as një shërbyes civil dhe as një puëtor në Kosovë, prandaj këta e kanë gjetur rrugën më të lehtë se sit ë vinë tek paraja e madhe”, thotë Mujku.
Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT
Për ta hapur një biznes të tillë, pronarët e këtyre masazhave nuk e kanë aspak problem. Ata marin licencën në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, pa pasur as një kriter të vendosur.

Këto masazhe për veprimtarinë që ushtrojnë, nuk i monitoron askush në aspektin profesional. Ata janë lënë të lirë nga shteti që të veprojnë pa asnjë pengesë.

“Kriteret i përcakton institucioni i cili edhe e jep lejen, unë kosideroj që duhet të jenë disa kritere si bizneset tjera që kanë disa kritere për me I hapë këto sallone të masazhit duke e pasur edhe parasysh që tani cka po gjndet aty mendoj se është e mjaftueshme vetëm një rast”, thotë Riza Murati.

Kurse sipas zëvendës drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, Hamdi Hoxha, specifikimi I pikave të një biznesi është më I lehtë edhe për institucionet.

“Ka raste që faktikishtë në dokumetet e regjistrimit të biznesit figuron si ndërmarrje tregtare por realishtë ajo merret edhe me shërbime të tjera të cilat nuk i ka të specifikara në dokumentet e regjisrimit të biznesit, kemi hasë në disa nga to të cilat në realitet nuk përkonë veprimtaria e tyre me dokumentet e regjistrimit të biznesit”, thotë Hoxha.
Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT
Ndërsa inspektorati i punës, as nuk është në dijeni se kush duhet ti mbikqyrë këto biznese.

“Unë këtë nuk e di se cili institucion është kompetentë për dhënien e liqencës së punës, … unë nuk e di, unë nuk muj me e përkufizu dhe unë personalisht nuk kam dal në teren dhe dhe me e pa se cka bojnë ata …unë nuk e di përkufizimine punës së tyre, sepse nuk është fushë e inspektoratit të punës”, tha Basri Ibrahimi, Kryeinspektor Inspektoratit të Punës.

Për inspektoratin e Punës, problematike nuk është as mosha e punëtorëve, ata madje pranojnë se asnjëherë nuk kanë marrë iniciativë për mbylljen e këtyre qendrave, ose marrjen e lejeve të punës, deri në thirrjen që Policia e Kosovë ka bërë për mbylljen e tyre.

Ndrësa një biznes të tillë nuk e mbikqyrë as Inspektorati Shëndetëorë. Puëntorët në këto biznese, janë lënë të lira të punojnë pa as një përgatitje profesonale.

Gjithashtu, mos vërja e as një kriteri të punës ose shkolli adekuat, ua ka mundësuar edhe pronarëve të këtyre masazhave që të keqpërdorin këtë biznes.

Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT
“Qendrat e masazhave nuk janë të parapara për mbikqyrje me këto udhëzime administrative, qe do të thotë nuk është i paraparë as profili I punonjësve as shkollimi I të punësuarve aty, as paisjet …nuk ka udhëzim administrativë që e rregullon këtë gjë, megjithatë është përshtypja se ka nevoj të rregullohet kjo gjë sepse duhet të dihet se cfarë procedurash kryehn aty edhe cfarë njerëz punojnë aty deh cfar trajnimesh duhet përfunduar, për të kryer këtë shërbim”, tha Ardita Barkaku, kryeisnpektore në Inspektoratin Shëndetësorë.

Sipas inspektoratit të punës, këto biznese duhet të inspektohen. Ibrahimi thotë se këto janë biznese të cilat operojnë në buzë të një paligjshmërie të biznesit të tyre, ku edhe Policia e Kosovës i ka identifiku këto si biznese të cilat duhet me e pas një kontrollë më të shtuar.
Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT
“Ne nuk jemi professional ose competent me e vlerësu llojin e këtij biznesi, sepse në bazë të ligjit të punës ne e vlerësojmë se lejohet punë të punohet prej moshës 15 vjecare, të lidhet kontratë me të dhe me personat prej moshës 15 vjecare, aspektet e tjera të regjistrimit dhe përcaktimit ose përkufizimit të fushës së veprimit unë nuk e di se kush është kompetentë, nodoshta Ministria e Shëndetësisë , unë nuk e di se kush përcaktonë kriteret e regjistrimit të një biznesi të tillë, dhe cfar kushtesh duhet të përgatiten, unë nuk e di se kush”, tha Ibrahimi.

Për Vehbi Mujkun, shqetësuese është mosha e vajzave që punojnë në disa qendra masazhi. Ai thotë se Ligji I Punës e lejon një punë të lehtë në rrethin familjarë në atë moshë, por jo edhe në qendra të masazhave.
Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT
“Secili i ikë përgjegjësisë së vet, ne e dimi se edhe me ligjine punës lejohet një punë e lehtë prej moshës 15 vjecare nën përkujdesin e familjës, ose organit të kujdestarisë , mirëpo kjo nuk mund të konsiderohet një punë e lehtë pasi që kemi të bëjmë me një punë të masazhë”.

Emisioni Udhëve ka provuar që të intervistojë edhe drejtorin e Agjencisë së Regjistrimti të Bizneseve, në lidhje me kriteret për regjistrimine këtyre bizneseve, por ata nuk kanë pranuar që të flasin.

Sipas profesionistëve të fushës së masazhave ose të njohur si fizoterapeut, Qeveria e vendit duhet të merret me këtë çështje.

“Përderisa nuk ka kritere si veprimtari në Ministrinë e Shëndetësisë ato nuk kishin kuxu me ju leju fare të punojnë, sepse dikush duhet të meret me to, dikush duhet ti menaxhoj ato, dikush duhet ti mbikqyrë… Shoqëria jonë në përgjithësi, shteti jonë, ministritë tona duhet ti mbikqyrin dhe të mos lejojnë gjëra të tilla’, tha Ahmet Blakaj, fiziater.
Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT
Edhe pse në fillim të këtij viti u mbyllen disa nga qendrat e masazhave në vend, ende shumë prej tyre e ushtrojnë këtë veprimtari duke qenë prezente në rruget më të frekuentuara të qyteteve të Kosovës. Si dhe, duke shfrytëzuar hapësirën pa përkujdesje dhe vënjë të kritereve të punës nga ana Institucionale.


Rezultate imazhesh për QENDRAT E MASAZHIT

Në njoftimet e tyre në rrjetet sociale, disa prej tyre bëjnë thirrje për klientë, duke prezantuar në forma provokuese edhe vajzat të cilat do kryejnë shërbimin e masazhave.

Përgatiti :  Flori Bruqi

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...