Facebook ka thënë se transmetim i drejtpërdrejtë i sulmeve në Zelandën e Re, gjatë javës së kaluar është parë më pak se 4000 herë. Të premten, një person i armatosur transmetoi për 17 minuta një sulm mbi dy xhami ku u vranë 50 persona.
Mediat sociale kanë luftuar për të ndaluar përhapjen e kopjeve të videos. Gjithashtu disa liderë botërorë u kanë bërë thirrje kompanive të mediave sociale që të marrin më shumë përgjegjësi për materialin ekstremist të postuar në të.
Facebook tha se raporti i parë i përdoruesit në videon origjinale erdhi në 12 minuta pas transmetimit të drejtpërdrejtë. Një përdorues tjetër me më shumë shikueshmëri kishte postuar një kopje të videos gjë kjo që bëri shpërndarjen me shpejtësi në profile tjera në mbarë botën.
Facebook më herët tha se fshiu më shumë se 1.5 milion kopje të videos në ditën e parë pas incidentit, ku rreth 1.2 milion prej këtyre kopjeve u bllokuan në momentin e ngarkimit.
“Qëllimi ishte të pajtoheshin për veprimet e ndodhura dhe për të siguruar mbrojtje nga dhuna terroriste”, – u shpreh kryeministri i Australisë, Morrison.
Ai shtoi se “është e domosdoshme që të punojmë së bashku për të siguruar që firmat e teknologjisë të përmbushin detyrimin e tyre moral në mbrojtjen e komunitetit të cilit i shërbejnë dhe ku ata përfitojnë”.
Jacinda Ardern gjithashtu tha të martën se mediat sociale duhet të bëjnë më shumë për të luftuar terrorin.
Kryemnistrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka bërë një premtim se kurrë nuk do të përmendë emrin e autorit të sulmit ku u vranë 50 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.Mediat sociale kanë luftuar për të ndaluar përhapjen e kopjeve të videos. Gjithashtu disa liderë botërorë u kanë bërë thirrje kompanive të mediave sociale që të marrin më shumë përgjegjësi për materialin ekstremist të postuar në të.
Facebook tha se raporti i parë i përdoruesit në videon origjinale erdhi në 12 minuta pas transmetimit të drejtpërdrejtë. Një përdorues tjetër me më shumë shikueshmëri kishte postuar një kopje të videos gjë kjo që bëri shpërndarjen me shpejtësi në profile tjera në mbarë botën.
Facebook më herët tha se fshiu më shumë se 1.5 milion kopje të videos në ditën e parë pas incidentit, ku rreth 1.2 milion prej këtyre kopjeve u bllokuan në momentin e ngarkimit.
“Qëllimi ishte të pajtoheshin për veprimet e ndodhura dhe për të siguruar mbrojtje nga dhuna terroriste”, – u shpreh kryeministri i Australisë, Morrison.
Ai shtoi se “është e domosdoshme që të punojmë së bashku për të siguruar që firmat e teknologjisë të përmbushin detyrimin e tyre moral në mbrojtjen e komunitetit të cilit i shërbejnë dhe ku ata përfitojnë”.
Jacinda Ardern gjithashtu tha të martën se mediat sociale duhet të bëjnë më shumë për të luftuar terrorin.
“Ai e bëri krimin dhe gjëja që kërkonte më shumë është fama. Prandaj unë kurrë nuk do ta përmend emrin e tij”, – ky ishte betimi i kryeministres Jacinda Ardern.
Të shtënat e së premtes së kaluar në dy xhami të qytetit Christchurch në Zelandën e re, lanë viktima 50 persona, ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën rëndë.
Australiani Brenton Tarant 28-vjeç ishte autori i masakrës në Zelandën e Re i cili publikoiedhe live në Facebook pamjet teksa qëllonte me armë njerëzit brenda në xhami.
Kryeministrja Ardern shtoi më ta: “Ju lutem, përmendni emrat e atyre që humbën jetën, në vend që të përmendni emrin e njeriut që i mori jetën atyre. Ai është terrorist. Ai është ekstremist. Por kur unë të flas për të, kurrë nuk do t’i përmend emrin”