2019-03-10

Populli nuk pret të ik Rama, dhe të vij Monika!


Kreshnik-Spahiu-në-konferencë.jpg
Nga Kreshnik Spahiu


“O ethet e luftës për karrige, njërit si iket dhe tjetrit s’i pritet”.

Një muaj pas krizës politike mund të themi me bindje se kjo nuk është një krizë për Shqipërinë por një krizë për “parinë e fshatit”.

3 individ po shqyejnë njëri-tjetrin dhe nuk kanë asnjē alternativ tjetër pasi kanë prishur pazaret e 17 Majit.

Opozita thotë të ik Rama dhe të vij Monika & Basha.


Pozita thotë jo do rrijë Rama sepse “Juventusin vetëm Ronaldo e nxjerr kampion”.


E futur në një labirinth duket qartë që dy faktorët politik s’kanë vullnet as për dialog dhe as për marrveshje.


Në këto kushte ka një zgjidhje që të fitojë Shqipëria dhe jo partia:


1- Rama një ditë do të largohet dhe kjo është çështje kohe. Por rrugët për tu larguar janë vetëm tre:


– me luftë


– me votë


– me dorëheqje mbi një marrveshje…


2- Dy pikat e para bien sepse lufta në mes Europës nuk lejohet nga një vend antar i Natos dhe me votë Luli nuk e mund dot Ramëm as për 30 vjet (kjo sipas deklaratave të Sali Berishës)


Opozita e provoi me votë madje edhe duke dejtuar shtetin qoftë në 2013, 2015, 2017.


Dy vjet më parë opozita drejtoi policinë dhe drejtësinë në bashkqeverisje madje edhe Komisionet e zgjedhjeve.


3 numuruesit e saj nga LSI, PD dhe PR në 5000 qendra votimi firmosën humbjet historike në tre dekada pluralizëm.


3- Zgjidhja e krizës mund të vijë vetëm nga një dorëheqje e Edi Ramës me marrveshje mes pozitës dhe opozitës.


Kërkesa e opoztës është të ik Rama nga kryeministër ndonse është votuar nga populli.


Kjo kërkesë argumentohet sepse largimi Ramës është garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.


4- Cfarë është e gatshme opozita të jap në këmbim të kësaj marrveshje?


Asgjë…

Jo jo kështu jo Edi Rama por askush nuk do largohej sepse kësaj nuk i thonë as marrveshje dhe as zgjidhje krize.

Shqipëria s’ka nevojë për ndërrim pushteti në tavolinë por për zgjedhje të lira.


5- Basha dhe Monika nuk janë garant të zgjedhjeve të lira pasi ashtu si Rama ata kanë kryer krimin e vjedhjes votave në 2009, 2011, 2013, 2017 etj.


Mos harrojmë që votat e Lulit për bashkinë e Tiranës u numëruan nga ambasadorët por ai e vodhi mandatin publikisht.




(Kreshnik Spahiu lindi në Tiranë më 21 prill 1969 në një familje arsimtarësh. Përfundoi studimet e larta për drejtësi pranë universitetit të Tiranës në vitin 1991 dhe menjëherë emërohet gjyqtar në Gjykata e Rrethit të Tiranës, ku një vit më vonë merr rolin e nënkryetarit të gjykatës. Prej vitit 1993 për 4 vjet me radhë, Spahiu punoi në universitetin e Tiranës si lektor i proçedurës penale.


Në vitin 1996, ai zgjidhet sekretar i KQZ-së. Më pas punon si drejtor i studios ligjore "Legibus" dhe drejtues i grupit të ekspertëve ligjorë në klinikën ligjore për të miturit. Në vitin 2000 ai zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në vitin 2004 zgjidhet kryetar i bordit të koalicionit shqiptar kundër korrupsionit.

Spahiu punoi si drejtor ekzekutiv i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve (ZMQ) për 5 vjet, që prej vitit 2001. Më pas ai zgjidhet drejtor i Transparency International Albania, post prej të cilit dorëhiqet në vitin 2007.

Që më 19 korrik 2007, ku Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, deri më 10 shkurt 2012 ishte nënkryetar i KLD-së. Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen nga posti i tij më 10 shkurt 2012. Më 17 janar 2012 u ngrit një komision hetimor për të hetuar mbi aktivitetin e tij ku ai akuzohej per abuzim detyre. Më 1 mars 2012 komisioni hetimor i paraqiti Parlamentit shqiptar konluzionet e punës, dhe pasi u hodh në votë, u miratua shkarkimi nga detyra e Spahiut.

Në muajin qershor 2012 u mblodh Kuvendi i parë i AK(Aleancës Kuqe Zi)  ku u zgjodhen strukturat e saj dhe kryetari.)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...