2019-03-09

Iliri Shaqitri : Këngët janë si fëmijët!

Nga Flori Bruqi 

Ilir Shaqiri është një ndër këngëtarët më të njohur në Kosovë dhe në Shqipëri. Për 40 dhjetë vjetë   me rradhë, zëri i tij ka kumbuar fuqishëm në skenën shqiptare, duke ngritur peshë zemrat e shqiptarëve dhe duke e çuar në një stad shumë më të lartë këngën shqiptare. 



Rezultate imazhesh për ilir shaqiri ka botuar dy libra



Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LSHK), në vitin 2018 ka  botuar poemën “Adem Jashari”, nga këngëtari dhe poeti Ilir Shaqiri.

Poema “Adem Jashari” e shkrimtarit Ilir Shaqiri  është nga të rrallat (në mos e vetmja gjerë më tani) që trajton temën e heroit nacional të Kosovës në letërsi.

Ka disa vite që kur Ilir Shaqiri i është rikthyer pasionit të tij të hershëm për letërsinë. Deri tash ka botuar dy romane, “Tan Temali” dhe “Lemza e dheut”, ndërkaq ka botuar po ashtu edhe një libër me studime nga fusha folkloristikës dhe estetikës me titull “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë e nënës”.

Rexhep Qosja në parathënie të librit "“Tan Temali”


  ka shkruar se romani i Ilir Shaqirit "Tan Temali" është në roman për ngjarje historike dhe kulturore që kanë shënuar jetën e brezit tonë: jetën e brezit që e krijoi lëvizjen kombëtare e cila, më në fund, solli atë që aq gjatë është ëndërruar prej gjithë brezave shqiptarë: solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


Në kuadër të Festivalit të Këngëve Arbëreshe dhe aktiviteteve të tjera kulturore të komunitetit arbëresh në Kalabri, kohë më parë  u promovua   romani i  Ilir Shaqiri, me titull “Lemza e dheut”.

“Aroma deradiane pushton pjesën më të madhe të romanit, që peshon më tepër nga poezia sesa nga proza, në fakt të një romani poetik, ku shfaqen personazhe dhe klithma nga mitologjia klasike shqiptare, njohuri historike e letrare që Ilir Shaqiri i vendos hijshëm në këtë roman; skena kinematografike të jashtëzakonshme, ngjyra të fuqishme të panelit nga vepra që autori i sjell bindshëm nga e shkuara tek modernia.Ilir Shaqiri i tregon botës, me një kurajë shumë të madhe, udhën e pasosur edhe kur ajo merr flakë para syve tanë, duke i vënë në sfida të çuditshme personazhet, në lëvizje të përhershme, në çdo moment, duke manifestuar fuqi të jashtëzakonshme të udhës që ndjek si autor”, ka shkruar në një shkrim më të gjatë për romanin “Lemza e dheut”, poeti arbëresh, Zef Kakoca.
****

Disa këngë të tij si, "Jam Evropë", "Jam shqiptar", etj, janë bërë hite dhe kushtrim për Kosovën dhe patriotizmin kosovar, duke nxitur urrejtjen ndaj pushtuesit serb.


 Pothuajse në të gjitha këngët e tij, i këndohet atdhetarisë, patriotizmit, mallit për vendlindjen, si dhe dramës së kurbetit, ku mijëra kosovarë, të detyruar për shkak të pushtimit serb, kanë braktisur vendlindjen. 


Ndër këngët që ka më përzemër, është krijimi i parë mbi vargjet e Naim Frashërit, e cila u krijua në një kohë të vështirë për Kosovën.Fjalët e Naimit dhe muzika që krijoi ai mbi këto vargje, hyn thellë në shpirtin e shqiptarëve


Ilir Shaqiri është një ndër këngëtarët më të njohur në Kosovë dhe në Shqipëri. 



Ai ka lindur në Burojë të Drenicës më 6.12.1960. Aty ka mbaruar shkollën fillore, pastaj të mesmen për farmaci, në Prizren.


 Studimet e larta i ka mbaruar në Prizren dhe Prishtinë për Gjuhë-Letërsi. Eshtë magjistruar në Letërsi Shqipe (Estetikë dhe Semiotikë).



Për herë të parë para publikut doli në vitin 1978 në Shtëpinë e kulturës në Prizren. 

Në vitin 1983 në festivalin "Rapsodët Këndojnë" në Drenicë merr çmimin e parë nga juria profesionale. 

Me Shoqërinë Kulturore "Akumulatori" të Mitrovicës në festivalin e Kaçanikut, në vitin 1984, vlerësohet si interpretues i shkëlqyeshëm.
Së bashku me heroin e kombit shqiptar Hamëz Jashari në vitin 1985 kanë formuar Ansamblin folklorik "Drenica", dhe të njëjtin ansambël e kanë udhëhequr deri në vitin 1990. 

Në festivalin "Theranda 85" vlerësohet për interpretim.  Në vitet 1988-1989, mbaroi dy kurse për solokëndim në Tiranë, ndërsa në festivalin "Festarb 1992" në Shkup, festivali i parë ku bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë, ka marr çmimin e parë të publikut.
Morri pjesë në Festivalin e 33-të të Këngës në RTSH (1994) me këngën e Naim Gjoshit, Jam Evropë.

 Në të njëjtin vit morri pjesë në festivalin ndërkombëtar "Folkmoot USA 1994" në Karolinën e Veriut dhe është nderuar me një çmim special. Në vitin 1995 në festivalin "Kënga Shqiptare" në Prishtinë merr dy çmimet e para, atë të jurisë dhe të publikut, ndërsa në vitin 1997 realizoi filmin televiziv "A.D. – Vite të rëndësishme", me regjisorin Isa Qosja.

Gjatë vitit 1998 mbajti 109 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë: Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri. 

Më 6 mars 1999, si anëtar e Trupës Ushtarake Artistike në kuadër të UCK-së, morri pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjatë luftës kundër pushtuesit serb,. 

Ka fituar shumë çmime nëpër festivale dhe konkurse të ndryshme. Ndër çmimet mund të veçojmë, "Çmimin e parë të Jurisë dhe të Publikut", më 1983 në festivalin “Rapsodët këndojnë”, i cili u zhvillua në Drenicë. 

Në vitin 1984 në "Festivalin e Kaçanikut" vlerësohet si, “Zëri më i mirë", në vitin 1985 “Interpretimi më i mirë” në festivalin e Therandës, në vitin 1992 merr "Çmimin e parë të Publikut" në "Fest Arb Shkup", në vitin 1995 "Çmimin e parë dhe të publikut"te “Kënga Shqiptare” në Prishtinë dhe në vitin 2000, merr "Çmimin Special",  në "Festivalin Ndërkombëtar të Brukselit".Etj


 Është martuar në vitin 1984 dhe ka tre djem. Ka pasion të veçantë pikturën dhe mbledhjen e gjërave antike.


Si të duket ecuria e këngës popullore tradicionale kosovare?


Kënga tradicionale në Kosovë, ka një trend të kënaqshëm, posaçërisht këngët e krijuara mbi bulzën e këngës tradicionale shqiptare. 


Tendencat e globalizimit edhe në muzikë, hetohen gjithandej. 


Një gjë të tillë shpejtojnë të bëjnë mediat elektronike, por edhe të shkruara, duke favorizuar vlerat e dyshimta dhe muzikë ballkanike me tekste në gjuhën shqipe, por që më vete nuk përmbajnë asgjë. Këto këngë unë i quaj “këngë për një përdorim”, sepse edhe në radiot dhe televizionet e Kosovës, nuk jetojnë më gjatë se një muaj.


Kënga hyri tek ju si pasion, apo si mision?


Fillimet e mia drejt këngës kanë qenë një pasion, por në kohën e vështirë që po ecte Kosova, ky pasion mu bë mision.


 Me këngët atdhetare që interpretoja, thoja gjithçka që ndjeja për popullin tim. 


Jam shumë i gëzuar, që çdo gjë që ndodhi në Kosovë, deri në çlirimin e saj, e kam shënuar përmes këngës sime. 


Pas çlirimit të Kosovës, i kam kënduar gjakut të derdhur për liri dhe dëshmorëve të kombit.


 Sot i këndoj përsëri jetës, dashurisë dhe mërgimit, duke mos harruar asnjëherë këngët për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri që unë të jetoj i lirë në Prishtinë dhe të këndoj lirshëm shqip.



Në rrugën e këngës hyre rastësisht, apo je nxitur nga dikush?


Më kanë nxitur shokët dhe shoqet e klasës. 


Ata më kanë dhënë krah, që unë të drejtohem drejt këngës. Ishte viti 1979, kur për herë të parë hipa në skenë dhe këndova këngën,”O zambaku i Prizrenit”, pikërisht në Pallatin e Kulturës në Prizren.


Si jeni lidhur me vajzën, që më vonë u bë krahu juaj i djathtë?


Me Florën jam njohur në vitin 1981. Në vitin 1984, vendosëm të martoheshim. 


Të dy jemi njohur krejt rastësisht. Unë punoja në farmaci në qytetin Skënderaj dhe ajo pati ardhur disa herë tek tezja e saj, e cila punonte me mua. 


U lidhëm bashkë, u martuam dhe sot kemi tre djem, të cilët janë rritur dhe sot më ndihmojnë në punët e mia artistike. 


Në këtë rrugë më ka ndihmuar shumë edhe bashkëshortja, e cila ka sakrifikuar shumë për artin tim.


Keni shumë albume muzikore dhe videoklipe, cilat janë disa nga këngët e tua më të dashura?


Këngët janë si fëmijët! Në secilën prej tyre kam derdhur nga një copëz shpirti, por krijimi i parë mbi vargjet e poetit tonë të madh Naim Frashëri, është këngë që më mbërthen në një emocion të veçantë. 


Ndoshta edhe pse ajo këngë u krijua në një kohë të vështirë të Kosovës dhe fjalët e Naimit të madh dhe muzikës që krijova mbi këto vargje, hyn thellë në shpirtin e shqiptarëve.


 Sot, besoj se kjo këngë dhe shumë këngë të tjera të mia, kanë shërbyer në edukimin patriotik të brezit, i cili filloi ashpër t?i kundërshtojë pushtuesit serb.


 Këngë të tjera, që kanë lënë gjurmë të kohës janë edhe, "Falë të qoftë gjaku Kosovë", "Minatori", "Udhët e mia", "Zëri i atdheut", "Jam Evropë", "Jam shqiptar", "Shkëlqimi i plisit", "Bilbili i Kosovës", "Sërish vjen marsi", "Princesha e Dukagjinit", "Moj e rritur në Kosovë" , "Dridhe Shkup e Shkodër".Etj.


Keni kënduar në shumë shtete të botës, ku jetojnë shqiptarët, në cilin nga turnetë tuaja jeni ndjerë më i emocionuar?


Kam kënduar gjithandej, ku jetojnë Shqiptarët, por turneu, i cili u organizua në kohën e luftës së Kosovës nëpër Evropë e që ishte një koncert homazh për Kosovën, ka qenë turneu më mbreslënës në karrierën time. 


Shumë vajza dhe djem të rinj shqiptarë, janë nisur pas koncertit në luftë për Kosovën. Në këtë rast, duhet t'i falenderoj artistët shqiptarë, që për katër muaj rresht dhanë 6mbi 70  koncerte, mjetet e të cilave u derdhën në ndihmë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Artistët, Mirush Kabashi, Çun Lajçi, Liri Lushi, Edmond Zhulali, Arif Vladi, Agim Doqi, Manjola Nallbani, Kastriot Tusha, Ledina Celo dhe një mirënjohje të veçantë për organizatorin e këtij turneu “Eurokohën”, Remzi Ejupi.


Po çasti më emocionant për ju, cili ka qenë?


Çasti më emocionant i përket vitit 1993, gjatë një koncerti në Regensburg të Gjermanisë. 


Unë dola në skenë, si gjithmonë i mirëpritur dhe tek refreni i këngës së dytë në fund të sallës, hyri vëllai im më i vogël. 


Ai kishte ikur nga Kosova, që të mos bëhej ushtar i ushtrisë jugosllave. 



Imazh i ngjashëm


Kisha tre vjet pa e parë dhe nuk besoja, që ai mund të vinte në Gjermani, pasi ishte vendosur në Zvicër.

 Ai ndaloi në fund të sallës, ndërsa mua mu pre kënga në fyt. 


Publiku ktheu kokën nga fundi i sallës dhe unë tashmë nuk isha në skenë, por përqafuar me vëllanë e vogël tri vjet pa u parë.


Nga këngëtarët shqiptarë, kë keni më përzemër?


E kam dashur dhe vazhdoj ta dua shumë të papërsëritshmen Vaqe Zela, pastaj Arif Vladin dhe Aurela Gaçen. Ndërsa nga Kosova, idhulli im është bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha. 


Ajo ka qenë dhe mbetet institucion i kulturës kosovare.


Nisur nga hyrja e rrymave të huaja në muzikën tradicionale popullore shqiptare, ju si e gjykoni këtë gjë?



Rezultate imazhesh për librat e ilir shaqirit

Edhe në Shqipëri, tendencat e globalizimit të kulturës, janë gjithmonë e më të ashpra. 

Unë mendoj që, përmes këngës së bukur shqiptare, mund të bëhemi pjesë e këtij globalizimi e jo të krijojmë e të këndojmë si tjetri, sepse atëherë nuk je ti!


Jeni i vetmi këngëtar kosovar, që i keni kënduar më shumë atdhedashurisë, patriotizmit dhe emigracionit kosovar, përse keni zgjedhur këtë tematikë?


Esenini ka një thënje të bukur, “këndo po deshe edhe me zërin e bretkosës, veç këndo me zërin tënd”.



Rezultate imazhesh për librat e ilir shaqirit

Kur ishe i vogël, për çfarë ëndërroje më shumë?

Ëndërroja të bëhesha piktor. E doja shumë pikturën, por babai im dëshironte, që unë të studioja në Akademinë Ushtarake për aviacion. Kur u rrita, kjo dëshirë e babait tim, nuk u realizua, sepse këto lloj akademish, ishin në duart e armiqve të Kosovës, ndaj këto studime nuk mund të bëheshin as në Shqipëri.


 Dëshira e dytë e babait, ishte që unë të studioja për farmaci, sepse në Drenicë ishte vetëm një farmacist dhe ai nuk ishte shqiptar.

Keni ndonjë mesazh në përfundim të kësaj interviste?

Dua ta falenderoj nga zemra popullin vëlla të Shqipërisë për sakrificën, që ka bërë në luftën e Kosovës. 


Posaçërisht me këtë rast, dua ta përshëndes, ta falenderoj dhe t?i ulem deri në gjunjë, gjeneralit Kudusi Lama dhe ushtarëve të tij, për heroizmin që kanë treguar në luftën çlirimtare të Kosovës.


 Me burra si Kudusi Lama, Shqipëria do të bëhet një dhe e pandarë.


 Mos vdeksha pa i parë trojet Shqiptare të bashkuara në një shtet, që quhet Shqipëri. 




Rezultate imazhesh për librat e ilir shaqirit

Albumet, veprat

Djem petrita ka rritë Drenica (1988)

Luma e kuqe ka lidhë besë (1989)

Falë të qoftë gjaku Kosovë (1989)

Fjalët e Qiririt (1990)

Plisat udhëtojnë kah dielli, video-projekt (1990)

Këngë e rrallë (1991)

Kthehu, video-projekt (1991)

Këtu kam folenë (1992)

Liri, audio dhe video-projekt (1993)

Ta shoh blerimin në sy (1996)

AD, Vite të rëndësishme (1997)

Tingujt e zjarrtë (1994)

Këtu shkëlqen plisi (1998)

Thirrja e shpirtrave (1999)

Clirimtari (1999)

Garda e Kosovës (2000)

Këngët e Përndritjes (2001)

Bota e rinisë (2002)

Kujdes lirinë (2003)

Ringjallje (1998)

Dridhe Shkup e Shkodër (2004)

Lugina e dashurisë (2005)

E di një këngë për ty (2006)

100% SHQIP (2008)

Pranë diellit (2007)

Ka botuar 100 këngë, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (2012)

Eshtë autor i shumë krijimeve muzikore për filma dokumentarë dhe teatër

Herizëm dhe dashuri, autobiografi nga Gjenerali Kudusi Lama

Ka krijuar dhe interpretuar mbi 600 këngë në frymën e muzikës së lehtë dhe popullore, shqiptare

Ka botuar studimin "Estetika dhe semiotika në krijimtarinë e nënës" (2014)

Ka botuar romanin "Tan Temali", me shtëpinë botuese Toena, në Tiranë (2014)

Romanin "Lemza e dheut", me LSHK , në Prishtinë (2016)

Eshtë skenarist i filmit të gjatë artistik "Kangjelet" (2016 - 2017)

Ka botuar poemën "Adem Jashari" (2018).




Këngëtari Ilir Shaqiri ka thënë se nuk është befasuar se ka marrë statusin e veteranit të UÇK-së.

 Këtë thotë ta ketë merituar për shkak të kontributit të tij në ngritjen e moralit, si pjesë e Trupës Artistike Ushtarake të UÇK-së.

“Dhënia e moralit përmes artit muzikor për ushtrinë dhe popullin në përgjithësi, ishte kontributi im”, ka thënë Shaqiri.


“Ushtria Çlirimtare e Kosovës në atë kohë ka pasur tri struktura shumë të rëndësishme që kanë qenë: KosovaPress, Radio Kosova e Lirë dhe Trupa Artistike Ushtarake. E si pjesë e Trupës Artistike Ushtarake, kam qenë edhe unë në të gjitha aktivitetet në zonat ku zhvillohej lufta”, theksoi Shaqiri.

I pyetur se a e priste këtë, Shaqiri ka thënë se “dihet kush kanë qenë anëtarët e Trupës Artistike Ushtarake dhe ata që kanë qenë, është pritë që të jenë në këtë listë”.


Sipas tij, dëshmi për këtë janë xhirimet e asaj kohe të përgatitjeve me mundësi tepër të vogla dhe të vështira.....

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...