Tito kishte pritur delegacionin e Kosovës në krye me Fadil Hoxhën, me rastin e 35 vjetorit që nga Sesioni i Dytë i AVNOJ-it.
Kush ishte Fadil Hoxha?
I ri shkoi në Shqipëri për t´u shkolluar, së pari në Shkodër dhe më pas në Normalen e Elbasanit – të cilën e përfundoi më 1940. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shërbeu si oficer këmishëzi. Në vitin 1941 kthehet në Kosovë si mësues, për t’u bërë më vonë një nga nismëtarët e Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Pas kthimit në Kosovë i bashkohet rezistencës partizane kundër okupimit fashist italian dhe më 1943 emërohet komandant i aradhes partizane “Emin Duraku”, që atë kohë operonte në territorin e Kosovës.
Pas luftës kishte disa funksione politike në nivel krahinor dhe federativ. Funksionet më të larta në nivelin federativ ishin anëtar i Kryesisë Republikës Socialiste Federative Jugosllavisë dhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes Komunisteve Jugosllavisë. Më 11 qershor 1945, me formimin e Kuvendit të Kosovës emërohet kryetar i tij. Këtë funksion e mbanë deri më 20 shkurt 1953. Po në këtë funksion emërohet edhe një herë më 11 korrik 1967, dhe e mbanë përgjatë demostratave të njohura të vitit 1968-të, ndërsa një vit më vonë 1969, i liron funksionin Ilaz Kurteshit