2017/12/26

Momenti kur ministri kroat i Veteranëve i ndan dekoratë komandantit Xhelal Hajda – Toni


Ministri kroat i veteranëve, Tomo Medved ka ndarë dekoratë për Xhelal Hajdën-i njohur si komandant Toni. Ky dekoratë u nda me dekret të lëshuar nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic.

Kujtojmë që Xhelal Hajda ra heroikisht me datën 06.11.1998, mbi fshatin Opterushë të komunës së Rahovecit.

Si i ri dhe tejet dinamik, ishte kundërshtar i ligjeve jugosllave, prandaj edhe shpesh arrestohet dhe pas “vlerësimit të të gjitha rrethanave”, i shqiptohet dënimi me burg në kohëzgjatje prej 5 vjetësh: afat ky të cilin Xhelali e kalon nëpër kazamatet jugosllave të Goli Otokut, të Lepogllavës, të Splitit e të Shibenikut.

Në Burgun e Lepogllavës u njoftua me Adem Demaçin për të cilin kishte respekt të veçantë. Pas vuajtjes pesëvjeçare të dënimit vendoset në Gospiq të Likës dhe këtu e gjeti lufta e popullit kroat kundër hordhive serbe, të cilat nën udhëheqjen e kapetan Draganit dhe të komandant Arkanit, sipas projekteve të Milan Martiqit bënë masakra në Kroaci.

Në këto beteja kroate, Xhelal Hajda me emrin Xhevat Hajda, tashmë është me Fehmi e Xhevë Lladrofcin, me Bekim Berishën-Abenë, me Gëzim Hamzën-Piktorin, me Safet Abdullahun me Naim Malokun e Agim Çekun, ndërsa vazhdon të bashkëveprojë me Ton Markun, por edhe me shumë luftëtarë të tjerë që luftuan për lirinë e popullit kroat e boshnjak.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...