2017-12-25

Brammertz habitet me serbët që kriminelin e luftës Llazareviq e quajnë hero



Është e zorshme të kuptohet mentaliteti për të cilin (Vlladimir) Lllazareviq ose (Mile) Kordiq janë heronj, meqë ushtarët e mirëfilltë nuk sulmojnë civilë, nuk djegin shtëpitë e tyre dhe për shkak të tyre qindra mijë njerëz nuk ikin nga frika. Kështu është shprehur Serge Brammertz, ish kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, në një intervistë për “Novi magazin”.
Siç është shprehur ai, zyrtarët e përgjegjshëm politikë nuk planifikojnë sule me qëllim të spastrimit etnik të ndonjë territori dhe nuk japin urdhra për mbajtjen e civilëve të rrethuar në kushte të tmerrshme.
Brammertz beson se në gjithë ish-Jugosllavinë ekziston shumica e heshtur të cilën nuk e intereson madhëromi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i krimeve.
Mbyllja e Tribunalit të Hagës, sipas Brammertzit nuk është fundi, por vetëm fillimi i kapitullit tjetër.
Të rikujtojmë se gjenerali i Ushtrisë së Serbisë, Vlladimir Llazareviq, vuajti dënimin nga Tribunali i Hagës për krime lufte të kryera në Kosovë, ndërsa u quajt hero nga Beogradi zyrtar. Këto ditë ai u zgjodh ligjërues në Akademinë Ushtarake të Serbisë, për të mbajtur në kujtesë “luftën heroike të ushtarëve serbë” kundër separatistëve shqiptarë dhe “agresionit” të NATO-s

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...