2017-12-25

Presidenti, Hashim Thaçi, ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me iniciativën e disa deputetëve për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Thaçi ka thënë se çdo iniciativë, sikur ajo e 43 deputetëve të kalonte të gjitha procedurat dhe të votohej në parlament, ai nuk do ta bllokonte.
“Roli i presidentit është respektimi i Kushtetutës. Jo vetëm iniciativa të tilla, por secila që kalon procedurat në Kuvend dhe vjen në zyrën time, atëherë natyrisht, vendimi i Kuvendit është obligativ”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Nuk mendoj që vjen deri te dorëheqja pasi aty nuk jam për të bllokuar por për të kryer punë. Nuk dalë kundër vullnetit të shumicës së Kuvendit”, është shprehur ai në Zona B.

“Presidenti mban pozicionin e vet kushtetues dhe ligjor. Iniciativa e deputetëve duhet konsideruar si ligjore. Duhet shikuar gjërat me urtësi dhe mençuri. Asnjë nga ata njerëz që e kanë nënshkruar ose jo nuk mund të etiketohen”, ka thënë ai më tej.

“Proceset që zhvillojnë dhe kultivojnë demokraci nuk duhet frikësuar. Nuk ka iniciativë që nuk menaxhohet”.

“Unë jam president, por sikur të isha deputet dhe pjesë e ndonjë grupi parlamentar, çfarëdo vendimi që do të merrej do të isha pjesë e saj”, ka pohuar ai.

Thaçi më tej, për iniciativën e deputetëve ditë më parë, ka thënë se është keqinterpretuar pak.

“Iniciativa e deputetëve, nuk kërkon shfuqizimin, por afrimin e një alternative, jo minim të procesit”, ka shtuar ai.

“Pasi që kam dëgjuar për iniciativën e deputetëve kam qëndruar në zyrë, jam takuar edhe me ambasadorët të cilët kanë kërkuar sqarime”.

“Atyre ua kam bërë të ditur që sa i përket iniciativave kushtetuese dhe ligjore presidenti nuk mund të dalë kundër tyre. Kam treguar shumë qartë që unë nuk mund të frenoj vullnetin e deputetëve”.

“Pushtetet janë të ndara, nuk mund të interferojmë as një drejtësi, në parlament apo në ekzekutiv. Çdo opinion i imi do të jetë kushtetues dhe ligjor e jo i ndikuar”, ka thënë Thaçi ndër të tjera.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...