2017-12-25

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë që ka pasur premtimin e deputetëve të Vetëvendosjes se do ta kenë mbështetjen e tyre në kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.


Klinaku ka pohuar që janë në pritje të seancës së radhës pas pushimit dimëror, madje sipas tij kuvendi e ka të obligueshme ta thërrasë seancën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duke u bazuar në 15 mijë nënshkrimet e mbledhura të peticionit të OVL-së.

“Kryesia e kuvendit është dashur që të thërras seancën, partitë po bëjnë lojëra nuk po e marrin seriozisht. Kemi pasur premtime edhe nga partitë e tjera, kemi pas premtime nga VV-ja që do ta mbështesin kërkesën tonë për shfuqizimin e gjykatës speciale. Presim që pas pushimit në sesionin tjetër të thërrasin seancën, e kanë të obligueshme” ka thënë Klinaku në një intervistë në Klan Kosova.

Ai ka mohuar që koha e mbledhjes së nënshkrimeve të këtij peticioni të ketë qenë e qëllimshme, përderisa tha që qysh prej miratimit të ligjit për Gjykatën Speciale e kishin kundërshtuar një gjë të tillë.

Klinaku shtoi që ashtu siç është miratuar ligji për këtë gjykatë edhe mund të shfuqizohet, me shumicën e thjeshtë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...