2017-12-25

Vjollca Hoxha po mundohet ta largojë Sokol Ballën me çdo kusht nga Top Channel?


Ashtu si çdo vit, Top Channel ka publikuar në datën 24 dhjetor 2017 , këngën e fundvitit, ku personazhet kryesore të televizionit dhe stafi që punon pas kuintave, këndojnë dhe realizojnë një klip që i dedikohet publikut të këtij televizioni.

Kënga e përzgjedhur e 2017-ës ishte “Tren për Prizren” dhe ndërsa ishin gjithë personazhet e njohur të televizionit, ra në sy mungesa e gazetarit Sokol Balla. Zakonisht Balla ishte i pari që hapte këngën e fundvitit, por pasi u hoq si drejtor i Informacionit, duket se nuk do jetë më as moderator i “Top Story” në Top Channel .

Burime pranë këtij televizioni tregojnë për Dritare.net se ish-drejtori i Lajmeve pati probleme me drejtuesit e kompanisë, menjëherë pasi realizoi emisionin me Saimir Tahirin, në shtëpinë e tij, emision që u prit keq për shkak të mënyrës si u realizua. Ndërkohë vendin e Ballës në Top Channel e ka zënë gazetari Endri Xhafo, i cili, mesa duket, që nga janari, do të drejtojë edhe “Top Story”, një emision i Top Channel, që për disa vite u drejtua nga Balla.



Sokol Balla nuk është më drejtor i lajmëve i televizonit më të rëndësishëm në Shqipëri, Top Channel, kjo tashmë dihet. Se çka ndodhur të gjithë hamëndësojnë, por nuk investigojnë realisht. Për momentin duket si raport jo normal mes pronares së Top Channel, Vjollca Hoxha dhe gazetarit e moderatorit të suksesshëm, Sokol Balla. Megjithatë Sokol Balla mbetet gazetar VIP, ashtu sikurse edhe televizioni ku punon në “Top Story” vazhdon të jetë njësh në treg, natyrisht jo në të gjitha gjinitë mediatike.

Kur je njeri i njohur nuk mund ti ndalosh supozimet, akuzat, thashethemet, të vertetat bashkë me të pavertetat, aq me tepër tani kur vlojnë portalet e ku çdo njeri bën një “gazetë”, pavarësisht se ka veten gazetar dhe pronar!

Sokol Balla, pas largimit drejtor lajmeve në Top Channel, vazhdon qetësisht dhe përbukuri emisionin e tij “Top Story”. Nuk dihet nëse do ikë nga ky emision, por duket me shumë se duan ta largojnë nga Top Channel, dhe jo pronarja, por me sa shikohet nga portalet dhe mediat konkuruese të Top Channel, janë më shumë konkurentët. Konkurentët e Top Channel po luajnë me çdo kusht t’ia marrin një suvenir floriri Top Channel, pasi kështu mendojnë se e dëmtojnë si konkurent në tregun mediatik. Nëse ikën apo jo Sokol Balla nga Top Channel është mes tij dhe pronares së Top Channel, Vjollca Hoxha. Ata të dy i dijnë raportet e punës dhe kontratës e punës me njeri-tjetrin. Të bën përshtypje se sikur po sajojnë dhe intrigojnë me çdo kusht ta bëjnë Sokol Ballën të ikë me zor. Një orë e më parë, mundësisht pa kapur datën 31 dhjetor.

Sokol Balla është ikonë e Top Channel dhe ikonat kushtojnë. Por turravrapi i kundërshtarëve të Top-it për t’ia hapur derën e ikjes dhe bile duke ia caktuar edhe derën e re, të krijon idenë se janë konkurentët me shumë se fakti si lajm.

Në media ka lëvizje; një gazetar VIP ikën e një tjetër vjen duke u bërë VIP nga emri e puna, por dhe nga media ku shkon. Por rasti Sokol Balla të krijon shijen e hidhur se edhe në media, me shumë se në politikë e në parlament, janë kulisat dhe intrigat, që përcaktojnë fatin e emrave VIP nga bota e medias.

Ka shumë gazetarë në treg, por profesionistë dhe kurajozë ka pak. Një nga këta të pakët është dhe Sokol Balla.

****




Të gjitha mediat online kanë vënë re me bujë se drejtuesi i emisionit “Top Story”, Sokol Balla, ndryshe nga normalisht, nuk mori pjesë në këngën tradicionale të fund vitit në Top Channel. Burime nga ky televizion bënë me dije se organizatorët kishin marrë porosi të veçantë të kujdeseshin që si Filip Çakulli, po ashtu edhe Balla të ishin patjetër në këtë eveniment që afishon ikonat e TV më të madh në vend. Por ndërsa Çakuli edhe ai në një krisje të thellë me drejtuesit e televizionit, e ka pranuar me gjysëm zemre ftesën – urdhër, Sokol Balla e ka refuzuar atë.

Dhe kjo jo për një kapriço të gazetarit.

Konflikti është më i thellë.

Media online Dritare.net që i referohej burimeve të brendshme të Topit, njoftonte sot se krisja midis Vjollca Hoxhës dhe Ballës kishte ndodhur direkt pas emisionit ”Top Story” në shtëpinë e Saimir Tahirit. Për atë intervistë, Balla mori shumë kritika në publik se u tregua tepër i butë me ish ministrin e Brendshëm dhe i la atij pa i bërë pyetjet themelore. Pikërisht ky reagim ka ndezur ndoshta paranojën e theksuar që mundon prej kohësh Vjollca Hoxhën, e cila ka bindjen se figurat kryesore të Top Channel e tejkalojnë atë, për të bërë lidhje të drejtpërdrejta me politikanët më të lartë në vend. Në më shumë se një rast burime të Topit pretendojnë se znj Hoxha është ankuar pranë miqve të saj të afërt, se ajo nuk përfillet nga Edi Rama për arsye se ai ka vendosur lidhje direkte me vartësit e saj në këtë tevevizion. “Unë nuk po përfitoj dot aq shumë sa Sandri i Klanit për arsye se unë nuk i kam në zap ushtarët e mi”, besohet se është makthi që e mundon trashëgimtaren e kësaj perandorie mediatike.

Dhe në këtë sfond, intervista e Sokol Ballës me Saimir Tahirin, ka qenë me sa duket kupa që ka derdhur gotën. Kjo gjë u pa menjëherë edhe në ndryshimin e politikës së televizionit. Përpos shkarkimit të Ballës nga Drejtor i informacionit, menjëherë pas këtij emisioni, Topi filloi edhe sulmet kundër Tahirit. Ai transmetoi dy tre kronika të forta kundër ish ministrit të Brendshëm.

Megjithëatë version zyrtar që drejtuesit e Top Channel dhanë në atë kohë ishte: “Sokol Balla do të largohet nga lajmet, por ai do të vazhdojë të jetë drejtues i “Top Story”, emisionit që e drejton prej një dekade.

Por, me sa duket një zgjidhje e tillë, që cënonte si egon po ashtu edhe ambicien e tij profesionale, nuk i ka pëlqyer Sokol Ballës. Menjëherë ai ka filluar kontaktet për të braktisur Top Channel. Burimet flasin për një marrëdhënie në fazë të avancuar me vëllezërit Dulaku, pronarë të Vizion Plus. Burime nga kjo media, që është me diferencë të theksuar nga Top Channel në audience, flasin për një drekë të disa ditëve më parë ku mes pronarëve të Vizionit dhe Ballës është arritur marrëveshja përfundimtare. Në këtë drekë, ku ka qenë prezent edhe një drejtues tjetër i një emisioni të rëndësishëm në Top Channel është vendosur që Ballës t’i bëhet gati studioja televizive për në janar.
Ende nuk dihet se sa herë në javë është propozuar të jetë emisioni i Ballës dhe çfarë ditësh (kur dihet që Vizion Plus ka tashmë dy emisione politike, Rudina Xhunga të hënën dhe Aleksandër Furxhi të premten). Por një gjë është e qartë: palët janë në pikat e fundit të diskutimit të marrëveshjes. E këtë gjë e konfirmon edhe fakti se si kurrë ndonjëherë më parë, Sokol Balla, refuzoi të vinte fytyrën e tij, në këngën e përvitshme të Top Channel!!!!.

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...