Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/12/26

“Nëse Kosova e do Amerikën në dialog, ne e duam Rusinë”

Kërkesa e Kosovës që Shtetet e Bashkaura të Amerikës të bëhen pjesë e dialogut Kosovë-Serbi ka pasur me një kërkesë tjetër nga një parti serbe jo parlamentare “Liga Serbe”.

Spas një komunikate që kjo parti u ka dërguar mediave serbe thuhet se marrëveshjet e arritura nga dialogu me ndërmjetësimin e BE-së nuk janë respektuar për shkak që siç thonë ata “një anëshmërisë” së BE-së.
“Të gjitha proceset e ndodhura në bisedimet mes Kosovës e Metohisë nuk kanë dhënë rezultate. Zgjidhja e këtij dialogu është sikurse në rastin e Sirisë, kur u kyqen Rusia, Irani dhe Turqia. Edhe në rastin e Kosovës, involvimi i Rusisë do të jepte rezultat”, thuhet në komunikatën e kësaj partie, raporton Insajderi.

Një kërkesë të tillë e ka bërë edhe Partia Radikale Serbe.

“Ne gjithashtu insistojmë që Rusia të bashkohet në dialog, pasi shqiptarët tashmë kanë kërkuar mbrojtje nga SHBA-ja”, ka thënë në një komunikatë Partia Radikale Serbe.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...