2017-12-20

Shkrim me shkas i fundvitit 2017-të : Skënder Tafaj, portreti i roleve të fuqishme në teatër e film

Skënder Tafaj, portreti i roleve të fuqishme në teatër e film
Skënder Tafaj binte në sy me fizikun e diksionin e jashtëzakonshëm, dhe nuk do të kursente asgjë nga vetja për ta perfeksionuar një rol në ekran a në skenë.

https://www.youtube.com/watch?v=ZK679FbBz2U

Krejt këto e kishin bërë një prej liderëve të teatrit epik në Kosovë, derisa potenciali i tij paralelisht do të pasqyrohej edhe në artin filmik. Fundi i viteve ‘80 do të shënonte një kthesë në jetën e tij, kur si aktivist për çështjen kombëtare u përndoq nga Serbia dhe u detyrua të largohej nga vendlindja, gjë që ia kushtëzoi edhe fundin e krijimtarisë së pasur artistike.
Këto janë rrëfimet më të përbashkëta që kanë kolegët e miqtë e aktorit, Skënder Tafaj, i cili vdiq të shtunën në moshën 69-vjeçare. Aktori, i lindur më 1948, u varros në fshatin Isniq, të dielën, pas një mbledhjeje komemorative që u mbajt në Deçan.

Biografia e Tafajt numëron role të shumta në disa prej projekteve më të rëndësishme të historisë teatrore e kinematografike të vendit, përfshirë shfaqjet “Revizori”, “Miza në vesh”, “Hotel Kashta”, “Makbethi”, “Një nuse per Stasin”, “Trungu ilir”, “Hamleti”, “Gof”, “Verbimi i Samsonit”, “Varri i qyqes” e filmat “Gjurmët e bardha”, “Kur pranvera vonohet”, “Era dhe lisi” e të tjerë.

Lajmi për vdekjen e tij nga komuniteti artistik është konsideruar humbje e madhe. Miq e kolegë të tij kanë ndarë kujtimet për Tafajn, i cili më 2012 për herë të fundit u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës...(Koha ditore)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...