Rinis seanca e Kuvendit, deputetët e PD hedhin tymuese brenda sallës, ndërhyn FNSH
Ka risnisur sërish seanca plenare në Kuvend ku pritet tv vijojë votimi për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të Përkohshëm. Deputetët e Partisë Demokratike kanë tensionuar situatën duke nisur të lëshojnë tymuese brenda sallës së Kuvendit.
Arta Marku e përzgjedhura e mazhorancës për postin e Kryeprokurores së Përkohshme është votuar sot në Kuvend në një situatë të pazakontë, mes tymit e kundërshtimit opozitar, ndërsa në kushte po kaq ekstreme ajo u betua pasi Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i lexoi Kushtetutën. “Betohem”, u dëgjua ajo.
Shumica e ka zgjedhur Markun me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim në seancën e fundit parlamentare për vitin 2018. Kuvendi u ndërpre për 20 minuta, ndërsa pritet të bëhet edhe betimi i saj.
Po kush është Arta Marku?
Arta Marku, 41-vjeçe nga Puka, është prokurore në rrethin e Shkodrës është një nga emrat e përfolur si kandidate për kryeprokuror të përkohshëm.
Marku ka mbarur në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001 dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si prokurore e këtij rrethi.
Mësohet se bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ) për qarkun Lezhë.
Vetë Marku përgjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, nuk ka hetuar asnjë dosje të rëndësishme.
Aktualisht BE-ja pret që drejtësia shqiptare të bëjë më shumë punë në luftën e saj kundër drogës dhe korrupsionit.
Arta Marku arrjti të marrë Prokurorinë e Përgjithshme, ajo që pritet nga ajo, është që të ecë në hapat e Laura Kodruta Kovesi, kryeprokurores së Rumanisë, e cila me një grusht të hekurt burgosi zyrtarë të lartë dhe i shpalli një luftë të egër krimit në shtetin e saj.
****
Kjo ka bërë që të ndërhyjnë edhe efektivët e FNSH-së.
Një situatë mjaft e tensionuar është krijuar në sallën e seancave plenare ditën e sotme.
Në momentin që kryeparlamentari Gramoz Ruçi kishte ftuar deputetët për të votuar prokurorin e ri, Flamur Noka i cili mbante në dorë një tymuese së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, e ka hedhur drejt Ramës.
Deputeti socialist Ulsi Manja ka deklaruar për mediat jashtë sallës së Kuvendit, se mazhoranca është e vendosur për të zgjedhur në seancën e sotme plenare Prokurorin e ri të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Ndërkohë ka ndërhyrë me "forcë" në fjalën e tij kryetarja e LSI-së, Zonja e nderuar Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se është momenti që të ketë një reagim sa i takon përplasjeve të policisë me protestuesit. Sipas saj, gra dhe vajza protestuese janë dhunuar.
“Ulsi ti po flet kot, këtu po rrihen e po tërhiqen zvarrë gra e vajza. Ulsi zgjidhu ti prokuror i Përgjithshëm. Ju jeni më keq se Enver Hoxha. Ju jeni diktatura e drogës”, tha Kryemadhi.
Pas kësaj, deputeti socialist tha se “Seç hall ka opozita për të mbajtur në detyrë një prokuror që i ka mbaruar mandati, vetëm opozita e di”
Eshtë tensionuar situata gjatë protestës ditën e sotme. Deputetët e opozitës, pasi përfundoi fjalën kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, janë përplasur me policinë.
Protestuesit kanë nisur të brohorasin dhe shtyjnë, ndëra tentojnë të hyjnë brenda Kuvnedit.
Ne vend degjohen edhe ulerima te nje vajze, te ciles raportohet se i ka rene te fiket.
Tymuese jane hedhur nga selia e PD-se, si edhe ne oborrin e Kuvendit.
****
Arta Marku e përzgjedhura e mazhorancës për postin e Kryeprokurores së Përkohshme është votuar sot në Kuvend në një situatë të pazakontë, mes tymit e kundërshtimit opozitar, ndërsa në kushte po kaq ekstreme ajo u betua pasi Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i lexoi Kushtetutën. “Betohem”, u dëgjua ajo.
Prokurorja e Shkodrës Arta Marku, ka prezantuar në seancën dëgjimore të Komisionit të Ligjeve platformën për t’u zgjedhur në krye të institucionit të Prokurorisë ku është përballur disa herë për pyetjen nëse ka ndonjë lidhje me aktorë të politikës.
Kjo ndoshta edhe për faktin që në media është shkruar këto ditë se Marku është mikeshë e disa zyrtarëve të maxhorancës.
Gjithashtu Marku është pyetur edhe për raste të veçanta hetimi.
Arta Marku: Për një gjë jam e bindur nuk pranoj asnjëlloj ndërhyrje nga askush, nuk jam intimiduar asnjëherë. Jam aty ku jam, me forcat e mia, s’ka qenë e lehtë, jam falë shpatullave të mia.
Çuçi: Ju keni qenë 7 vjet Pjesë e task-Forcës hetimore Antikorrupsion.Kush ka qenë zyrtari më i lartë në cilësinë e task-forcës antikorrupsion?
Marku: Duke pasur parasysh se Shkodra ëhstë një rreth perfiferik, niveli më i lartë është kryetari i bashkisë, kemi çuar për gjykim 4 anëtarë të këshillit bashkiak, çështja ka kaluar kështu që ata morën pafajësi, ne i kërkuam fajësi.
Pyetje: Pashë një artikull në google se facebook nuk kam, në gjykatën prokurorinë Arben Tom Doja, ka qenë në një procedim penal ku është mbajtur në mënyrë të padrejtë, për 2 muaj e 13 ditë, ka patur edhe një kallëzim penal në ngarkimin tuaj.
Çfarë qëndrimi keni mbajtur, a ka patur masë ndaj jush dhe si ka shkuar kjo histori?
Marku: Më ndjeni por më duhet të them që do ishte më mirë të bënit një kërkim më të thellë, por ju siguroj s’ka ndaj meje as procedim penal, as disiplinor, ajo çështje ka marrfë zgjidhje ligjore, s’ka asnjë ankim ndaj këtij vendimi.
Po kush është Arta Marku?
Arta Marku, 41-vjeçe nga Puka, është prokurore në rrethin e Shkodrës është një nga emrat e përfolur si kandidate për kryeprokuror të përkohshëm.
Marku ka mbarur në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001 dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si prokurore e këtij rrethi.
Mësohet se bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ) për qarkun Lezhë.
Vetë Marku përgjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, nuk ka hetuar asnjë dosje të rëndësishme.
Aktualisht BE-ja pret që drejtësia shqiptare të bëjë më shumë punë në luftën e saj kundër drogës dhe korrupsionit.
Arta Marku arrjti të marrë Prokurorinë e Përgjithshme, ajo që pritet nga ajo, është që të ecë në hapat e Laura Kodruta Kovesi, kryeprokurores së Rumanisë, e cila me një grusht të hekurt burgosi zyrtarë të lartë dhe i shpalli një luftë të egër krimit në shtetin e saj.
****
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas zgjehdjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Basha u shpreh se ky ishte një puç kushtetues i Edi Ramës.
Sipas tij, kriminelët morën peng drejtësinë dhe prokurorin për të fshehur krimet e tyre.
“ Ky është reagimi i qytetarëve kur shkelet Kushtetuta, kur shkelet Drejtësia, kur kriminelët marrin peng prokurorët për të fshehur krimet e tyre.
Puç kushtetutës, Rama shkeli Kushtetutën për të mbrojtur Tahirin, Dakon dhe veten e tij. Sot i treguam të gjithë shqiptarëve që nuk do bëhemi fasadë e autokracisë,” tha Basha.