2017-12-20

Qëlloi kryeministrin shqiptar Edi Ramën me këpucë në mes të parlamentit, flet Kryemadhi: Ja pse e bëra


Përleshjet dhe trazirat në parlament ditën e sotme duket se kanë nxjerrë në pah një anë të panjohur të Zonjës së Parë të vendit, e cila u shfaq duke hequr këpucët dhe duke qëlluar Kryeministrin Edi Rama.

Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka sulmuar Ramën edhe verbalisht, duke e quajtur plehrë dhe duke deklaruar se ai është futur tashmë në gjak me rininë.


Por e ftuar në “Tonight”, ajo ka shpjeguar pse vendosi të qëllonte Kryeministrin me këpucë në mes të parlamentit

Sipas saj gjithçka ndodhi për fajin e zotit Rama:

Pse duhej shkelur Kushtetuta sot? Është një arrogancë e z. Rama për t’u thënë shqiptarëve që unë nuk pyes për ju, ose jeni skllevërit e mi dhe unë e di se çfarë do të bëni. Manipulimi është i jashtëzakonshëm”.
Kryemadhi ka komentuar edhe deklaratën e Ambasadës Amerikane pas përleshjeve në Parlament, duke thënë se e sheh si një reagim në mbështetje të opozitës.



Por ajo ka lëshuar gjithashtu akuza të forta në drejtim të Kryeministrit.

Kryeministri Rama ka ngritur një staf në kryeministri, i cili merret me manipulimin e opinionit publik, përfshi këtu edhe trupin diplomatik.
Nga 128 punonjës në kryeministri, kur Berisha la detyrën, sot janë 1200 punonjës pjesë e stafit të Kryeministrisë.

Rama eshte mjeshtër i manipulimit. Komuniteti ndërkombëtar është një nga faktorët më të manipuluara nga strukturat e shtetit”. Kështu ndodhi edhe me çështjen e drogës”.



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...