Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/15

Kaja Kallas, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj dialogut Kosovë-Serbi

 

 Kallas, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj dialogut Kosovë-Serbi



Kaja Kallas, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj dialogut Kosovë-Serbi Kaja Kallas, si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj dialogut Kosovë-Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Por, në seancën e saj të konfirmimit, ajo gati se nuk foli fare për këtë çështje – çfarë ngriti shqetësime në mesin e vëzhguesve për angazhimin e ardhshëm të BE-së në ndërmjetësimin e paqes mes dy vendeve. Nga viti 2011 kur kanë nisu, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovë dhe Serbisë janë zhvilluar në ndërmjetësimin e tre shefave të ndryshëm të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, Federica Mogherini dhe Josep Borrell. Secili e ka dhënë kontributin e vet, dhjetëra takime janë zhvilluar e po aq marrëveshje janë arritur. Por arritja tek qëllimi përfundimtar, mbetet ende larg.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...