Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/15

Shehaj: Erion Veliaj në Dimrin e Vetmisë së Madhe. - Një kufomë politike, i marrë fund. - Më përpara mendohej arrestimi i Ramës se i Redi Mollës



Briseida Shehaj e ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” komentoi zhvillimet e fundit në Bashkinë e Tiranës të dala nga hetimet e dosjes së vjedhjes nga drejtorët e kësaj bashkie për skemës së kompanisë famëkeqe “5D Konstruksion”. “Që të kuptojmë seriozitetin e këtij sistemi drejtësie, kemi një strukturë prej 260 vetash. Dhe të mos harrojmë se Belindi ka publikuar dokumente për financimin, por të mos harrojmë se kryesori i këtij financimi është i arrestuar në Amerikë nga Home Land


 Security, ndërkohë kompanitë që erdhën këtu dhe që janë të dala nga mediat këtu janë kompani që kanë shkuar deri në Iran. Dhe unë di të them se nëse kjo opozitë ka këtë vullnet, pasi Belindi ka shembur për 1 vit atë që as nuk mendohej dhe as nuk imagjinohej. Uleshe tavolinave të Tiranës dhe Bashkia ishte e paprekshme. Më përpara mendohej se do arrestohej Edi Rama se sa Redi Molla. Dhe me një punë kolosale u arrit e paimagjinueshmja dhe sot jemi në situatën kur kemi dimrin e vetmisë së madhe të Erion Veliajt. Ai është një kufomë politike dhe tashmë ka marrë fund.”, theksoi ndër të tjera Briseida Shehaj.

No comments:

Post a Comment

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...