Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/15

Arsyeja e vrazhdë përse nuk duhet përdorur tharësja e duarve në tualetet publike

Një studiuese ka kryer një eksperiment që tregon arsyet përse duhet të shmangen tharëset e duave në tualetet publike. 

Edhe në raste të tjera është paralajmëruar se këto mjete nuk janë shumë higjenike por rrjeti britanik Ladbible thotë se qeveria atje ka hequr opsionin e letrave tharëse dhe njerëzit tashme nuk kanë rrugë tjetër. Studiuesja Ruth – e njohur në rrjet si Devon Science ka zbuluar së fundmi sa jo-higjenike janë këto mjete, në një video që është shikuar 4.7 milionë herë. Ajo vendos një xham mikroskopi nën tharësen e duarve për të mbledhur ato që nxjerr ajri i fryrë prej saj. Duke analizuar rezultatet një ditë më vonë, ajo shikon pllakën në mikroskop të mbushur me tipe të ndryshme bakteriesh e myqesh, ndërsa njolla të verdha ishin formuar në të. Në një tjetër video, Ruth fërkon xhamin e eksperimentit te letra higjenike dhe këtu përsëri ishin shfaqur bakterie por jo aq sa në ajrin e tharëses së duarve. Por nga dalin gjithë këto bakterie në ajrin e tualetit? Pas disa eksperimenteve Ruth tha: “Tani më duket se di nga dalin bakterie, ato në fakt jetojnë brenda makinerisë”. Studiuesja nuk specifikonte tipin e bakterieve, por një prej komentuesve thoshte: “Është e frikshme që nëse punon në shëndetësi dhe ata heqin kartpecetat, je i detyrua të përdorësh këto mjete”. 


 Ndërsa një tjetër qytetar i shqetësuar shkruante: “Nuk i përdor më tharëset pasi kam parë këto video, më mirë shkundini duart çuna, ose fshijini pak te rrobat tuaja”, përfundon rrjeti LadBible.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...