2024-11-17

Mjafton të kujtojmë , se gjatë Luftës çlirimtare ishte pikërisht qyteti i Kukësit që shkroi historinë dhe tash Kukësi lëvron kulturën dhe poezinë arbërore !

Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi lindi më 29.6.1952,  në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e  Beogradit, ndërsa ato pas diplomike (magjistraturë) në


                      Nga Flori Bruqi 

 


Të ftuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve  të qytetit historik të Kukësit , në Manifestimin Letrarë - Poetik Tradicional të "Edicionit të Katërt" "Në prehër të Gjallicës ", së bashku me poetën , Keytaren   e kësaj Lidhjeje Vera Istrefaj dhe Nënkryetarin Lulzim Hajdari,pa i harruar gjithashtu sponnsorët, pa të cilët organizimi i ngjarjev të tilla madhështore do të ishte i pamundur.... 

***
Mali i Gjalicës - Wikipedia


Dhe ne u nisëm  rrewth orës 10 -të më  poetët   Profesor dr. Adem Zejnullahu,Kryetarin e LSHK-së Profesor dr.Shyqri Galica dhe Prof.Xheladin Mjekun dhe unë Flori Bruqi,  jemi nisur për në Kukësin, në atë vend piktoresk në gji të Alpeve Shqiptare ku do të zhvillohet ky aktivitet, i IV -tërti  më radhë  në "Prehër të Gjalicës" .

 Ftesa na ka ardhur nga shkrimtari dhe poeti i njohur Lulzim Hajdari , njëherit edhe nën Kryetar aktual i Shoqatës së Shkrimtarëve  dhe Artistë të Kukësit   dhe veprimtarës  dhe intelektualës së mirënjohur   Vera Istrefaj , kryetare e LSHA    të Kukësit .

 Po shkonim tek njerëzit tanë të një gjaku, për të shkëmbyer mendime dhe pervoja në organizimin e aktiviteteve të ndryshme letrare dhe artistike, prandaj edhe në doganën e  Verbnicës  nuk na kontrolluan fare, shenjë kjo që tregonte se kur shkon tek vëllai për festë, kufijtë janë gjithmonë të hapur....

Mali i Gjallicës (2489 m)

Mali i Gjallicës (2489 m)


Gjatë këtij udhëtimi të kendshëm, bisedat me poetet Galica, Zejnullahu, Mjeku nuk kanë të mbaruar.


 Dominojnë bisedat për kulturën, letërsinë dhe fushën e studimeve.

 Udhëtojmë drejt qytetit të Prizrenit, vendit ku u mblodh Lidhja Shqiptare, e cila ishte i vetmi institucion legjitim që synoi të bashkonte trojet shqiptare në luftë kundër pushtuesit osman. 

adem zejnullahu

                                              Adem Zejnullahu



Tek kundrojmë panoramën e qytetit mesjetar, Zejnullahu  nxjerr nga çanta një nga krijimet e tij më të fundit në poezi, që ka krijuar enkas për t’a lexuar në manifestim dhe ma jep t’a lexoj m titull "Vdekja asgjë s'mori"...
Xheladin Mjeku Archives — ExLibris

                                         Xheladin Mjeku 



 Ȅshtë një krijim mjaft i bukur që i kushtohet Kosovës, luftës së saj për liri dhe pavarësi, vuajtjeve të popullit kosovarë ndër shekuj, heroizmit i bijve dhe bijave  të saj në luftë me shovinistët serbë.
 
Ndërsa poeti më shihte me vëmendje se si do të reagoja, unë recitova disa vargje nga vjersha:

 ...Kalorësit e agimeve
Kakorësojnë fushën e mjegullt
Agimi s'është peng i natës
Majave e Lugjeve Orëmirat
Këndojnë tri herë
Epikën e eshtrave
Erërat me rrufe i qetësuan yjet e trembura
Vdekja asgjë nuk morri Kosovë
Liria nuk vdes në zemrat tona."

- Ja këtu pasqyrohet heroizmi, shpirti luftarak dhe sakrifica sublime e popullit kosovarë për liri, - konkludova unë. 

Poetit i ndritën sytë dhe pohoi lehtas me kokë, duke më dhënë të kuptoj se vjersha ishte vërtetë e bukur. Në sejcilin qytet kosovarë që të kalosh, ose të qëndrosh, gjën një copëz historie, një numër jo të vogël krijuesish që jetën dhe veprimtarinë e tyre ia kanë kushtuar vendlindjes së tyre, Kosovës martire. 

 Pranvera ka ardhur edhe në trojet Dardane dhe gjelbërimi mbizotëron kudo. 

Ngado sheh toka të mbjella dhe kopshte në lulëzim. 

Bujku kosovar nuk dëshiron t’ja shtrijë dorën shkjaut për produkte bujqësore, por dëshiron t’i prodhojë me forcat e veta, në tokat e veta. 

Kjo ishte arsyeja që shumë bujq i shihje tek punonin në arat e  veta .
Jemi në afërsi të qytetit të bukur të Therandës , ku bashkë me Galicën  kemi qënë disa here, madje deri në Prizrenin e lashtë . ...

Natyrisht edhe bisedat për këtë takim nuk kishin si të mungonin mes nesh. 
Rrnohet Shqipnia - Fatjon Bunga - Sofra e Poezise Shqiptare

                                               Fatjon Bunga 

Kujtuam mikpritjen e Kukësjanëve gjatë Luftës së fundit  , takimin me shkrimtarin e njohur kukësjan , ushtarkun  e karierës  zotriiun Adem Avdia   si dhe takimet  tjera  më shkrimtarin dhe poetin e mirënjohur  nga Tirana Fatjon Bunga...

 Kisha lexuar edhe më pare shumë poezi nga ky poet  i  nderuar, madje më kishin mbetur në kujtesë disa poezi  të tij si fjala vjen : 

" Veç për Shqipni " ku thotë:

"Sa shufta kanë kalue 
Hasmi shumë na ka copëtue
S'na la bashkë o për jetë
T'na sundojë s'ishte lehtë ", apo;

...Dhe shumë vite do të kalojnë
Kurrë nuk ndalëem, do vazhdoj
S'mungon dot krenaria
Se emnin ma dha Nanë Shqipnia".

Brenda 2 orë e gjysmë lexuan rreth 130 poet poezitë e tyre  të botuara në Bibliotekën""Rrapi",një Libër të përgatitur  mjaft mirë  për shtyp nga  poeti kukësjan   Lulëzim Hajdari, e i  sponzoruar nga  "Eurising_Insig"UBA Bank" me president Kadri Morina dhe "Klisenko TR" me Azem Tahiraj....

Vendin e parë e zuri  poezia  e prof.dr. Adem Zejnullahut nga Prishtina "Vdekja asgjë s'mori"...

Priti mbi 400 mijë refugjatë nga Kosova, Kukësi qyteti i parë që ishte  nominuar për çmimin Nobel

 Udhëtimi ynë bëhet më i këndshëm kur shpesh komunikojmë me miqt tanë shkrimtarë dhe poetë nga trojet Arbërore!

Ja tani,   para nesh shfaqet panorama e bukur dhe historike e qytetit të  Kukësit , shtrirë në rrëzë të Gjallicës , në gji të Alpeve  Shqiptare . 

Lulzim Hajdari 



Kurioziteti të shtyn të dish më shumë kur je në qytetin historik të  Kukësit , pasi edhe ky qytet ka luajtur një rol mjaft të rendësishëm në luftë ndaj pushtuesit turk dhe atyre serbo - malazez. 


Kukësi dhe Kosova e kujtojnë 16 Prillin 1999, data kur..." - Gazeta  Standard Online

Mjafton të kujtojmë këtu, se gjatë Luftës çlirimtare  ishte pikërisht qyteti i  Kukësit  që shkroi historinë!

  Prishtinë, Kukës, 16.11.2024

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...