Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha
Pas 331 ditëve i 'burgosur' në shtëpi Gjykata e Posaçme ndryshoi sot masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për kryetarin e PD-së. Ish kryeministri Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Militantët i kanë dalë para për ta pritur.
U kry dhe kjo punë. Piramida më e madhe e mashtrimit mori sot goditjen fatale. Monstrat e Edi Ramës dhe George Soros dështuan përfundimisht' tha Berisha.
Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi e cila pranoi kërkesën e avokatit mbrojtës të Sali Berishës për të revokuar masën e sigurisë.
Për këtë vendim gjyqtarja mori 2 herë falenderimet publike nga kryetari i PD-së, si në fjalimin para selisë së partisë ku e prisnin militantët ashtu dhe në konferencën për median që Berisha organizoi menjëherë më pas.
"Falenderoj gjykatësen.Zbatoi ligjin dhe Kushtetutën'
Avokatët kërkuan revokimin e masës së sigurisë me pretendimin se tani që dosja ka mbërritur në GJKKO nuk ekziston më rreziku për prishjen e provave. Ndërkohë prokurorët e SPAK kërkuan lënien në fuqi të masës së sigurisë dhe mësohet se do të apelojë vendimin.
Gjykata revokoi sot masën e sigurisë. Konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të kushtetueses. Prej sot është i lirë e pa asnjë masë sigurie. Mos u mërzisni që Sali Berisha u lirua' u tha gazetarëve avokati Genc Gjokutaj
Berisha ndodhej në 'arrest shtëpiak' prej 30 dhjetorit 2023 pasi refuzoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO-së për masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' në kuadër të hetimeve për dosjen 'Partizani"
Ndërkohë më 16 dhjetori është kjo gjyqtare që do të vendosë nëse do të kalojë dosjen Partizani për gjykim, do e rikthejë në SPAK apo do e pushojë si cështje
Sali Berisha është marrë i pandehur për akuzën korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.. Të pandehur Me Sali Berishën janë dhëndri dhe 3 të pandehurit e tjerë të dosjes 'Partizani'.
Prokuroria e Posaçme deklaroi se do të ankimojë vendimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhënë nga Flojera Davidhi, bën të ditur gazetarja Keti Banushi.
Sali Berisha ndodhej I arrestuar në shtëpi prej 331 ditësh. Kryetari i PD-së ndodhej në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023.
Vendimi u dha nga gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka dy muaj pasi Berisha refuzoi të zbatonte masën e parë të sigurisë që ishte detyrim me paraqitje. Ndërkohë pavarësisht ankimimeve në gjykatat më të larta, deri sot vendimi i Irena Gjokës për ndryshimin e masës nuk ishte rrëzuar. Ndërsa ky vendim është ankimuar dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Strasburgut.
Avokati Genc Gjokutaj bajti një prononcim të shkurtër me gazetarët pas seancës së sotme në GJKKO, e cila vendosi lirimin nga arresti shtëpiak të liderit të PD-së, Sali Berisha. Gjokutaj tha se vendimi zbatohet që sot, ndërsa SPAK sipas tij të bëjë ç'të dojë me apeliimin, pasi i ka hipur një kali së prapthi thotë ai.
'Unë nuk mund të relatoj dosjen. Gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të kushtetueses. Ligji nuk zbatohet në analogji.
Ne nuk i besojmë gjykateve, ua kam thënë kemi 1 vite e ca luftë me Irena Gjoka. Nuk e di duhet të kuptoni, nuk mund të hyj ndërgjegjes së brendshme procesi është politik nuk ekziston arsye ligjore. SPAK le të bëjë çtë dojë. Duhet të ulë kokën dhe të shoh çfarë ka bërë, të kthehet në retrospektivë i ka hipur një kali së prapthi. Që nga sot. absolutisht i ekzekutueshëm. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha.'