Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/25

Doktoratura e Taulant Mukës dhe fenomeni delikat i plagjiaturës

 





Tashmë prej disa muajsh Taulant Muka është bërë i njohur në rrjetet sociale për investigimet e tij mbi plagjiaturat në doktoratura. Ky “specializim” i tij, natyrisht, ka ngjallur kuriozitet mbi doktoraturën e tij (që e ka marrë në Roterdam) dhe mbi publikimet e tij të shumta shkencore, për të cilat shumë njerëz mendojnë se janë në një numër tepër të lartë për një të ri të sapodiplomuar në mjekësi.

Për të kontrolluar plagjiaturat ekzistojnë shumë software online, të cilat krahasojnë të dhënat e një materiali të shkruar, që duhet kontrolluar, me miliona dokumenta të tjerë shkencorë të publikuar në internet. E papritura është se, duke kaluar në skaner doktoraturën e Taulant Mukës me dy software të ndryshme, edhe punimi i tij rezulton fryt i plagjiaturës.

Ndryshe nga ajo çka ka bërë Muka me shumë nga viktimat e tij, për të cilët nuk ka verifikuar në mënyrë të saktë referencat, duke i akuzuar për kopje edhe të frazave të veçuara, "Shqiptarja.com" ka shkuar përtej aparencave dhe ka verifikuar me kampione pjesët e doktoraturës së Taulant Mukës, të cilat, sipas softwareve, rezultonin të kopjuara. Dhe kështu zbuluam se shumë nga pjesët ishin kopjuar nga publikime të tjera shkencore, në të cilat Taulant Muka ishte bashkautor

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...