2024-11-29

Liqeni i ujmanit i rrezikuar nga bandat çetniko-serbe


                      
"Dibra" newspaper - WHO IS Mr. FLORI BRUQI? Flori Bruqi was born on 29.6.1952, in Isniq, Deçan. He completed his defectology studies at the University of Belgrade, while his post-graduate studies (magistrate) at





                         Nga Flori Bruqi 

Zubin Potok,29.12.2024 

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën kryesore, në Uglar të Zubin Potokut. 


Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas shpërthimit në gypin e Ibër Lepencit, është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevantë, përfshirë Iber-Lepencin, Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Ministrinë e Ekonomisë, organet e rendit dhe autoritetet tjera të përfshira.

KEK, përmes njoftimit për medie, bën të ditur se deri më tani nuk ka informacion të saktë lidhur me detajet e ngjarjes dhe shpreson për sanimit e shpejtë të gjendjes


 Nga ky shpërthim është dëmtuar një kanal i Ibër-Lepencit, çka ka shkaktuar rrjedhjen e pakontrolluar të ujit në atë zonë. 

 Izmir Zeqiri, kryetar i Komunës së Zubin Potokut, konfirmon për RTK-në që është e rrezikuar një shtëpi dhe që banorët e saj janë evakuuar. 

 Kurse Kompania Rajonale Ujësjellësi "Mitrovica", ka njoftuar se si pasojë e dëmtimit të një pjese të kanalit të Ibër-Lepencit, nga i cili kanal qytetarët e Mitrovicës furnizohen me ujë është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes.

 Kjo kompani fton qytetarët që të sigurojnë rezerva të ujit të pijes. Ndryshe në dy ditët e fundit, në veri, ka pasur disa incidente të tjera, ku në Zveçan u gjuajtën bomba në stacionin policor dhe në oborrin e komunës. Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka rritur masat e sigurisë në të gjithë vendin.

I kontrolluar nga serbët, por një pasuri e madhe për Kosovën, uji i kaltër i Liqenit të Ujmanit reflekton raportet e ftohta ndërmjet ish kundërshtarëve të luftës, mbi konstestin e tyre për kufijtë, Liqeni i Ujmanit vazhdon të ndajë Kosovën dhe Serbinë, dhe mbanë të mbyllura raportet diplomatike prej 25 vjetësh, pas një konflikti etnik që i ndau dy shtetet vite më parë. 





 Kosova ishte provinca jugore e Serbisë që u nda përgjatë konfliktit etnik përgjatë viteve 1998 dhe 1999. 

Një intervenim i NATO-s ndaloi luftën dhe e vuri Kosovën nën administratën e UNMIK-ut deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 2008, lëvizje të cilën Beogradi ka refuzuar ta pranojë. Por tani të dy vendet janë nën presionin e normalizimit të raporteve si kushte për të lëvizur përpara drejt integrimit në BE. Zgjidhja e çështjes së kufirit është çelësi i çfarëdo marrëveshje. Policia e Kosovës, ka njoftuar se pak para mesnatës , është sulmuar stacioni policor në Zveçan. Sipas njoftimit zyrtar, drejt oborrit të stacionit janë hedhur dy granata dara nga persona të panjohur, të cilat kanë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk ka lënë asnjë të lënduar. “Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Sulmi ka ndodhur vetëm dy ditë, pas njoftimit të kryeministrit Albin Kurti, se në fshatin Izvor të Zveçanit, në veriun e banuar me shumicë serbe, po ndërtohej një nënstacion i ri policor. Përfaqësuesit e komunitetit serb kundërshtojnë ndërtimin e stacioneve policore ose bazave policore, me arsyetimin se ata janë të ekspozuar ndaj “presioneve dhe diskriminimit” nga ana e Policisë. Beograd inga ana tjetër, e kanë vlerësuar ndërtimin e stacioneve të reja si “një mjet shtesë për shtypjen dhe dëbimin e popullatës serbe”.

Liqeni i Ujmanit-rezervuar uji i rëndësisë së jashtëzakonshme  është i rrezikuar nga bandat çetnike serbe .




Liqeni artificial i Ujmanit ose Liqeni i Gazivodës është liqeni më i madh në Kosovë, një rezervuar i madh uji, i ndërtuar në luginën e lumit Ibër. Liqeni ka gjatësi 24 km, gjerësi deri 1300 m, thellësi 107 m dhe sipërfaqe të tërësishme prej 11.9 km, ndërsa kapaciteti i tij është rreth 400 milionë metra kub ujë. Sipërfaqja e liqenit ndodhet në nivelin 694 m të lartësisë mbidetare dhe shtrihet në dy shtete; rreth 80 për qind e sipërfaqes së liqenit ndodhet në Republikën e Kosovës, komuna e Zubin Potokut (9.2 km2) dhe rreth 20 për qind ndodhet në Republikën e Serbisë, komunat Tutin dhe Pazari i Ri (2.7 km2). 



 Lumi Ibër, në shtratin e të cilit është ndërtuar diga dhe është krijuar Liqeni i Ujmanit, buron në trojet shqiptare të Malit të Zi, kalon shkurt nëpër territorin e Serbisë (Sanxhakut), hyn në territorin e R. së Kosovës në gjatësi prej 82 km dhe përsëri hyn në Serbi. Diga e liqenit, e ngritur në rrjedhën e mesme të lumit Ibër në vitet 1979 – 1984, është ndër digat tokësore më të mëdha në Evropë. Nën digën e lartë 107 metra dhe të gjatë 460 metra, ndodhet hidrocentrali i Ujmanit, me dy turbina, kapaciteti i të cilave është dy herë nga 17.5 MW, gjithsej 35 MW. Diga ndodhet rreth 25 km nga Mitrovica, nga përshkon rruga Mitrovicë – Rozhajë – Podgoricë. Në fshatin Bërnjakë, mbi liqen, është ndërtuar vendkalimi kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. 

Nga Liqeni i Ujmanit furnizohen me ujë dy termocentrale, Kosova A dhe Kosova B. 

Uji nga ky liqen, përmes hidrosistemit “Ibër – Lepenc”, përdoret për nevoja industriale të kompanisë “Ferronikel”. Kanali i “Ibër – Lepencit”, i gjatë 49 km, kalon nëpër 33 fshatra dhe dy qytete, si dhe nëpër territorin e komunave Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq dhe Prishtinë. Gjithashtu, furnizon me ujë të pijes një pjesë të Kosovës, përkatësisht komunat Mitrovicë, Vushtrri, Drenas, Skënderaj, Kastriot, Fushë – Kosovë dhe një pjesë e Prishtinës. Përmes këtij kanali ujiten rreth 12 mijë hektarë të tokës bujqësore në pjesën e epërme të Kosovës. 

Në raste të thatësirës së madhe, sikur në vitin 2014, uji nga Liqeni i Ujmanit është shfrytëzuar edhe për mbushjen e dy liqeneve nga furnizohet Prishtina me ujë; Liqeni i Batllavës dhe Liqeni i Badocit. Vlerësohet se pa ujin e Liqenit të Ujmanit do të paralizohej sistemi energjetik i Kosovës, rrjedhimisht edhe ekonomia e Kosovës. 

 Mirëpo, ky liqen sot e disa vite më parë është bërë mollë sherri mes R. së Kosovës dhe R. së Serbisë.

 Serbia pretendon ta përvetësojë me çdo kusht pronësinë mbi liqenin, bashkë me hidrocentralin e Ujmanit, kombinatin Trepça dhe trafon e Vallaçit. Një marrëveshje për energjinë elektrike mes R. së Kosovës dhe R. së Serbisë është nënshkruar në Bruksel në vitin 2015, por e pazbatuar nga ana e Serbisë. Serbia këmbëngulë se pronësia e liqenit i takon asaj, me pretekstin se gjoja e ka paguar borxhin e trashëguar nga Jugosllavia për ndërtimin e digës në vitet 70-ta. 

Ndërsa, është dokumentuar se diga e liqenit dhe hidrocentrali i Ujmanit janë financuar plotësisht nga fondet e Kosovës, me qëllim të përmbushjes së nevojave ekonomike dhe të qytetarëve të Kosovës. 

Madje, është dokumentuar se janë dëmshpërblyer nga fondet e krahinës së atëhershme të Kosovës të gjithë të zhvendosurit për shkak të ndërtimit të liqenit, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi.

 Dokumentet e Bankës Botërore kanë treguar se tërë projekti ka kushtuar 90 milionë dollarë; BB i ka dhënë 45 milionë dollarë hua dhe po aq janë siguruar nga fondi federativ për zhvillimin e viseve të pazhvilluara përmes Bankës së Kosovës. 



Në të kundërtën e tërë kësaj, Serbia vazhdon luftën e ashpër politike për ta përvetësuar këtë liqen, madje edhe duke u kërcënuar se, nëse nuk i njihet pronësia, do ta devijonte rrjedhën e lumit apo do ta ndërtonte edhe një digë sipër liqenit të tanishëm për ta zbrazur Liqenin e Ujmanit dhe për të shkaktuar kollaps ekonomik në Kosovë. 




 Është interesant se me liqenin udhëheq një kompani publike serbe e Kosovës, ndërsa me hidrosistemin “Ibër – Lepenc” udhëheqin dy kompani; “Ibër – Lepenc” (i Kosovës) dhe “Ibar” (kompani e Serbisë, me qendër në Zubin Potok, e themeluar në vitin 2002), të cilat nuk e njohin njëra – tjetrën.

Liqeni i Badocit



 Kuvendi i Kosovës, si themelues i ndërmarrjes “Ibër – Lepenc”, e ka përcaktuar këtë ndërmarrje si menagjuese të Liqenit dhe të gjithë sistemit përcjellës të saj, kurse qeverinë e Kosovës, si pronare të saj. Në Shipol të Mitrovicës ndodhet edhe fabrika për përpunimin e ujit të pijes, që furnizon me ujë, pos tjerash, edhe Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanin. Pjesë e marrëveshjes së 4 shtatorit 2020, e nënshkruar në Uashington nga kryeministri i Kosovës (A. Hoti) dhe kryetari i Serbisë (A. Vuçiq), në prani të presidentit të SHBA-së, (Donald Trump), është futur edhe Liqeni i Ujmanit. 


Beneath the beautiful lake of Kosovo are sunken the cemetery of a village and an old church Sign


Në marrëveshje është saktësuar se do të bëhet një studim fizibiliteti nga Departamenti i Energjetikës i SHBA-së për ndarjen e liqenit apo për shfrytëzim të përbashkët të tij mes Kosovës dhe Serbisë. Madje, me këtë marrëveshje, e cila deri tash nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, Serbia është bë palë në pronësi. Gjithashtu, me këtë marrëveshje liqeni mori edhe një emër të ri, emrin e tretë.

 
Liqeni i Badocit


Ky liqen sot njihet si Liqeni i Ujmanit, nga shqiptarët, si Liqeni i Gazivodës, nga serbët dhe Liqeni Trump, si emër i përbashkët zyrtar, por që nuk është përvetësuar.

Lake Ujman - water reservoir of extraordinary importance - New Era

 Përkundër shumë problemeve që trazojnë dy shtete, Liqeni artificial i Ujmanit fle qetas mes Kosovës e Serbisë. Ai është një pasuri strategjike, që ndikon drejtpërdrejt në rrjedhat jetësore ekonomike, veçanërisht në energjetikën e Kosovës. 

Lake Ujman is a tourist attraction, the Municipality of Zubin Potok says it has plans for it - Dukagjini




 Liqeni i Ujmanit është një liqen i mrekullueshëm i shtrirë mes maleve, me ujë e ajër të pastër, i shpallur zonë e mbrojtur e rëndësisë së veçantë. Liqeni, si rrallëkund tjetër, mund të përdoret edhe për çështje rekreative, për peshkim, për pushim e për sporte në ujë. 


Lake Ujmanit - PrizrenPress - Information portal

Si i tillë, është një pikë e rëndësishme turistike, i shtrirë në një natyrë fantastike.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar për shpërthimin në Zubin Potok. Ai kërkon që Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR-in dhe prezencën amerikane. Haradinaj në një postim në ‘Facebook’ ka shkruar se shpërthimet në veri të vendit janë si rrjedhojë e mungesës e qasjes pro-aktive të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës. Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes pro-aktive të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës. Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane”, ka shkruar Haradinaj Sipas tij, naiviteti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës.


Policia shton masat e sigurisë në shkallë vendi 

 Me qëllim të shtimit të sigurisë publike dhe parandalimit të incidenteve të natyrave të ndryshme, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar masat e sigurisë, përfshirë veriun e vendit ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa sulme. Përmes një njoftimi për media, Policia thotë se me planifikimet e parapara do të ketë shtim të aktiviteteve policore për të ofruar më shumë siguri në tërë vendin, për të gjithë qytetarët pa dallim. Sipas Policisë, planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në teren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët. “Policia me anë të veprimeve operative dhe atyre inteligjente do të ketë synim që të ruajë rendin e qetësinë publike, të parandalojë aktet kriminale e të hetojë e vejë para drejtësisë të gjitha ata që do të guxojnë të atakojnë sigurinë, ligjin dhe rendin kushtetues”, thuhet në njoftim Qëllimi i operacioneve, Policia thotë se do të jetë siguria e qytetarëve, siguria e pronës së tyre e pronës publike dhe asaj institucionale. Policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim në informacionet që vlejnë për rritjen e sigurisë në të gjithë vendin. “Duke pasur parasysh se ndihmë të madhe në realizimin e objektivave policore për më shumë siguri në vend, ka edhe bashkëpunimi me qytetarë, policia duke falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, fton qyfterët që edhe tani e tutje të ndajnë me ne informacione që shkojnë në drejtim të rritjes së sigurisë për të gjithë pa dallim”, thuhet tutje në njoftim.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...