2024-11-29

Azem Deliu është prozator i pasionuar pas gjuhës së dëftimit, një alkimist i fjalës deri në perfeksionizëm."

Azem Deliu



 
Azem Deliu eshte nje poet dhe prozator qe gezon reputacion ne qytetin e tij dhe me gjere, ndonese eshte vetem 16 vjecar dhe ndonese s'ka botuar ende asgje. 

Shkollen fillore e kreu ne fshatin Polac te Skenderaj-t, perkatesisht ne shkollen "Drenica".

Para se te regjistrohej ne Gjimnazin "Hamez Jashari" te Skenderajt.

Me 7 qershor te vitit 2012 ne sallen e leximit te bibliotekes komunale te Skenderaj-t, prezentoi punimin letraro-shkencor e analititk "Brilanca Kadare, stili, sukseset dhe zenkat" kushtuar gjeniut te letrave shqipe, Ismail Kadarese

.Punim ky qe pati nje sukses te papritur.Se ai e pelqen vepren e Kadarese do vije edhe nje deshmi tjeter, me 19 shtator 2012 ai dergon leter Komitetit NOBEL te Stockholmit, qe cmimin NOBEL ne letersi, t'ia ndaje Ismail Kadarese.

Kerkese qe fatkeqesisht, s'u mor parasysh.Ka shkruar shume poezi, qe ndonese te pabotuara kane korrur sukses me publikimin e tyre ne internet.

Poezite e tij kryevepra jane:"Telefonata", "Dasma e gjakut" qe ka mbajtur nje kohe te gjate vendin e pare ne webfaqen teksteshqip.com, si dhe balada e tij e vetme "Fli shpirti i motres".

Aktualisht ndjeke mesimet ne klasen e 11 te Gjimnazit natyror, dhe vazhdon te shkruaje me nje emer gjithnje ne rritje.Nuk jane te pakte ata qe mendojne se letersia nje dite, do ta shkruaje me te arta emrin e tij.

Puthësi i paligjshëm, Azem Deliu


 Onufri

Në Republikën e Moralistës i riu Ivan Shollohov burgoset për një arsye nga më të papërfytyrueshmet: puthje jashtë orarit të lejuar. 


Në një shtet ku privatësia nuk ekziston, ku identiteti është në krizë të vazhdueshme dhe ku gjithkush, gjithkund, është në rrezik, zhvillohet ngjarja e prozës së parë të shkrimtarit 20 vjeçar, Azem Deliu.


*****

Mbi librin




Puthesi i paligjshem, Azem Deliu







Në Republikën e Moralistës i riu Ivan Shollohov burgoset për një arsye nga më të papërfytyrueshmet: puthje jashtë orarit të lejuar. Në një shtet ku privatësia nuk ekziston, ku identiteti është në krizë të vazhdueshme dhe ku gjithkush, gjithkund, është në rrezik, zhvillohet ngjarja e prozës së parë të shkrimtarit 20 vjeçar, Azem Deliu.

Përpjekja nuk shkon kah portretizimi besnik i një diktature, siç jemi ta shohim në letrat shqipe të pasviteve 90' por kah një rrëfim dinamik që ka në qendër ankthin e karakterit dhe diktaturën e bën shumëdimensionale: pa kohë dhe pa vend. Një roman që duhet lexuar.

Komente mbi autorin

"Arti gjithnjë ka qenë i preokupuar me dy ekstremet e të qenit: dashurinë si mekanizëm riprodhimi dhe dhunën si mekanizëm vdekjeje. "Puthësi i paligjshëm" është pikërisht një rrëfim që mëton të lidhë këto dy ekstreme, duke sjellë me vete edhe konfliktin ndërmjet lirisë individuale dhe dogmës si normë shoqërore."

Bardh Rugova, profesor universitar i gjuhës shqipe

"Pasi e botuam një fragment të kësaj proze në revistën letrare "Jeta e re", njëri ndër lexuesit më përimtues të kësaj reviste, i habitur pyeti: "Cili shkrimtar fshihet pas këtij pseudonimi"?! S'kishte faj! Nga data e lindjes e kishte të vështirë të besonte, që një i ri, me moshën e Azem Deliut po debutonte si krijues i rryer në punë letrash. Tashmë, me këtë libër i hoqi 'dilemat'...

Ai, edhe pse i ri në moshë, vjen me një rrëfim mjeshtëror të një prozatori të sprovuar mirë në shkrime dhe i gatuar mirë në lexime. Proza e tij, me tërë kompleksitetin e saj, buron nga kultura e leximit dhe kthehet në art të shkrimit duke përmbysur fuqishëm ideologjinë si koncept universal dhe ngritur filozofinë individuale.

Kjo prozë, edhe pse lidhet me modelet e kulturës dhe të literaturës së përbotshme, përherë e ruan vulën autoriale. Azem Deliu është prozator i pasionuar pas gjuhës së dëftimit, një alkimist i fjalës deri në perfeksionizëm."

Agron Gashi:profesor universitar i letërsisë, kryeredaktor i revistës letrare ''Jeta e re'


Azem Deliu : Në ditën e vdekjes së Ismail Kadaresë 

Në orën njëmbëdhjetë në kafe Juvenilja – më tha Bujar Hudhri në telefon. 

I paduruar, siç pritet të jetë një gjashtëmbëdhjetëvjeçar të cilit po i jepet rasti i madh ta takojë heroin e vet, i bëra presion babait të shkonim më herët. Ndonëse isha para kohe, Kadareja tregoi mirëkuptim për çapkënllëkun tim duke pranuar megjithatë, ta bënim më parë takimin. 

 Kjo telefonatë, e bërë këtu e dymbëdhjetë vjet më parë, ishte gjëja e vetme që m’u kujtua mëngjesin e sotëm kur e mora telefonatën tjetër: atë që më njoftonte se Ismail Kadare nuk ishte më mes nesh. Ky tekst megjithatë, nuk ka qëllim të shpjegojë takimet e autorit të këtyre radhëve me Kadarenë, siç po shohim të ndodhë tej mase shumë në rrjete sociale sot. 

Konsideroj që ky tekst nuk ka as qëllimin të dëshmojë ndonjëfarë kompetence e njohjeje të veprës së Kadaresë. Këtë tekst dua ta përdor për vetëm një qëllim dhe asgjë tjetër përreth ose përveç atij qëllimi: kujtim për Ismail Kadarenë, i tillë çfare ishte e i tillë çfare është, sepse këtë gjë s’e ndryshon as vdekja. 

 Të të vallëzojë fjalia Bota, edhe ajo shqiptare, ka mjaftueshëm shkrimtarë. Vetë Kadareja, në një përbuzje sublime, krejt karakteristike për humorin e tij, fliste për botën komuniste kineze lideri i së cilës e kishte shpallur rekordin e arritjes së një milion shkrimtarëve.

 Por kjo, sikur edhe instituti Maksim Gorki ku studioi Kadare, ishte një investim në antiletërsi. Një përpjekje për ta prishur ngrehinën e letërsisë, duke ia kalbur tullat (pra shkrimtarët). Duke prodhuar shkrimtarë të këqij, diktaturat do ta rrëzonin lehtë letërsinë, ose do ta përdornin për vete. 

 I tillë nuk ishte, në asnjë kuptim, Ismail Kadare. Nuk besoj që jam i vetmi që, përjetimet që njihen si ‘’writer’s block’’ (bllokimi i shkrimtarit), kur fleta e bardhë të bëhet armiku kryesor, i kam shëruar me disa paragrafë nga Ismail Kadare. 

 Të shkruash fjali është një gjë, të të vallëzojë fjalia është diçka krejt tjetër. Fjalia e Kadaresë ka muzikalitet, është e aftë t’i japë përjetim estetik veshëve edhe nëse nuk lexohet, por dëgjohet. Kadareja në letërsi 

 Kam përshtypjen që mund të jetë krejt e kotë të flasësh për meritat letrare të Ismail Kadaresë: ata që kanë pasur dëshirën t’i dinë, i dinë tashmë. Ata që s’kanë dashur t’i dinë, e të kapen me të në kuptim tipik të smirës ballkanike, nuk do të duan t’i dinë as sot. 

 Kadareja nuk është rob i rrymave. Ai, siç thotë New York Times, ia ka dalë t’i shndërrojë temat krejt lokale, të cilave në parim s’do t’ia vlente t’ua kthesh sytë, në letërsi universal të klasit të parë. 

 Në parim, askush s’do të donte t’ia dinte për një legjendë mesjetare të murosjes së një gruaje, apo të ngritjes së vëllait nga varri për ta mbajtur besën, apo për një gjakmarrje kanunore tipike për organizime primitive. Por, duan t’ia dinë. 

Duan, sepse i ka shkruar Ismail Kadare, e i ka shkruar si askush tjetër. Në anën tjetër, po të shohësh tekste të mendimit për letërsinë, si “Eskili ky humbës i madh” e “Ftesë në studio”, ato kanë më shumë mendim letrar se aradha të tëra doktoratash. 

Për më tepër, vetë autori, i quan ese e jo studime. Mos të flas për neologjizmat, për rendin gramatik që ndërron në funksion të stilit (dhe sa bukur që ndërron), e mbi të gjitha, për diçka që nuk e jep teksti në vetvete, por që e ndiejmë çdo ditë si fuqi të jashtëzakonshme, e që quhet impakt. 

Unë personalisht, e kam përshtypjen edhe plot kolegë të tjerë, nuk kam pasur asnjë udhëtim profesional jashtë vendit ku referencë të mos ketë qenë Kadare. Kur profesionistët e huaj marrin vesh se je shqiptar, insistojnë të flasin për Kadarenë. 

Ai ka hapur dyer që me shumë gjasë s’e ka ditur as vetë që po i hap. Kadareja dhe shqiptarët Rambuje, 1998. Kosova është në zgrip të shkatërrimit dhe për këtë liderët shqiptarë e serbë janë mbyllur në kështjellën e Rambujesë për ta zgjidhur çështjen e Kosovës.

 Kësaj konference i paraprijnë një krah i madh letrash që Kadare i ka shkruar për të gjitha personalitetet e njohura botërore me të cilat, përshkak se ka qenë Ismail Kadare, është njohur.

 Fjalia me të cilën mbyllet letra e Kadaresë dërguar delegacionit të Kosovës në Rambuje me thirrje për ta nënshkruar marrëveshjen, është e vlefshme edhe sot e do të jetë e vlefshme saherë që ka marri në politikën shqiptare: “Mos i dëgjoni rrahagjoksat nga Prishtina që bërtasin për mosnënshkrim, edhe në këmbim të vdekjes. 

Askush s’ka të drejtë të propozojë vdekje për një popull të tërë. Ju jeni atje për jetën e Kosovës, jo për vdekjen e saj.” (citimi është parafrazim). Për të shkuar më tutje, mua personalisht nuk më kujtohet asnjë moment në të cilin Ismail Kadare ka mundur të bëjë diçka për popullin shqiptar, e ka zgjedhur të mos e bëjë. 

Por, as kjo s’i ka mjaftuar një mentaliteti që pret që shkrimtarët duhet të ndikojnë edhe në shtrim të rrugëve e ndreqje të kanalizimeve. Kadareja ka bërë për shqiptarët atë për të cilën shqiptarët me shumë gjasë ende s’janë të vetëdijshëm. S’jam i sigurt që do të jenë të vetëdijshëm, por gjithashtu e di që kjo për Kadarenë s’ka qenë kurrë e rëndësishme. 

 Për fund Edhe ky tekst, si çdo tekst tjetër, s’mund të jetë veçse tentim fort modest për kujtimin e një njeriu të madh. Është tekst inferior, siç edhe pritet të jetë, veçanërisht ndaj njeriut për të cilin shkruhet. Gjeneralit të ushtrisë së shkronjave i është bindur gjuha shqipe dhe, me atë bindje, ai ka bërë mrekulli.

 I është bindur për të mirën e vet, sepse ka fituar pavdekësinë. Po e përmbyll duke rrezikuar të përdor klishe të njohura për rastet e tilla. Sot vdekja nuk e mori Ismail Kadarenë. Sepse para njerëzve si Ismail Kadare, edhe vdekja nuk ka kurrfarë fuqie t’iu marrë asgjë më shumë se trupin. Jeta e Kadaresë është në veprën e tij. 

Aty, pikërisht vdekjes, ai ia ka hedhur prej kohësh.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...