2024-11-27

Vdiq Akademik Prof.Sami Repishti , anëtari i Akademisë së Shkencave në AAAS , shkrimtari, humanisti dhe historiani shqiptar,që shërbeu më deotshmëri për njohjen e çështjes shqiptare në perëndim.

Shkruan Flori Bruqi 




Sami Repishtin lindi në gjirin e familjes së Hafiz Ibrahimit dhe Hava Bushatit në lagjen Dudas në Shkodër më 6 prill 1925. I ati  ishte figurë me autoritet në shoqërinë shkodrane të asaj kohe dhe më pas deputet në Kuvendin Kombëtar. 

Sami Repishti: Crisis in Albania, artificial; to say "no" to violence | JavaNews.al

     Akademik prof.Sami Repishti(1925-2024)


Në vendlindje kreu mësimet e fillores në shkollën "Oso Kuka" dhe të mesmen pranë gjimnazit të Shkodrës ku ra në kontakt edhe me lëvizjen komuniste që lëvrinte ngahera në mjediset rinore të qytetit por sidomos pas 7 prillit 1939. Më 1942 mbaron maturën. 


SAMI REPISHTI, NJË INSTITUCION I MËVETËSISHËM - Albspirit


Niset në Tiranë për të marrë pjesë në një konkurs, për shkollën e lartë jashtë shtetit. 
112 kandidatura, konkuronin për 28 bursa studimi të profesioneve të ndryshme. 
Mbas 2 ditëve, ai merr vesht se ka fituar bursë nga ministria e Arsimit për në Fakultetin e Historisë së Firences.

 Me mbërritjen në atdhe më 1943 shkon të verojë në Repisht, prej ku kishte origjinën familja e tij.

 Prejse strehoi një nip të tijin që kishte ide komuniste, autoritetet fashiste e arrestojnë të atin dhe e torturojnë duke vdekur kësodore prej hemoragjisë më dt. 29 shtator 1943.
Shoku im Arshi Pipa - nga Sami Repishti

 Duke qenë kështu i pari i shtëpisë detyrohet t'i sigurojë bukën familjes. 

 Punon në Sektorin e Rindërtimit me të hyrë në pushtet regjimi i ri. 

Themelon me shoqërinë e tij një Organizatë të Rinisë Demokratike, shpërndanë trakte dhe i dorezuan një Memorandum një deputeti anglez që vizitoi Shkodrën dhe ndihmonin familjet e të arratisurve.

 Në maj të 1946 mori pjesë në proçesionin e varrimit të Arqipeshkvit Imzot Gaspër Thaçi.

 Ishte data 22 tetor 1946, kur në vendin e punës mbërrijnë forcat e Sigurimit dhe marrin nën pranga të riun me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”. 

Sami Repishti, Qytetar Nderi i Shkodrës

Për 14 muaj, Samiu iu nënshtrua hetimeve intensive ku takon dhe prof. Kolë Prelën. 

Dënohet nga pretenca e gjyqit me 15 vjet heqje lirie, në burg do shoqërohej me P. Çiprian Nikën dhe vëllanë e prof. Kolës, Markun.

 Më 28 nëntor 1947 dërgohet në Burgun e Madh, dhe më tej në kampin e Vloçishtit, kampin e Bedenit, në Beden të Kavajës më 1948.

 Mbas kampit të punës së detyruar në Orman Pojan të Korçës, Samiu rikthehet në burgun e Shkodrës, në fund të muajit nëntor.

 Mbas daljes nga burgu më 1956 punoi javën e parë si pastrues i barit të keq në stadium, javën e dytë e caktojnë të punojë në kanalizimin e tokave të Qendrës Zooteknike.

 Kështu e gjeti edhe viti 1956. 

Më vonë si ndihmës karpentier në vendlindje deri në ditën e arratisjes, 22 gusht 1959. 

Në Jugosllavi izolohet dhe mandej lirohet nga ky izolim në prill 1961dhe punësohet përkohësisht (ndërkohë studion serbokroatishten dhe anglishten.) 
Sami Repishti: Me and my family, victims of three dictatorships - Observatory of Memory

Por shumë shpejt (qershor 1961), përfundon në kampin e refugjatëve të Gerovës, Kroaci. 

 Më 1 shtator 1961, arratiset nga kampi i Gerovës dhe vendoset në Itali. 

Qëndroi në Trieste, në kampin e refugjatëve San Sabba, ku në tri javë fitoi të drejtën e azilit politik. 

Mbas një qëndrimi gjashtëmujor në kampet e Capua-s dhe Latina-s, pranë Napolit dhe Romës, mbas shumë vuajtjesh, më 9 prill 1962, emigroi për në ShBA.
Sami Repishti: Me and my family, victims of three dictatorships Telegraph newspaper


 Merr pjesë në takimin e pesëdhjetë vjetorit të "Vatrës", ku dhe takon mikun e të atit në periudhën e opozitarizmit, Imzot  Fan S. Nolin. 
Reuters

Fitoi qytetarinë (citizenship) amerikane më 1968. Doktoroi pranë Departamentit të Frëngjishtës në City University of New York (1977).

 Për 25 vjet me rradhë, ka dhënë mësim në college-t amerikane. 

Ka qenë kryetar i Departamentit të Gjuhëve të Huaja, për shkollat e qytetit Malverne, New York, koordinator i programit për studime të avancuara, Lice-University, Adelphy, Garden City, NY, 1976-1991, dhe po aty pedagog i jashtëm.


 Udhëtimin e vetëm në Kosovën e çliruar e bëri në prillin e 2000. Angazhimi intelektual dhe atdhetar.

 Eshtë autor i më shumë se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut. 
Sami Repishti: Për 45 vjet në Kosovë u pengue zhvillimi i lirë  artistik-letrar, ndërsa në Shqipëni u vra fare — ExLibris

Tematika e tyre, përfshin kryesisht vuajtjet e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e çamët, të botuar në shtypin amerikan dhe shqiptar. 

Harry Bajraktari: Kujtimi i një vizite të paharrueshme në Kosovën e  pasluftës dhe 99-vjetori i prof. Repishtit - Albspirit


 Intelektuali erudit Akademik Prof.  Sami Repishti, ka qenë koordinator për ish-Jugosllavinë e Shqipërinë pranë Amnesty International në ShBA, për periudhën e vitëve 1979-1982. 
THE ORGANIZATION OF THE FIRST VISIT TO THE WEST OF THE DELEGATION OF THE ASSEMBLY OF KOSOVO (IMMEDIATELY AFTER THE CONSTITUTIONAL DECLARATION OF JULY 2, 1990) BASED ALSO ON SOME EXPLANATORY DOCUMENTS, UNPUBLISHED UNTIL

Është i pari shqiptaro-amerikan, që ka dëshmuar para Kongresit Amerikan për Kosovën në prill të vitit 1965, dhe ka vijuar me dëshmi të shumta para komisioneve kongresiane e qendrave studimore amerikane, kryesisht për problemin kosovar.

 Ne vitin 1968, formoi organizaten “Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë”.



 Në nëntor 1982, me Akademik Profesor Arshi Pipën organizuan Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën me pjesëmarrjen e 14 profesorëve evropianë dhe amerikanë, duke i bërë edhe peticion Pjesëtarit të Parlamentit Evropian Otto von Habsburg. 
Shoqëria Shqiptare Irlandë / Albanian Irish Society - President Ibrahim  Rugova & Professor Sami Repishti, 1993. | Facebook


Punimet e Konferencës janë botuar në librin “Studies on Kosova” (C.U.P.1984).
Sami Repishti:

 Në vitin 1978, shoqërinë “Kosova Relief Fund, USA, Inc.” për ndihmë financiare familjeve të persekutuara në Kosovë, fondacion të cilit i qëndroi në krye gjer më 2000. 
Scientific Conference

 Në vitin 1986, kërkoi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, që u realizua me sukses në vitin 1996, dhe atë kosovar në Washington, që u aprovua nga Presidenti i 46-të i ShBA-së Mr. William Jeferson Clinton (1993). 




Është bashkthemelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (1986) dhe drejtor ekzekutiv (1989-1992), bashkthemelues i American Friends of Albania e sekretar/arkëtar i saj (1992-1996), bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC 1996) dhe president i parë (1996-1998) - grupi i lobimit më me ndikim në Washington D.C. Eshtë  marrë me studime shqiptare dhe mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Ka qenë i  i martuar me Dianën  dhe i  ka dy fëmijë: një djalë Daren me profesion mjek, e vajzën Ava avokate, me nipa e mbesa. Ka banuar  në Ridgefield, CT ShBA.

VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KONFERENCË SHKENCORE NË INSTITUTIN  'GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU' NË NJU JORK NË VIGJILE TË 100 VJETORIT TË  PAVARËSISË SË SHQIPËRISËFotoreportazh nga PIERRE-PANDELI SIMSIA

Në emër të Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane,telegram ngushëllimi familjës Repishti i dërgojë Akademik Prof.dr.Skendër Kodra.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...