2024-11-25

Zbulohet plagjiatura e Ministres shqiptare Ogerta Manastirliu… e ka vjedhur në Afrikën e Jugut!

Zbulohet plagjiatura e Ministres shqiptare… e ka vjedhur në Afrikën e Jugut!


 


Zbulohet plagjiatura e Ministres shqiptare… e ka vjedhur në Afrikën e Jugut! Një tjetër plagjiaturë e shëmtuar, e tipit copy- paste është zbuluar këtë të hënë dhe kësaj here është e një Ministre të qeverisë Rama. Fjala është për Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila nuk është mjaftuar me vjedhjen e doktoraturës, por e ka marrë atë “copy paste” nga një doktorante e vitit 2008, në Afrikën e Jugut.


PLAGJIATURË E DOKTORATURËS SË MINISTRES SË SHËNDETËSISË!

Lëvizja Për Universitetin denoncon përdorimin që po i bëhet dijes universitare si trampolinë për karrieristët e politikës. Drejtuesit e universiteteve publike – ata që duke kërcyer nga karrigia në karrige janë kthyer në bajraktarët dhe zaptuesit e përhershëm të tyre – partia në pushtet i përdori jo vetëm që të legjitimojë reformën famëkeqe në arsimin e lartë, por nga duart e tyre po dekorohen me tituj të pamerituar usht...

Shiko më shumë
Fotografia e Për Universitetin
Fotografia e Për Universitetin
Fotografia e Për Universitetin
Fotografia e Për Universitetin
+5

 Fotot e plagjiaturës janë bërë publike nga Lëvizja për Universitetin dhe tregojnë fare mirë sesi punimi i doktoraturës së Ogerta Manastirliut është vjedhur dhe modifikuar në vetëm detaje të vogla. Ministrja madje as fotot e punimit nuk i ka ndërruar, por është mjaftuar t’i shqiptojë. (Kosova Sot) Tema e doktoraturës ka të bëjë me landfillin e Sharrës në punimin e Ministres së Shëndetësisë, ndërsa në atë të zonjës Fannie Mnisi flitet për një tjetër landfill që ndodhet në kontinentin e largët me Shqipërinë tonë. Për më tepër shikoni fotot e publikuara nga Lëvizja për Universitetin, ku duket qartë që Ministrja është mjaftuar me ndryshimin e emrit të landfillit. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një plagjiaturë e zyrtarëve më të lartë të vendit del në shesh në mënyrën më të shëmtuar, me një kopjim të rëmdomtë “copy paste”. 
Plagjiatura që 'vret' – Gazeta DITA


Disa javë më parë Taulant Muka do të publikonte plagjiaturën e zv.Ministrit të Arsimit Ervin Demos, përfshi dhe një punim të përbashkët të tij me deputeten e PS-së Blerina Gjylameti. Do të kalonin disa ditë dhe Ervin Demo do të jepte dorëheqjen, kurse Blerina Gjylameti ende nuk është prononcuar për plagjiaturën, gjithashtu e tipit të rëndomtë “copy paste”.


Lëvizja për Univeristetin, ka denoncuar ditën e sotme, plagjiaturën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Siç tregojnë pasazhet e publikuara, Manastirliu ka kopjuar nga puna e shkencore e një diplomanti në Afrikën e Jugut, Fannie Mnisi.

"Lëvizja Për Universitetin po i kthen sytë nga doktoratura e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut. Pas shakasë së hidhur që ishte premtimi “shëndetësi falas”, ndërkohë që çdo vit dhjetëra të sapodiplomuar në mjekësi marrin valixhet për jashtë shtetit, drejtimi i një ndër ministrive më jetësore në vend i lihet dikujt që ka gënjyer për punën e vet shkencore. Ka gënjyer sepse atë punë, siç tregojnë fotot më poshtë, në kapitujt hyrës e ka kopjuar thuajse në çdo gërmë nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi. Herë pas here në tekst duket se është zëvendësuar emri i lokalitetit Albert Luthuli me emrin e Tiranës, për të dalë në konkluzionet “shkencore” për famëkeqin landfill të Sharrës që i mori jetën minorenit Ardit Gjoklaj – atij që punonte natën për të blerë libra – për përfitimet e miqve të kryebashkiakut të Tiranës.

A është ky bataku në të cilin qeveritë shqiptare e kanë lënë shkencën e këtij vendi? Në vend të punës shkencore me dinjitet, mashtrim dhe turp! Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Ogerta Manastirliut nga posti i Ministres së Shëndetësisë."

Kujtojmë se plagjiatura ka çuar në dorëheqjen e mjaft ministrave apo zyrtarëve në vendet perëndimore. Kjo sjellje mashtruese, konsiderohet mjaft e rëndë, pasi bëhet fjalë për vjedhen e botimeve dhe punës intelektuale të personave të tjerë. Ndaj, pas një skandali të tillë, do të ishte e udhës që ministrja të largohej nga posti, njëlloj siç bëri zëvendësministri i Arsimit, Ervin Demo, pas zbulimit të plagjiaturës. Në punimin e kopjuar të Demos, ishte si bashkëautore, edhe deputetja Blerina Gjylameti, por ajo nuk e dha dorëheqjen dhe nuk u prononcua asnjëherë lidhur me skandalin.

Më poshtë gjeni materialet e plota të punimeve në fjalë:

1. “Environmental risk assessment associated with unregulated landfills in the Albert Luthuli Municipality, Mpumalanga Province, RSA”

(http://uir.unisa.ac.za/…/handle/10500/2274/dissertation.pdf…)

2. “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfill-in e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis”

(http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Ogerta-M…)

Ndërkohë ministrja Manastirliu ka reaguar lidhur me akuzën, duke thënë se është shpifje:

Reagimi:

http://www.tpz.al/2018/12/03/plagjiatura-reagon-ogerta-manastirliu-shpifje-kam-punuar-me-profesionalizem/

http://www.tpz.al/2018/12/04/levizja-per-universitetin-i-pergjigjet-manastirliu-ja-si-kopjove-fjale-per-fjale-nga-puna-e-fannie-mnisi/?fbclid=IwAR2pzdagZcdJ3PhkHtKoz-q9_oRjV6ZMtxjzKxlA6_6yXe38djbJcYfMC2g


PLAGJIATURË E DOKTORATURËS SË MINISTRES SË SHËNDETËSISË!

Lëvizja Për Universitetin denoncon përdorimin që po i bëhet dijes universitare si trampolinë për karrieristët e politikës. Drejtuesit e universiteteve publike – ata që duke kërcyer nga karrigia në karrige janë kthyer në bajraktarët dhe zaptuesit e përhershëm të tyre – partia në pushtet i përdori jo vetëm që të legjitimojë reformën famëkeqe në arsimin e lartë, por nga duart e tyre po dekorohen me tituj të pamerituar ushtarët e bindur të pushtetit që drejtojnë ministritë e këtij vendi. Para pak kohësh Taulant Muka denoncoi plagjiaturën e ish-zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës, ish-anëtarit të Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkim Shkencor, e tanimë edhe ish-zv/Ministrit të Arsimit në vend, Ervin Demos.

Lëvizja Për Universitetin po i kthen sytë nga doktoratura e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut. Pas shakasë së hidhur që ishte premtimi “shëndetësi falas”, ndërkohë që çdo vit dhjetëra të sapodiplomuar në mjekësi marrin valixhet për jashtë shtetit, drejtimi i një ndër ministrive më jetësore në vend i lihet dikujt që ka gënjyer për punën e vet shkencore. Ka gënjyer sepse atë punë, siç tregojnë fotot më poshtë, në kapitujt hyrës e ka kopjuar thuajse në çdo gërmë nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi. Herë pas here në tekst duket se është zëvendësuar emri i lokalitetit Albert Luthuli me emrin e Tiranës, për të dalë në konkluzionet “shkencore” për famëkeqin landfill të Sharrës që i mori jetën minorenit Ardit Gjoklaj – atij që punonte natën për të blerë libra – për përfitimet e miqve të kryebashkiakut të Tiranës.

A është ky bataku në të cilin qeveritë shqiptare e kanë lënë shkencën e këtij vendi? Në vend të punës shkencore me dinjitet, mashtrim dhe turp! Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Ogerta Manastirliut nga posti i Ministres së Shëndetësisë.

Lëvizja Për Universitetin është zotuar të luftojë ndër të tjera edhe për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë duke denoncuar abuzuesit me të, qofshin ata pedagogë që s’e meritojnë këtë emër, drejtues-bajraktarë, ministra a kryeministra. Ky është vetëm fillimi! S’keni parë gjë akoma!

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...