2024-11-28

VATRA PËRSHËNDET VENDIMIN E GJYQËSORIT SHQIPTAR PËR LIRIMIN NGA ARRESTI TË LIDERIT TË OPOZITËS PROF. DR. SALI BERISHA

 



Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” mirëpret vendimin e gjygjësorit shqiptar për lirimin nga arresti shtëpiak të liderit të opozitës shqiptare Prof. Dr. Sali Berisha.

Ky vendim është lajm i mirë për Shqipërinë, ambientin politik, klimën parlamentare, demokracinë dhe pavarësinë e gjygjësorit në Shqipëri.

Në këtë kohë dinamike kur Shqipëria angazhohet për integrim në BE, një mjedis stabil politik me funksionim të mirëfilltë të institucioneve të drejtësisë dhe raporte brenda normave të konkurencës politike pozitë – opozitë i duhet më shumti Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Duke i dëshiruar shëndet dhe punë të mbarë Dr. Berishës, unë si kryetar dhe “VATRA” si organizata më e vjetër shqiptare në SHBA, besojmë fuqishëm në drejtësinë dhe fuqinë e së drejtës dhe të vërtetës.

Urojmë që të dëgjojmë vetëm lajme të mira nga atdheu i ynë i begatë.

Me shpresën për tu takuar së shpejti në Tiranë dhe Uashington,

Me respekt

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”,

Dr. Elmi Berisha


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...