2024-11-30
Krejt çka ndodhi në veri, flasin dr.Xhelal Sveçla dhe kolonel Gazmend Hoxha
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka dhënë detaje për angazhimin e institucioneve të vendit dhe aksionin e policisë pas sulmit terrorist në Zubin Potok, ku në kanalin e ujit Ibër-Lepenc ndodhi një shpërthim i fuqishëm, duke rrezikuar infrastrukturën vitale për qytetarët e vendit.
Pas hetimeve intensive, sot në dhjetë lokacione në veri janë arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në veprime kriminale e terroriste. Ministri Sveçla theksoi se aksioni ka rezultuar me konfiskimin e një arsenali të armëve dhe municionit, eksplozivit, pajisjeve të ndryshme përfshirë emblema e qindra uniforma e pajisje ushtarake të cilat do të shërbejnë si dëshmi relevante që ndërlidhen me akte kriminale.
“Ky sulm terrorist nuk është vetëm një sulm terrorist i rëndomtë por është një sulm i organizuar apo planifikuar mirë nga grupe apo organizata që janë profesionistë në kryerjen e sulmeve të tilla terroriste e të cilat shkaktojnë dëm të mëdha ndaj infrastrukturës kritike. Synimi i tyre ka qenë të maksimalizohet dëmtimi në dëm të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Pas hetimeve intensive të hetuesve policor sot në orët e mëngjesit sot në dhjetë lokacione në veri të vendit janë realizuar kontrolle me ç’rast janë arrestuar dhe shoqëruar në stacioni policore tetë persona të dyshuar mbi dyshimin për përfshirje në veprimet kriminale e terroriste. Kontrolli i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë dhe Agjencinë Kosovare të Intelegjencës ka rezultuar me konfiskimin e një arsenali të armëve dhe municionit, eksplozivit, pajisjeve të ndryshme përfshirë emblema e qindra uniforma, e pajisje ushtarake të cilat do të shërbejnë si dëshmi relevante që lidhen me aktet kriminale”, tha Sveçla.
Ministri i MPB-së, Sveçla tha se institucionet e Kosovës do të parandalojnë aktet e tilla terroriste në të ardhmen dhe të zbardhet ky rast dhe përgjegjësitë të marrin dënimin e merituar.
“Kjo dëshmon që qeveria e Kosovës me institucionet e saj nuk do të ndalet derisa të gjithë këta kriminelë e terroristë të arrestohen e të përballen me drejtësinë…Policia e Kosovës do të vazhdojë me masat shtesë në shkallë vendi e po ashtu edhe në veri të vendit, me qëllim të parandalimit të sulmeve të tilla terroriste, ruajtjes së sigurisë publike dhe ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim”, potencoi Sveçla.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gamzend Hoxha në këtë konferencë për media të jashtëzkonshme tha se kanë konfiskuar mbi 200 uniforma ushtarake, 6 zolla, 3 granata dore, 2 armë AK47, 1 revole, municion të kalibrave të ndryshëm, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, para dhe pajisje të tjera.
“Si rezultat i zbatimit të këtyre kontrolleve janë sekuestruar prova të shumta materiale që mund të ndërlidhen me këto raste apo edhe me raste të tjetra që janë duke u trajtuar nga Policia e Kosovës. Si në vijim, janë sekuestruar mbi 200 uniforma ushtarake, 6 raket hedhës dore apo zolla, 3 granata dore, 2 armë AK47, 1 revole, municion të kalibrave të ndryshëm, pjesë të armëve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në euro dhe dinarë dhe pajisje të tjera. Pom ashtu në një rast tjetër të dnarë sot në Zveçan, policia ka gjetur të fshehura nëj sasi të konsiderushme të armatimit”, theksoi Hoxha.
Drejtori i PK-së ka thënë po ashtu se shumica e personave tek të cilët sot është kryer kontrolli në pronën e tyre, janë persona të dyshimtë të lidhur me mbrojtjen civile dhe që nga Qeveria e Republikës në vitin që vitin që shkoi është shpallur organizatë terroriste.
“Shumica e personave të cilët sot është kryer kontrolli në pronën e tyre, janë persona të dyshimtë të lidhur me mbrojtjen civile dhe që nga qeveria e Republikës në vitin që vitin që shkoi është shpallur organizatë terroriste. Mund të ketë implikime dhe lidhje po ashtu edhe me terroristin Radoiqiq”, theksoi Hoxha.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë po ashtu se shumica absolute e prodhimeve të arsenalit janë serbe.
“Një pjesë e tyre janë edhe pjesë e strukturave tashmë të njohura si mbrojtja civile apo Brigada e Veriut. Ata janë të mbështetur, të financuar, të trajnuar dhe të shtyrë nga Serbia me qëllim të destabilizimit të Republikës së Kosovës…Sipas disa vlerësimeve një pjesë e arsenalit të cilët në vazhdimësi zbulohen janë pjesë e arsenalit të sjelljes më herët. Patjetër që ka edhe sjellje të reja… Në ndajmë pjesën më të madhe të kufirit të shtetit tonë me Republikën e Serbisë, një pjesë e këtij kufiri është vështirë e kontrollueshme. Sa më shumë armë, sa më shumë pajisje, jashtëzakonisht uniforma të sillen që në një moment të caktuar të ketë një rezistencë të organizuar ashtu siç kishim në rastin e sulmit terrorist në Banjskë. Shumica absolute e prodhimeve janë serbe. Një pjesë e madhe e tyre janë ekskluzivisht ushtarake të cilat nuk gjenden lehtë as në tregun e zi e mos të flasim për treg legal. Eksplozivi i përdorur mbrëmë është material i cili pothuajse është i pamundur të gjendet përveçse nëse nuk është i furnizuar drejtpërdrejtë nga magazinat e ushtrisë”, tha ai.
Një shpërthim i fuqishëm mbrëmë në Varagë të Zubin Potok, ka dëmtuar kanalin e ujit Ibër-Lepenc.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti këtë sulm në veri të Kosovës e ka quajtur kriminal dhe terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia. Sulmin e kanë denuar edhe bashkësia ndërkombëtare dhe kanë kërkuar sjelljen e autorëve përgjegjës para drejtësisë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.
Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD. Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
-
- Nga Flori Bruqi Administrata e ish presidentit deri sotëm Joe Biden kishte prioritet diçka ...
-
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami,PHD AAAS. STUDIM EKSPLIKATIV HISTORIK DHE FILOZOFIK QË SAKTËSON VIKTIMËN DHE AGRESORIN L ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
No comments:
Post a Comment