Plagjiatura në Kosovë më së shpeshti është përmendur si fenomen në radhët e literaturës së botuar në fushën e shëndetësisë. Në këtë kuadër, rasti i fundit është edhe libri universitar “Neurotrauma”, i cili është promovuar këtë vit, i autorit Prof. Dr. Arsim Morina, dhe është vlerësuar nga grupi i profesionistëve shëndetësorë si një libër plagjiat. Dr.specialist Talat Gjinolli, neurokirurg, ka deklaruar në një konferencë për media, se libri për rreth 95 për qind është i kopjuar dhe i përkthyer, siç thotë ai, dobët, derisa shërben si libër universitar edhe për studentët e mjekësisë.
“Meqenëse është në treg, libri dhe është lexuar. Rreth 95 për qind është i kopjuar nga librat ekzistues të botuesve në gjuhën angleze dhe serbo-kroate. Gjatë analizimit të librit nga profesionistë shëndetësorë, të cilët i përfaqësoj unë, kemi ardhur në konkludime se, libri është pothuajse komplet plagjiaturë”, ka thënë Gjinolli.
Talat Gjinolli ka thënë se në emër të grupit të profesionistëve shëndetësorë, do të kërkojë që ky libër të tërhiqet menjëherë nga tregu dhe të formohet një grup ekspertësh që të analizojë vërtetësinë e këtij libri, meqë, siç thotë ai, është i bindur se ky libër është 95 për qind plagjiaturë.
“Unë jam si eksponent i grupit punues, unë e mbaj gjithë përgjegjësinë morale dhe do të kërkoj falje publike nga opinioni nëse puna jonë do të dalë si e pavërtetë, apo edhe autorit do t’i përgjigjem nëse del që ne jemi gabim, edhe moralisht, edhe financiarisht”, ka deklaruar Gjinolli.
Kurse, në pyetjen e gazetë" Bota sot" drejtuar Dr.Mehmet Maxhunit,kirurg abdominal , në cilësinë e ish prodekanit të Fakultetit të Mjekësisë n, që nëse vërtetohet se libri është plagjiaturë, çka do të ndërmarrë, ai është përgjigjur:
“Çka duhet ndërmarrë, unë nuk e di, a ka ndonjë rregullore ose ndonjë gjë që do të duhej të sanksionojë këto gjëra. Nuk e di!”.
Sidoqoftë, sipas grupit të ekspertëve, të cilët kanë analizuar autorësinë e librit “Neurotrauma” del se në tekstet origjinale pjesa më e madhe e paragrafëve pason me referenca, të cilat në librin plagjiat as që janë përmendur. Qëndrimet dhe rezultatet e autorëve tjerë paraqiten si të vetat, pa përdorur fusnota dhe pa i cekur fare autorët e librave origjinalë
Burimi : https://www.botasot.info/kosova/220538/plagjiatura-ne-universitetet-e-kosoves/)
2.https://telegrafi.com/plagjiatura-ne-universitet/
“ Edhe kur zbulimet e plagjiaturave të stafit akademik janë publikuar nëpër media, plagjiatorët jo që nuk kanë dhënë dorëheqje, por në shumicën dërrmuese të rasteve as që u janë nënshtruar kësaj, nga ato pak raste kur ndonjë masë është ndërmarr janë shfuqizuar më pas, për më tej shumë prej plagjiatorëve edhe janë avancuar”, u shpreh Gashi.
Si raste më të veçanta që u theksuan për plagjiaturë ishin ato të marra nga punimet e bashkëshortëve të tyre si ai i dekanes së Fakultetit të Filologjisë, Lindita Sejdiu-Rugova e cila kishte vjedhur për punimin e saj të doktoratës nga punimi i bashkëshortit të saj, Prof.dr.sci.Bardh Rugova
Burimi: 3.https://www.botasot.info/kosova/953002/publikon-emrat-e-16-profesoreve-qe-kryen-plagjiature-ne-up/
Rikujtojmë që për plagjiatura të mundshme u akuzuan shtatë profesorë të Fakultetit të Mjekësisë. Deri në zbardhjen përfundimtare të këtij rasti dhe vendosjes së një sistemi efikas anti-plagjiaturë, Ditën Ndërkombëtare të Pronës Intelektuale organizata jonë do ta shënojë si ditë zie dhe vaji për Arsimin e vendit.
Ndryshe revista “Veritas” në mars të vitit 2021 publikoi rastin e plagjiaturave të profesorëve nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tetovës, por ky rast ende nuk po merr epilog. Inspektorati i Arsimit, Ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturës thonë se nuk janë kompetent për të vërtetuar nëse profesorët kanë bërë plagjiat për punimet shkencore. Rasti është dashur që të paraqitet në Polici ose Prokurori, por kjo deri më tani nuk është bërë. Të gjitha rrugët çojnë në Universitetin e Tetovës, por nga atje vazhdojnë të heshtin për këtë rast.
Burimi :
5.https://arkiv.portalb.mk/768785-plagjiaturat-rasti-qe-nuk-po-merr-epilog-te-gjitha-rruget-cojne-ne-ut-por-ajo-hesht/
Burimi:
6.https://arkiv.portalb.mk/735303-skandali-me-plagjiatet-ne-universitetin-e-tetoves-kush-po-akuzon-ke/