2024-11-29

Fake doctors selling prostatitis treatment online

Allegation: The well-known Albanian urologist reveals that doctors have deceived men who wanted to treat prostate inflammation Rating: False The preparations offered on the online website, by fake doctors, do not cure the prostate, as claimed on these pages. "Faktoje" verified another article with medical advice where everything was fabricated in order to sell the product. Articles are circulating online, where it is claimed that there is a preparation that cures the prostate, even hinting that Albanian doctors are torturing patients with old methods. “ Medical practices left over from the 19th century. A well-known Albanian urologist has shown how doctors have deceived men who wanted to treat inflammation of the prostate and swelling of the prostate "- it is reported on the online page that is not for nothing titled "Healthy Life". Article circulating online The article is built in the form of an interview with a doctor, whose name is Dijon Elesi. The article emphasizes that he is a urologist, academic, scientist. But is that doctor really in our health system? Faktoje decided to do a verification of the writing, first by searching on the doctor in question, From the search made in the list of Albanian doctors , but also on the official website of the " Mother Teresa " University Hospital Center, there is no health specialist with this name. We also did a verification of the image used for the doctor in question, where it turns out that in fact the photo has been circulating on the internet since at least 2021 and is an image of stock photos that are sold online with generic images. So in this case, the interview is made up with fake doctors, to make it believable to the online readers and encourage them to buy the product. In a series of articles published by Faktoje, doctors have advised caution with the use of these supplements that are sold online, suggesting that you first consult with specialist doctors. Regarding the healing effect of the treatment against inflammation of the prostate, which is advertised through this article, the American Foundation of Urological Care advises consultation with a doctor to obtain an accurate diagnosis of prostatitis and, therefore, the appropriate treatment. False marketing and advice not to trust doctors to sell certain medications is a serious concern on social media.

 Urologu i njohur shqiptar zbulon se mjekët kanë mashtruar meshkujt që donin të trajtonin inflamacionin e prostatës

E pavërtetë Preparatet e ofruara në website online, me mjekë të rremë, nuk shërojnë prostatën, siç pretendohet në këto faqe. “Faktoje” verifikoi një tjetër artikull me këshilla mjekësore ku gjithçka ishte e sajuar me qëllim shitjen e produktit. Online po qarkullojnë artikuj, ku pretendohet se ekziston një preparat që shëron prostatën, madje duke aluduar se mjekët shqiptarë po i torturojnë pacientët me metoda të vjetra. “Praktikat mjekësore të mbetura nga shekulli i 19-të. Një urolog i njohur shqiptar ka treguar sesi mjekët kanë mashtruar meshkujt që donin të trajtonin inflamacionin e prostatës dhe ënjtjen e prostates”-raportohet në faqen online që jo më kot titullohet “Jetë e shëndetshme”. Artikulli që qarkullon online Artikulli është ndërtuar në formën e intervistës me një mjek, që quhet Dijon Elesi. Në shkrim theksohet se ai është urolog, akademik, shkencëtar. Por, a është vërtetë ai mjek në sistemin tonë shëndetësor? Faktoje vendosi të bëjë një verifikim të shkrimit, fillimisht duke kërkuar mbi mjekun në fjalë, Nga kërkimi i bërë në listën e mjekëve shqiptarë, por edhe në faqen zyrtare të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk rezulton një specialist shëndeti me këtë emër. Ne bëmë edhe një verifikim të imazhit të përdorur për mjekun në fjalë, ku rezulton se në fakt foto qarkullon në internet së paku që prej vitit 2021 dhe është një imazh i arkivave të fotove që shiten online me imazhe gjeneraliste. Pra, në këtë rast, intervista është e sajuar me mjekë të rremë, për ta bërë të besueshme për lexuesit online dhe për t’i nxitur që të blejnë produktin. Në një sërë artikujsh të publikuar nga Faktoje, mjekët kanë këshilluar që të tregohet kujdes me përdorimin e këtyre suplementeve që shiten online, duke sugjeruar që paraprakisht të këshilloheni me mjekët specialistë. Përsa i përket efektit shërues të trajtimit ndaj inflamacionit të prostatës, që reklamohet nëpërmjet këtij artikulli, Fondacioni Amerikan i Kujdesit Urologjik këshillon konsultë tek mjeku për të marrë një diagnozë të saktë prostatiti dhe, si rrjedhojë, trajtimin e duhur. Marketingu i rremë dhe këshillat për t’iu mos besuar mjekëve, me qëllim shitjen e medikamenteve të caktuara, përbëjnë një shqetësim serioz në mediat sociale.


Artikulli që qarkullon online: https://faktoje.al/mjeke-te-rreme-per-shitjen-online-te-trajtimit-kunder-prostatitit/

Mjek të tillë në Kosovë nu ka.






Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...