Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/27

‘Qyteti sekret’ ushtarak nën akujt e Groenlandës, rishfaqet në imazhet satelitore

 

Në thellësitë poshtë shtesave të akullta të Groenlandës gjendet një labirint tunelesh që më parë konsideroheshin një nga vendet më të sigurta në botë, shkruan rrjeti britanik Metro.

Tunelet e krijuara gjatë rivalitetit të superfuqive të njohur si “Lufta e Ftohtë”  përfshiheshin në projektin amerikan “Iceworm” (Krimbi i akullit) kur SHBA kërkonte të vendoste raketa dhe mjete lufte në sistemin e tuneleve, në rast se përkeqësoheshin tensionet me BRSS.

Por më pak se një dekadë pas nisjes së projektit në vitin 1967 imjanti u braktis siç raportohej, kur studiuesit nisën të shqetësoheshin stabilitetin e ndërtimit dhe mundësisë së lëvizjes së akullnajës.

Sistemi tre km i gjatë i tuneleve kishte laboratorë, dyqane e kinema, si dhe akomodim për qindra ushtarë.

Ushtria e SHBA kishte larguar nga impjanti reaktorët bërthamorë të energjisë por jo mbetjet e shumta toksike që mbetën nën dëborë, shkruan rrjeti Metro.co.uk

Tunele të tilla janë ndërtuar nga shume ushtri paranojake në disa vendndodhje në botë, duke menduar se nevojitet një stehim në rast të Luftës së Tretë Botërore.


Një tjetër impjant gjigant ndodhet në pyjet e Worcestershire në Britani, ashtu dhe në malet Peters në Virginia, SHBA.

Një sistem tunelesh në Raven Rock në Pennsylvania besohet se mund të strehojë deri në 1,400 njerëz, shkruan Metro.

FOTO GALERI
1/3
Tunele të tilla janë ndërtuar nga shume ushtri paranojake në disa vendndodhje në botë

Top Channel

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...