2024-11-28

‘Lista Serbe’ duhet të shpallet antikushtetuese dhe kësisoj t'i pamundësohet gara

 




                                                   Nga -Arsim Haziri


Lista serbe gjithnjë ka qenë në shërbim të asaj çfarë e ka promovuar Serbia, destruktivitetit të vazhdueshëm dhe të papenguar të paktën deklarativisht prej autoriteteve ndërkombëtare. Kjo parti, asnjëherë nuk ka shërbyer për ato që është thirrur vazhdimisht, dhe haptazi e ka devijuar misionin e saj duke qenë në armiqësi të thellë me çdo politikë shtetërore.


 


-Por, këtë parti konsideroj se ligjet dhe kushtetuta jonë duhet ta shpallë të rrezikshme dhe ilegjitime duke e nxjerrë prej pluralizmit politik, një vlerë dhe mundësi universale e përfaqësimit.

Lista serbe, duke qenë në harmonizim të thellë me Beogradin, bojkotimin e linear të institucioneve e kishte parë si mundësi për ta rritur nivelin e viktimizimit dhe kësisoj t'i kontribuojë mundësisë për formimin e zajednicës, si domosdoshmëri për një organizim më të mirë e denjët për serbët në Kosovë.

Kjo logjikë iu dështoj suksesshëm, duke iu minimizu fuqishëm edhe mbështetja evropiane(diçka çka e kanë dashur tejet shumë) ashtu edhe hapësira ligjore, e cila krijon mundësi të mirë egalitare për çfarëdo çështje me rëndësi. Tashmë kur kemi parasyshë se krejt mekanizmat 'kërcenues' rreth formimit të bashkësisë së komunave iu zvetnuan, kanë parë të rrugës t'iu nënshtrohen procesit zgjedhor, sërish si mundësi për ndonjë kushtëzim të radhës, që do të mund t'i legalizonin kërkesat e tyre.

Kjo parti duhet të shpallet antikushtetuese dhe kësisoj t'i pamundësohet gara dhe përfaqësimi i politikave destruktive, mbase siç dihet apo siç e kërkon pluralizmi politik, partitë si organizime, për objektiv kanë ofrimin e programeve rreth të cilit do të mund të ngritej mirëqenia, jo edhe të mos synohet ajo, pasi ligji për financimin e partive e mbështetë edhe këtë parti, pavarësisht se ka mision abnormal e dehuman.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...