Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/27

Sali Berisha: Po Meta dhe Salianji që janë në burg? Berisha: Beteja për lirimin e tyre e pandërprerë

 Sali Berisha u pyet nga gazetarët në konferencën për shtyp edhe lidhur me Ilir Metën dhe Ervin Salianjin që ndodhen në burg.

Pas doli nga arresti shtëpiak, Berisha shprehet se do vijojë beteja e pandërprerë për lirimin e Ilir Metës dhe Ervin Salianjit nga burgu.

'Beteja për lirimin e tyre e pandërprerë, Shqipëria është diktaturë me të burgosur politikë. Beteja për lirimin e tyre e pandërprerë.'


 Sali Berisha në konferencën me gazetarët u pyet edhe për kryeministrin Rama, se si e ka pritur ky i fundit lirimin e tij nga arresti shtëpiak.

Berisha tha se ai tmerrohej kur ndodhej në dritare jo më tani që është i lirë në fushën politike.

'Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoni tani në fushë. Të vijë në debat po ia mbajti. Ai tmerrohej nga dritarja. Pse e mori atë masë? Të vijë të dalë në debat. T’ia nxjerr të gjitha një nga një, lidhjet me krimin që ka. Vjedhjet që ka bërë, dhunimin e institucioneve që ka bërë.'

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...