2024-11-29

Shënimet e krimbit Smolinski


Flori Bruqi (@flori_bruqi) / X


Shkruan: Flori Bruqi


 Gjinia: Roman ,:Azem Deliu 
Shtëpia botuese: Onufri Viti: 2018 Fq. 80 Pesha: 0.145 kg. 
ISBN: 978-9928-261-48-9

Azem Deliu: Literature has the fate of being the product of an effort that is not carried out, never finished


Azem Deliu u lind me 10 janar 1996 në Skënderaj, Kosovë. Në letërsi debutoi me vëllimin poetik "Funerali i shiut" në vitin 2013 ndërkohë që, si student i parakohshëm, kishte marrë çmimin "Student i dalluar".

Megjithatë, suksesin që do ta bënte emër të letërsisë shqipe, e arriti me romanin "Puthësi i paligjshëm", i cili u botua edhe në Londër në gjuhën angleze dhe u lexua në Festivalin e Fabulës në Poznan të Polonisë në shqip dhe polonisht.


Pjesë të krijimtarisë së tij janë prezentuar dhe botuar në anglisht, serbisht, gjermanisht dhe polonisht. 


Shtypi shqiptar dhe i huaj e ka krahasuar me emra si Dostojevski, Kadare e të tjerë.


"Shkrimtari i madh i vendit të vogël", titullohet komenti për të në shtypin freng ndërkohë që në gazetën më të madhe polake, Wyborcza, u argumentua se a janë të drejta krahasimet që shtypi ia bën Deliut me Kadrenë, derisa u komentua si ''një emër për t'u mbajtur në mend'' pak para takimit me publikun në Rezidencën e Artistëve në Poznan të Polonisë. 


Që nga mosha 19 vjeçare, Azem Deliu është antar i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës.


Shenimet e krimbit Smolinski, Azem Deliu



 Mbi librin Piotr Smolinski, shkrimtar i njohur polak, ftohet në një rezidencë artistësh në Kosovë ku ndeshet me mentalitetin e pasluftës, e që në disa pika, i kujton problemet e pas rënies së komunizmit në vendin e tij. Shkrimtari biseksual me vetëbesim të pakët, na nis në një rrëfim që kapërcen nëpër krejt problemet e fëmijërisë që kanë rezultuar ndoshta, në pasiguritë e tij të sotme. Përballjet e tij me familjen, traditën, kishën, e në fund fare, me veten, e bëjnë të mbajë nofkën dëshpëruese "krimb i pandershëm". Ndonëse një nofkë e vënë nga të tjerët, në këtë roman ajo përjetohet si diçka që buron prej vetes. Sepse, siç thotë Smolinski, "Njeriu i merr seriozisht veç ato që ia ka thënë vetes para se t'ia thonë të tjerët". Komente mbi librin "Kush është shqiptari njëzetedyvjeçar, Azem Deliu nga Kosova, antiutopia debutuese e të cilit "Puthësi i paligjshëm" po i tërheq vëmendjen lexuesit evropian. A është ai një zë origjinal dhe i freskët në letërsinë shqiptare, apo vetëm një prodhim i kritikës vendase dhe të huaj, e cila me cdo kusht do të donte ta pagëzonte si "Ismail Kadarenë e ri", shkrimtarin më të njohur shqiptar, kandidat për Çmimin Nobel? Deliu pikëton robërimin. Ia vlen që emri Azem Deliu të mbahet mend. Ky shqiptar njëzetedyvjeçar flet edhe për ne. Dhe na flet ne." Dorota Horodyska, Gazeta Wyborcza, Poloni "Sidoqoftë, me Deliun, Kosova duket se e ka yllin e ri të letërsisë europiane." Shtypi frëng "Azem Deliu është prozator i pasionuar pas gjuhës së dëftimit, një alkimist i fjalës deri në perfeksionizëm." Agron Gashi "Deliu ka kaluar një sprovë duke lënë shenjën e një njeriu që kërkon të trokasë në prozën e sotme me atë çfarë i kërkohet njeriut të kuptojë jo vetëm sot..." Agim Baçi Mbi autorin Azem Deliu u lind me 10 janar 1996 në Skënderaj, Kosovë. Në letërsi debutoi me vëllimin poetik "Funerali i shiut" në vitin 2013 ndërkohë që, si student i parakohshëm, kishte marrë çmimin "Student i dalluar". Megjithatë, suksesin që do ta bënte emër të letërsisë shqipe, e arriti me romanin "Puthësi i paligjshëm", i cili u botua edhe në Londër në gjuhën angleze dhe u lexua në Festivalin e Fabulës në Poznan të Polonisë në shqip dhe polonisht. Pjesë të krijimtarisë së tij janë prezentuar dhe botuar në anglisht, serbisht, gjermanisht dhe polonisht. Shtypi shqiptar dhe i huaj e ka krahasuar me emra si Dostojevski, Kadare e të tjerë. "Shkrimtari i madh i vendit të vogël", titullohet komenti për të në shtypin freng ndërkohë që në gazetën më të madhe polake, Wyborcza, u argumentua se a janë të drejta krahasimet që shtypi ia bën Deliut me Kadrenë, derisa u komentua si ''një emër për t'u mbajtur në mend'' pak para takimit me publikun në Rezidencën e Artistëve në Poznan të Polonisë. Që nga mosha 19 vjeçare, Azem Deliu është antar i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...