2024-11-20

Pierre Lemaitre ; Mirupafshim atje lart

 Mirupafshim atje lart

Kategoria: Roman
Autori:Pierre Lemaitre
Përktheu:Lindita Gjetani
Botues:Dituria
Viti: 2024
Fq. 520
Pesha: 0.560 kg
ISBN:978-9928-816-07-8
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Tetor 1918. Pasi i mbijetuan masakrës së Luftës së Madhe, në vitin 1918, Alberti dhe Eduardi gjenden të margjinalizuar nga shoqëria. Albertin, një punonjës modest dhe i pasigurt që ka humbur gjithçka, e shpëton në fushën e betejës, në ditët e fundit të konfliktit, Eduardi, një djalë i pasur, i guximshëm dhe i çuditshëm, me dhunti të jashtëzakonshme artistike. Pas lirimit nga detyra, të dënuar me një jetë të mjerueshme dhe të përjashtuar nga çdo gjë, ata vendosin të hakmerren duke shpikur një mashtrim kolosal në dëm të vendit të tyre, duke e ngritur sakrilegjin në statusin e një vepre arti.

Mirupafshim atje lart është një roman emocionues dhe i guximshëm që rrëfen trazirat e periudhës së parë të pasluftës, iluzionet e armëpushimit, hipokrizinë e Shtetit që lëvdon të vdekurit, por harron të gjallët, neverinë e ngritur në virtyt.


Mirupafshim atje lart, Pierre Lemaitre



Në një atmosferë të errët dhe vizionare, Pierre Lemaitre përshkruan tragjedinë e madhe të një brezi të humbur, me një talent dhe mjeshtëri të tillë, që e futin këtë shkrimtar në traditën e atyre romancierëve të zot, nga Dumas-i te Victor Hugo, ku pasioni që çlirohet nga historitë e mëdha bashkohet me ekselencën letrare.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...