Nga Flori Bruqi
Disa nga Sukseset e Aziz Salihut
1970 - Kampion i Jugosllavisë për junior
1971 - Kampion i Jugosllavisë për junior (për herë të dytë)
1972 - 1990 - Tetë herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale (duke përfshire 5 here radhazi)
1980 -
Fitues i turneut të Beogradit
1980
- Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike në Moskë, Rusi,
1981
- Vendi i tretë në kampionatin Evropian në Tampere, Finlandë (medalja e bronztë)
1981 - Kampion Ballkanik në Pullë, Kroaci (medalja e artë)
1982 - Kampion Ballkanikë në Bursë, Turqi për here të dytë (medalja e artë),
1983 - Kampion Ballkanik në Athinë, Greqi për herë të tretë (medalja e arte)
1984 - Fitues i dorezës së artë në Beograd
1984 - Fitues i turneut ndërkombëtar në Bengazi, Libi (medalja e artë),
1984 - Vendi i tretë në Lojërat Olimpike në Los Angeles, ShBA (medalja e bronzt),
1985 - I treti në kampionatin Evropian në Budapest, Hungari (medalja e bronzt),
1985 - Kampion Ballkanikë në Prishtinë, Kosovë, për herë të katërt (medalje e arte)
1987 - I treti në kupën Botërore ne Beograd (medalje e bronzt)
1987 - Kampion në Lojërat Mesdhetare në Lataki, Siri (medalja e artë)
1988 - Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike në Seul, Korea Jugore për here të tretë.
1988 - Kapiten i reprezentacionit evropian në ndeshjen EVROPA kundër ShBA-s
Disa kundërshtar të Azizit
Ka fituar boksierin me renome botërore Alexandar Jagupkin ne finalen e turneut të Beogradit (1980).
Prap në finale të turneut të dorëzës se artë në Beograd në vitit (1984) e mposht ish-kampionin botëror nga Rusia, Abadzhian.
Ka fituar kampionin botëror në amatorizëm dhe profesionalizëm Francesko Damiani në turneun ndërkombëtar në Bengazi të Libisë në vitin (1984).
Ka fituar nga Tony Berton, Graig Payne, Hakan Brock, Ferenc Somodi, Marvis Frazier (djali i George Fraizer), Peter Hysing etj...
Ka humbur nga kampioni Olimpik dhe botëror në amatorizëm dhe profesionalizëm Tyrell Biggs padrejtësisht në gjysmëfinale të lojërave Olimpike ne Los Angeles, Biggs i cili ka mposhtur në kualifikime të Lojrave Olimpike të madhin Mike Tyson.
Dhe ka humbur nga ish kampioni botërorë në amatorizëm nga rusi Pyotr Zayev.
Por, siç është duke i kujtuar ditët e mrekullueshme të rinisë, Aziz Salihu përnjëherë ndërpret buzëqeshjen. Kërcen në një tjetër temë.
Fillon të ankohet nga telashet e tanishme.
Dikur ishte ndër njerëzit më të famshëm në ish-Jugosllavi, ndërsa tani ballafaqohet çdo ditë me probleme të njëjta.
Fjala është për ish-boksierin e famshëm dardan, Aziz Salihun, i cili i kishte veshur dorëzat e boksit falë përkrahjes që e kishte nga nëna e tij, pasi babai nuk dëshironte ta shohë duke u rrahur nëpër ringje.
“Të gjithë e dinë se kush ka qenë Aziz Salihu në ish-Jugosllavinë.
Më i njohur se unë ishte vetëm këngëtarja Lepa Brena.
I kam zhvilluar rreth 500 meçe, por vetëm 26 herë kam humbur.
Nuk është pak të jesh në kulmin botëror për 12 vjet”, thotë për “Agjencionin Floripress ” boksieri Aziz Salihu, fituesi i një medaljeje olimpike, derisa kujton momentin më të mirë të jetës së tij.
“Kam pasur duele me boksierët më të njohur në botë, si: Alexandar Jagupkin, Francesko Damian, Tyrell Biggs, Pyotr Zayev dhe shumë të tjerë.
Ishte kënaqësi të boksosh në arena të mëdha me boksier të tillë.
Mirëpo, përshtypja më e mirë gjatë karrierës sime ishte kur si kapiten i përfaqësueses së Evropës u ndeshëm me përfaqësuesen e ShBA-ve”, i kujton “Zizi” me emocione kohët më të mira të tij.
“Zizit” i dhembte koka, kundërshtarëve krejt trupi .
Prej shumë luftërave që i ka zhvilluar, Aziz Salihu e kujton atë më të vështirën që e kishte përjetuar. “Ishte një boksier grek, Peigji, i cili kishte sfiduar boksier të njohur si Tayson, Holifild, Lenoks e disa të tjerë.
E kisha shumë vështirë. Pas duelit me grekun, një kohë të gjatë kam pasur dhimbje koke, por jam i bindur se atij i ka dhimbt çdo pjesë e trupit, sepse e kam pas rrahur shumë keq”, thotë “Zizi” duke qeshur.
Ai tregon se shumë ish-kundërshtarë i ka takuar pasi është pensionuar. “Po, si jo, jemi takuar shpesh dhe gjithnjë kemi bërë humor. Kujtonim duelet dhe pothuaj të gjithë më thoshin se unë kam qenë problem i madh dhe se i kam rrahur shumë”, thotë Salihu.
Ai ka fituar shumë duele në karrierë, por thotë akoma më shumë do të fitonte, sikur të mos ia bënin me hile gjyqtarët.
“Unë nuk jam mposht nga kundërshtarët në kampionate evropiane, kampionate botërore, e as në Lojërat Olimpike, por më kanë mposhtur gjyqtarët me vendimet e tyre”, thekson Azizi.
“Kanë qenë disa boksierë të kategorisë së rëndë, të cilët u mundonin të bëjnë diçka, por kur kam dashur i kam rrahur, si: Raziqin, Mariqin, Andriqin, Radulloviqin, etj”.
Hallet e Azizit
Siç është duke rrëfyer rreth karrierës së madhe të tij, për një moment e ndërron krejtësisht temën.
Fillon të ankohet, pasi sot jeta e tij sfidohet nga telashet e ndryshme, kryesisht financiare, gjë që nuk e lejojnë t’i kujtojë ditët e shkëlqyeshme të rinisë.
“Më kanë lënë anash, askush nuk më ndihmon.
U kam ndihmuar shumë njerëzve në kohën e okupimit, por sot askush nuk e kthen kokën nga unë”, thotë Azizi.
“Kam kërkuar që të paktën vajzën të ma punësojnë, sepse i ka kryer dy fakultete, por asgjë nuk kanë bërë.
Besim Beqaj vetëm më ka premtuar, por nuk e mbajti premtimin.
Të tjerët mund të thonë çfarë të duan, por unë po të isha njeri i prishur do t’i merrja paratë që m’i ofron Serbia.
Nuk kam pranuar dhe nuk do t’i marr asnjëherë. Dua para të shtetit tim, Serbia edhe miliardat me m’i dhanë, nuk i marr”, shton Salihu i mllefosur e shumë i mërzitur edhe nga të gjitha Qeveritë e Kosovës. Edhe tash nga Qeveria Kurti 2.