Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/20

“Fillo dhe ndrysho” : Situata e sigurisë në Serbi e tendosur

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thirrur seancën urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në orën 12:45, transmeton "Floripress" ...
   Kjo mbledhje u caktua për shkak të protestave që u mbajtën dje e sot në Beograd dhe Novi Sad. 

 Në këto protesta pati tensione të shumta. U raportua se policia përdori dhunë ndaj protestuesve. Janë publikuar edhe pamje të arrestimit të politikanëve të opozitës në Serbi. Sava Manojloviq, lideri i lëvizjes “Fillo dhe ndrysho”, është transferuar në Qendrën Emergjente, ka thënë zëdhënësi i lëvizjes transmeton Nova.rs. Në të njëjtën kohë, deputetët e opozitës dhe këshilltarët e qytetit po bllokojnë gjykatën në Novi Sad për shkak të aktivistëve të arrestuar që kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e Novi Sadit në Stacionin Hekurudhor nga e cila mbetën të vdekur 15 persona.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...