2024-11-20

i riu nga Tirana , Martin i i mbylli sytë përjetë nga një goditje me thikë në zemër: Një minut heshtje për të gjithë Shqiptarinë !

Shkolla “Fan Noli” është një shkollë 9 -vjeçare në qendër të Tiranës, ku ka mjaft pjesë të komunitetit të 5 majit. Pra me fjalë të tjera Fan Noli nuk është Fan Noli i dikurshëm, pasi asnjë shkollë nuk është e dikurshme. Është një shkollë gjithsesi elitare në Tiranë.

Kush ka faj për tragjedinë e “Fan Nolit”?!

Nga FLori Bruqi 



Ndaj ka bërë përshtypje tragjedia e tmerrshme ku nxënësit e saj u therën mes vedit e lanë një të vdekur dhe të plagosur. Historitë e thikave dhe dorezave nuk janë të reja në shkollat e Tiranës, madje edhe para 1990, kur ai që e bënte nuk do pipëtinte më. Ka një relacion zyrtar mes ministrisë së Brendshme dhe ministrisë së Arsimit në vit më parë kur ishte Taulant Balla në krye, sipas të cilit shkollat do të jenë në një farë mënyre “komisariate policie”. Dhe ashtu kanë qenë realisht për kohë, madje çdo mëngjes edhe policë bashkiakë ndiqnin trafikun. Por duket se me ndryshimin e gardës dikasteriale nuk është njësoj protokolli, i cili ligjërisht nga ministri i ri Ervin Hoxha nuk është kundërshtuar apo revokuar. Por policë në shkolla nuk ka pasur. Në të vërtetë jo vetëm në shkolla, policë nuk se ka pëërveç postblloqeve që janë si konferenca shtypi. Tërheqja e policisë nga shkollat është e pakuptueshme, madje e pamendueshme. Natyrisht që një ngjarje nuk përfaqëson fenomenin por është një lakmus i qartë, e sherre të tilla ndodhin çdo ditë para shkollave të qendrës së Tiranës. Policia nuk ja del dot t’i ndjekë të gjitha por ka mundësi që me anë të një strategjie, t’i tregojë gangsterave të vegjël që është prezent në terren. Që tu fusë frikën. Pra për ngjarjen e Fan Nolit e ka fajin policia, ndaj ministri duhet të dalë të flasë për ngjarjen! Martini 14-vjecar nuk jeton më. Ai mbylli sytë përjetë nga një goditje me thikë në zemër. Aty, mu pranë rrethimit të shkollës 9-vjecare “Fan Noli” që ai frekuentonte. Autori i dyshuar, shok shkolle me Martinin u arrestua nën dyshimet për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Sherri mes tyre nisi për rrjetet sociale. Një dramë e madhe që ndodh përditë në shkollat shqiptare. Si nënë e dy fëmijëve që frekuentojnë shkollën publike, jam e mirëinformuar për cfarë ndodh realisht. Sa dramatike është situata më bullizmin, dyshimet për abuzime, dhuna e deri tek mbajtja e armëve të ftohta pa leje. Shoh dhe raportoj ditë pas dite sesi shiten doza droge në ambjentet rreth shkollës duke u helmuar fëmijët, e sesi tregtohet alkool. Sherret nisin në bankat e shkollës, e për fat të keq përfundojnë me ngjarje tragjike jashtë dyerve të tyre. Mbart cdo ditë shqetësimin cfarë ndodh në shkollë me fëmijët e mi, me shokët e shoqet e tyre. Pas ngjarjes tragjike të Martinit, besoj cdo baba e nënë e ka kaluar nëpër mendjen e tij; po sikur të ishte fëmija im, Për tu kthyer tek Martini. Nuk e kam njohur atë. Babain e tij Engjëllin po. Ai punon prej vitesh si kamarier në një lokal përballë SPAK, ku unë ndalem thuajse cdo ditë. Një burrë i edukuar, punëtor dhe shumë qytetar. Kurrë su lodh së shërbyeri gjithkujt. Dje, si për ironi të fatit, ai i rrëfeu një të njohurës time, se më ne fund do të largohej drejt Amerikës. Do ta linte Shqipërinë, me shpresën për një jetë më të mirë për veten e familjen. Ja rrëfeu këtë detaje, teksa i shërbente kafenë. Ende pa u ngritur ajo nga tavolina, Engjëlli largohet i tronditur. I biri ishte vrarë. Mikesha ime më telefonoi e tronditur. Më tregoi bisedën. Si mbajta dot lotët. Engjëlli ishte një baba shembullor. Që u përpoq të përcillte te Martini, modelin e një njeriu që nuk ka turp nga puna, por përkushtohet me shpirt për të siguruar një jetë dinjitoze për familjen. Pavarësisht përpjekjeve titanike ai nuk mundi ta shpëtonte dot Martinin. Nesër në orën 14:00 do ta përcjellë drejt banesës së fundit. Nuk di ende nëse do të vendosë përfundimisht të largohet nga Shqipëria. Por, di që për vrasjen e Martinit e gjithë shoqëria është fajtore. Faji nis që nga familja, pastaj mësuesit, punonjësit socialë, psikologët në shkolla, oficerët e sigurisë, pushteti vendor, ministria e Arsimit si dhe policia. Ne si shoqëri nuk po mundemi dot të krijojmë modele të mira për fëmijët tanë. 

A minute of silence for Martin Can, in the match

     Një minut heshtje për të gjithë Shqiptarinë 


Të edukojmë brezin. Nuk po mundemi tu japim fëmijëve tanë një shpresë për të ardhmen. Shteti ka dështuar duke mos krijuar mekanizma mbrojtës. Sytë e pafajshëm të Martinit duhet të na trondisin të gjithëve. Të mos na lënë të flemë gjumë të qetë. Të reflektojmë thellë. Sot duhet të jemi të gjithë, nëna, babai, motra, vëllai i Martinit. Nëse këtë së bëjmë me urgjencë, nesër do të jetë shumë vonë. 
Mbrojtja e fëmijëve është emergjencë kombëtare në të gjithë Shqiptarinë!







Një video skandaloze ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku një adoleshent është tallur me vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë. Adoleshenti që u procedua sot dhe me banim në SHBA thoshtë në video se “mirë ia bënë”, ndërsa ai cilësohej nga personat rreth tij si “gjuajtës”. Menjëherë pas publikimit të videos, i mituri është proceduar penalisht edhe nga policia. Pas kësaj, i mituri ka kërkuar falje për fjalët që ka thënë. Ai tha se iu kërkon shumë falje të afërmve të viktimës dhe të gjithë shqiptarëve. “Kam bërë shumë gabim. I kërkoj falje djalit që ka nxjerrë foto. I kërkoj shumë falje familjes, u kërkoj falje të gjithëve, shokëve të atij, shoqeve të tij, ju kërkoj falje të gjithë shqiptarëve. Është gabimi im, më falni, më falni, më falni”, ka thënë në mesazhin e tij i mituri.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...