2024-11-20

Vlladimir Putin dhe Donald Trump do të diskutojnë fundin e luftës në Ukrainë

Presidenti rus  Vlladimir Putin është i hapur për të biseduar me presidentin e sapozgjedhur amerikan  Donald Trump për një armëpushim me Ukrainën, shkruan Reuters me etiketën ‘ekskluzive’ dhe sjell kushtet në të cilat Vladimir Putin do të pranonte të bisedonte me Donald Trump për Ukrainën, transmeton Floripress

 Reuters citoi pesë burime të njohura me situatën në Kremlin, të cilët pretendojnë se dhënia e lëshimeve të mëdha territoriale për Ukrainën është jashtë diskutimit dhe këmbëngulin që Kievi të braktisë anëtarësimin në NATO. Donald Trump, premtoi se do t’i japë fund shpejt luftës në Ukrainë kur të vijë në pushtet. 

Në atë kohë, rusët intensifikuan aktivitetet ushtarake dhe avancimet në frontin ukrainas, në mënyrë që, sipas ekspertëve, të kishin një pozicion më të mirë kur dhe nëse zhvillohen negociatat. Reuters kujton se Moska kontrollon një pjesë të konsiderueshme të territorit ukrainas me madhësinë e shtetit federal të Virxhinias dhe se trupat ruse po përparojnë me të njëjtën shpejtësi si në fillim të pushtimit, apo agresionit kundër Ukrainës në shkurt 2022.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...