Nga Kadri GërvallaVështrimi i librit “Për Shqipërinë entike”


Kadri Gërvalla



Libri për Shqipërinë Etnike, i autorit, Mustafë Krasniqi, pasqyron një temë të rëndësishme në historinë tonë kombëtare, nga periudha 1877-1999. Autori në fjalë me një përkushtim të madh ka shpalosur një mori tema të ndryshme me të dhëna, dokumente, argumente e kundërargumente, ballafaqime e analiza të shumta historike për të qenë sa më realiste dhe të sakta.

Duke ju referuar historisë,autori thesarin e tij historik e ka mbështetur në shumë të dhëna shkencore dhe ato popullore,së këndejmi vërehet dëshira edhe për t’i kontribuar të vërtetës, duke u referuar dokumentacionit autentik e burimor, me fakte e argumente të dorës së parë. Meqë autori, Mustafë Krasniqi, në parathënien e librit del hapur për lexuesin ku thotë se: “Unë po përshkruaj një realitet, jo si shkencëtarë e historian, por thjesht si publicistë duke ju referuar kohës që brezërit ta kuptojnë qëllimin e luftërave të shqiptarëve për Shqipërinë Etnike”. Autori librin e ndan në pesë kapituj. Në kapitullin e parë na paraqet ndarjen e vilajeteve si ai i Vilajetit të Kosovës, atë të Manastirit, të Shkodrës dhe për Vilajetin e Janinës. Sipas ngjarjeve që i ka dhënë autori dhe studiuesit e shkencëtarët e historisë konstatojë me të drejtë se Kosova konsiderohet si qendra e lëvizjes kombëtare të shqiptarëve të shekullit XIX.

Ndërkaq pas largimit të Perandorisë osmane hasim edhe në shkrimet e autorit se Shqipëria u shndërrua në një qendër betejash midis shqiptarëve dhe serbo-malazezëve, si dhe ajo Greke. Lufta e popullit shqiptar, për çlirimin e bashkimin kombëtar, nuk u ndal kurrë, dhe që në kapitullin e dytë të librin në fjalë autori hedhë dritë mbi disa figura që bartën mbi supet e veta tërë një histori të vështirë, po aq edhe të lavdishme, si:Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën, Noli etj. Autori më të drejtë i quan, këta heronj, arkitekt të kombit shqiptar, mbase nuk lë në harresë as njërën nga zonat e njohura për shumë luftëra të suksesshme siç ishte edhe zonën e Artakollit apo të quajtur edhe zona e Çyçavicës. Sikur çdo periudhë e lavdishme ashtu edhe luftërat në anën e Artakollit kanë lë gjurmë të thella historike për projektin e Shqipërisë Etnike, nga fakti se njerëzit e mëdhenj benë beteja të lavdishme, sidomos edhe në këto malet të kësaj zone, pushka dhe legjendat mbesin argumenti i trimërisë dhe krenarisë kombëtare.

Autori nuk lë pa përmendur edhe anëtarët e NDSH-së si dhe trimat tjerë që lanë nam e njëshan në këto, si; Gjon Sereqi, Ajet Gerguri, Hilmi Zariqi, Azem Bejta, Shote Galica, Shaban Polluzha, Aziz Zhilivoda, Ramiz Qyqalla,Ukshin Kovaçica, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci e shumë të tjerë.

-Libri “Për Shqipërinë Etnike”, në kapitullin e tretë ngërthen në vete vazhdimësi e atyre heronjve që sollen deri aty rrugën e çlirimit dhe që i bashkon një ideal, një flamuri për bashkimin kombëtar, si kryeheroi i kësaj periudhe Adem Demaqin,Zeqir Gervallen, Metush Krasniqin, Fazli Greiqevcin, Ahmet Haxhiun, Selman Berishen, Ukshin Hotin,Ramadan Pllanen etj. Andaj në ketë kapitull autori përmes stilin dhe të shprehurit e tij me një aftësi të dukshme prekë ndjenjat e përditëshmerisë së popullit, gjë që e benë me vlerën dhe të veçantë librin është edhe artikulimit, ndërtimit të fjalisë që lexues të mos lodhej me fraza të thata, apo me ndonjë përshkrim të parëndësishëm për lexuesin. Autori me mjeshtrin e tij thua të gjitha figurat e kujtesës i mban të freskëta në brendësinë e memories me dimensione historike.

-Libri i Mustafë Krasniqit “Për Shqipërinë Etnike” pasqyrohet edhe me kapitullin e katërtë, ku si protagonist i shumë ngjarjeve ballafaqohet edhe vet autori. Në këtë kapitull i gjejmë qëndrimet e LPK-se,pas mbledhjes konsultative…e mbajtur ne Kollare afër Kërçovës e ku morën pjesë shumë figura te LPK-se ,si: Xhavit,Haziri, Ali Ahmeti, Ramadan Pllana, Ramadan Avdiu, Gafurr Elshani dhe shumë figura tjera si dhe autori i libri, Mustafë Krasniqi.

Ne ketë kapitull LPK-ja sipas autorit na del si një organizatë çlirimtare, si një organizatë që në bërthamën e parë ka krijuar UÇK-së. Në tërë këtë lëvizje shihet se edhe vet autori ka pas një rol të rëndësishëm organizativ, si dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Bardhyl Mahmutin ,Ramadan Avdinë dhe heroin e kombit Xhvit Hazirin etj. Në këtë libër figura e Jashar Saliut sikur zë një vend të rëndësishëm qoftë në LPK po ashtu edhe në themelimin e UÇK-së, dhe në kontributin përmes financimit, organizimit dhe më në fund dhe si pjesëtar i saj nën gradën e Gjeneralit. E sipas autorit LPK-ja ishte promotor i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse edhe e mbështet politikisht financiarisht dhe në forma tjera diplomatike që edhe i ka qëndruar përherë pran e në momentin e duhur u shkri e tëra në UÇK-në. Kjo lenë të kuptosh se qëndrimi i LPK-se ka qenë edhe obligative duke u mbshtetur në programin dhe aktivitetin e sajë.

Mendoj se është vështirë të mendohet se autori i ka thënë të gjitha përmes këtij libri, por ajo që konstatoi unë është se ka lë gjurmë për të vazhduar tutje e për të mos mbetet në harresë tërë një histori e bujshme, apo të devijohet nga disa politikaj, historian të kohës që për fatë të keq në njëfarë forme kanë qenë të lidhur si shërbëtor i pushtuesit, dhe përmes këtij devijimi mendojnë që ta pastrojnë emrin e tyre. Mendoi se pas leximit lexuesi do ta thotë fjalën e vet me një kureshtje sepse një libër i tillë i ka munguar opinionit të gjerë shqiptar.

Dhe unë, Kadri Gërvalla, i bashkohem mendimit të autorit se rruga për Shqipërinë Etnike nuk përfundon me periudhën 1999, mbarimin e luftës së UÇK-së, por kjo do të vazhdon deri sa të realizohej vullneti i popullit dhe obligimi kombëtar.

Urojmë përzemërsisht që autori, Mustafë Krasniqi, ta mos ndalej por të vazhdoi edhe më tutje të arrij qëllimin e tijë për zbardhjen e një faqe historike përbrezat e ardhshëm dhe besoi se puna e nisur e tij nuk do të ndalej deri atëherë të arrihet qëllimi i krijimtaris së tij, Mustafë Krasniqit!

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)