Vepra tanimë fituese e PEN çmimit, “Virgjëresha e përbetuar” (Sworn Virgin) nga Elvira Dones do të dalë në treg në Angli muajin e ardhshëm.
Vepra tanimë fituese e PEN çmimit, “Virgjëresha e përbetuar” (Sworn Virgin) nga Elvira Dones do të dalë në treg në Angli muajin e ardhshëm. Elvira Dones, një nga autoret më të spikatura në letërsinë shqiptare, shqyrton gjininë, artin, kulturën e identitetin në novelën e saj ku parathënien e ka shkruar autori i madh Ismail Kadare.
Libri është përkthyer nga Clarissa Botsford dhe është publikuar nga “And Other Stories”.
Hana Doda është një studente letërsie ambicioze në Tiranë. Mark Doda është një pijanec i cili jeton në malet shqiptare.
Në fakt, ata janë i njëjti person. Hana përfundon një virgjëreshë e përbetuar, dhe e kalon pjesën tjetër të jetës si mashkull.
Hana ka një mundësi për tu larguar nga Shqipëria. Hana tash është Marku, por a do të largohet ajo në një botë ku do të duhet të kthehet në një femër? Libri ka të tillë fabul brenda tij, ndërsa vetë Kadare shkruan se është një kryevepër e Dones.
Dones do të marrë pjesë edhe në disa organizime në Angli. Më 19 maj ajo do të jetë në Londër në një darkë të veçantë organizuar për të në Hardy`s Brasserie. Më 20 maj ajo do të jetë në Italian Bookshop në Londër, ndërsa më 21 maj bashkë me autorë të tjerë ajo do të lexojë në Working Men`s College Camden.
No comments:
Post a Comment