Lëvizja Vetëvendosje pas ndodhive të djeshme ka mbajtur një konferencë për media.
Në këtë konferencë ka folur kryetari i kësaj Lëvizje, Visatr Ymeri dhe nënkryetari, Driton Çaushi.
Ymeri ka thënë se veprimet e djeshme të Policisë kanë ardhur pasi pushteti u frikësua nga zëri i qytetarëve që dëgjoi të shtunën në sheshin “Zahir Pajaziti” kundër dy marrëveshjeve.
Ai ka thënë se Mustafa e Thaçi dje e kanë parë fundin e tyre ndërsa ka shtuar se u dëshmua se Kosova nuk është shtet ligjor e as demokratik.
Veprimet e djeshme të Policisë i ka cilësuar si akt i paprecedent që sipas tij janë simbol i autoritarizmit.
Ymeri ka shtuar se Qeveria është bërë Polici ndërsa nuk u është prezantuar asnjë dokument si urdhër për bastisjen e zyreve të tyre.
Ndërsa Çaushi e ka cilësuar aksionin e djeshëm brutal duke thënë se janë arrestuar mbi 100 aktivistë.
Ai ka thënë se disa prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda si ish avokati i popullit, Sami Kurteshi dhe Gani Krasniqi, Valdrin Ahmeti e Frashër Krasniqi ndërsa ka shtuar se atyre nuk u është ofruar ndihma mjekësorë në stacionin e Policisë.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se duke e arrestuar Albin Kurtin na shndërruan të gjithëve në Albin Kurta.Në këtë konferencë ka folur kryetari i kësaj Lëvizje, Visatr Ymeri dhe nënkryetari, Driton Çaushi.
Ai ka thënë se Mustafa e Thaçi dje e kanë parë fundin e tyre ndërsa ka shtuar se u dëshmua se Kosova nuk është shtet ligjor e as demokratik.
Veprimet e djeshme të Policisë i ka cilësuar si akt i paprecedent që sipas tij janë simbol i autoritarizmit.
Ymeri ka shtuar se Qeveria është bërë Polici ndërsa nuk u është prezantuar asnjë dokument si urdhër për bastisjen e zyreve të tyre.
Ndërsa Çaushi e ka cilësuar aksionin e djeshëm brutal duke thënë se janë arrestuar mbi 100 aktivistë.
Ai ka thënë se disa prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda si ish avokati i popullit, Sami Kurteshi dhe Gani Krasniqi, Valdrin Ahmeti e Frashër Krasniqi ndërsa ka shtuar se atyre nuk u është ofruar ndihma mjekësorë në stacionin e Policisë.
Krasniqi ka thënë se Albini nuk është vetëm një njeri, ai është një ide. Ai më tej ka shkruar se Një ide që sa më shumë sulmohet, aq më tepër rritet, transmeton Klan Kosova.
Krasniqi dje ka qenë njëri ndër të arrestuarit në aksionin te selia e VV-së.
Ky është postimi i plotë i Frashër Krasniqit:
“Duke e arrestu Albin Kurtin, na shndërruan të gjithëve në Albin Kurta. Albini nuk është thjesht një njeri. Është një ide. Një ide që sa më shumë të sulmohet, aq më tepër rritet.
“Zajednica” mund të kalojë, vetëm mbi trupat tonë. E trupat tonë janë aq shumë, sa që s’kalohet dot mbi të gjithë. Rrjedhimisht, “Zajednica” nuk do të kalojë!”
Policia e Kosovës ka ekspozuar mjetet dhe gjërat që ka marrë gjatë bastisjes në selinë e Lëvizjes Vetëvendosjes.
Në mesin e këtyre mjeteve që janë ekspozuar ka gaz lotsjellës, mjete për shpimin e gomav, shufra metalike, gazmaska dhe substanca të panjohura të pluhurit.