Fadil Hoxha dhe Veli Deva, dy udhëheqës komunistë të rëndësishëm pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, e kishin nisur aktivitetin e tyre politik që nw organizimet e para të komunistëve në Shkodër, rreth 2 vjet para themelimit të Partisë Komunste shqiptare.
Emrat e tyre i gjejmë në listat e liceistëve të Shkodrës të përjashtuar nga shkolla me urdhër të ministrit Ernest Koliqi pas trazirave në këtë lice gjatë festimeve të Pavarësisë me 28 nëntor 1939 në Shkodër.
Pas revoltave të asaj dite duket se studentët që kishin rënë në sy të organizuar sërish edhe më muajt në vijim, ishin vënë në rreth nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Arsimit në Tiranë. Dokumentet e zbuluara në fondin e Ministrisë së Brendshme, viti 1939 që ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit rrëfejnë hap pas hapi gjithë masat e marra nga qeveria shqiptare nën pushtimin fashist për t’iu prerë rrugën këtyre djemve problematikë, që kishin krijuar tashmë dy vatra të rrezikshme rezistence në Shkodër dhe në Korçë.
Një pjesë e këtyre të rinjve ishin të ardhur nga Kosova dhe studionin në Shkodër, mes tyre edhe Fadil Hoxha dhe Veli Deva, por pasi i kishin larguar nga liceu djemtë kosovarë nuk lejoheshin të kthedheshin në Jugosllavi(sipas dokumentit).
Kësisoj qeveria shqiptare vendos ti mbajë përkohësisht në burgun e Tiranës. Dokumentet e përzgjedhura nga ne për të zbardhur këtë ngjarje janë telegrame të këmbyera mes prefektit të Shkodrës Lele Koçi, ministrit të Brendshëm Maliq Bushati dhe prefektit të Tiranës Zejnel Prodani.
DOKUMENTI 1
Prefektura e Shkodrës
Nr. 272/19 ex 39 RES.
Shkodër më 9-1-940.
Ora 17.50
Ministris P. të Mbrendëshme
Seksionit Politik, Tiranë
Prefektura e Shkodrës
Nr. 272/19 ex 39 RES.
Shkodër më 9-1-940.
Ora 17.50
Ministris P. të Mbrendëshme
Seksionit Politik, Tiranë
Lista e nxënësvet që do të nxiren prej Lyceut i mrriti e aprovuar prej M. Arësimit Lyceut në datë 7-1-1940-XVIII dhe sot u fillue largimi i tyne . Pra na nuk kishin se si veprojmë ma parë pa patur listën në fjalë dhe kështu na duket se nuk kemi treguar as neglizhencë as humbie kohe me korrispondencë po për të mbarrue shpejt kërkuem ndërmjetsim për listën . Studentat që ularguan sot janë këta 17 veta të cilët iu dorëzuen Karabimeris për t’i transportue në banesat e tyne .
Hasan Berisha, Mentor Menxhaxhu, Kapllan Bukaçi, Beqir Laçi, Sulejman Baholli, Vehbi Lama, Mehdi Xhurai, Mazlum Kepuçka, Xhevdet Hamza, Qamil Niça, Liman Azisi, Azis Çami, Ymer Pula, Pashko Papleka, Qemal Hoxha, Beqir Mixhozi, Nikolla Lufi. Të tjerët do pastrohen pjes pjes simbas përmbajtjes urdhënit asaj Ministrie dhe përfundimi do të ju njoftohet.
Prefekti Lele Koçi
Prefekti Lele Koçi
MINISTRIJA E P. TË MBRENDËSHME
ZYRA SEKRETE
Mbritun më 19-I-40-XVIII
Nr. 724/92 ex 39
ZYRA SEKRETE
Mbritun më 19-I-40-XVIII
Nr. 724/92 ex 39
DOKUMENTI 2
Prefektura e Shkodrës
Nr. 272/21 ex 39 RES.
Shkodër më 11-1-1940.
Ora 18.50
Ministris P. të Mbrendëshme
Seksionit Politik
Prefektura e Shkodrës
Nr. 272/21 ex 39 RES.
Shkodër më 11-1-1940.
Ora 18.50
Ministris P. të Mbrendëshme
Seksionit Politik
Tiranë
Prej 17 studentave të dbuem nga Lyceu 7 janë nga Jugosllavija . Konsullata Jugosllave e këtushme studentat në fjalë nuk i u pranon mbassi nuk i njef për nënshtetas të vet për se thotë gjatë qëndrimit të gjatë të tyne në tokën t’onë nuk janë paraqitun as nji herë për të u shënue në regjistra që ajo Konsullatë mban për nënshtetasit e vet . mbasi 7 studentat nuk kan ku të shkojnë përveç në Jugosllavi lutemi na njoftoni se si do të veprojmë me ta . Mejtimi i ynë asht me i transferue nga Shkodra . Prefekti Lele Koçi
Prej 17 studentave të dbuem nga Lyceu 7 janë nga Jugosllavija . Konsullata Jugosllave e këtushme studentat në fjalë nuk i u pranon mbassi nuk i njef për nënshtetas të vet për se thotë gjatë qëndrimit të gjatë të tyne në tokën t’onë nuk janë paraqitun as nji herë për të u shënue në regjistra që ajo Konsullatë mban për nënshtetasit e vet . mbasi 7 studentat nuk kan ku të shkojnë përveç në Jugosllavi lutemi na njoftoni se si do të veprojmë me ta . Mejtimi i ynë asht me i transferue nga Shkodra . Prefekti Lele Koçi
MINISTRIJA E P. TË MBRENDËSHME
ZYRA SEKRETE
Mbritun më 12-I-40-XVIII
Nr. 724/94 ex 39
DOKUMENTI 3
Prefektura e Shkodrës Nr. 272/24 ex 39 RES.
S h k o d ë r m ë 15-1-1940-XVIII Ora 12
Ministris P. të Mbrendëshme
Seksionit Politik
Tiranë
ZYRA SEKRETE
Mbritun më 12-I-40-XVIII
Nr. 724/94 ex 39
DOKUMENTI 3
Prefektura e Shkodrës Nr. 272/24 ex 39 RES.
S h k o d ë r m ë 15-1-1940-XVIII Ora 12
Ministris P. të Mbrendëshme
Seksionit Politik
Tiranë
P.T. Nr. 272/94 Res datë 12-1-940-XVIII . 7 studentat Vehbi Lana, Mehdi Xharra, Ymer Pula, Xhevdet Haxhi, Qamil Nixha, Hasam Berisha, Mazlum Kepushka bashkë me stud. Dem Lush Thaçi, Shaban Hasani, Veli Deva, Fadil Hoxha, Osman Arifi, Xhemal Bakiu, Kujtim Rapi edhe këto nga Jugosllavija u nisën sot të shoqnuem për ku bante fjalë urdhri i sipërmë .
Prefekti Lele Koçi
MINISTRIJA E P. TË MBRENDËSHME
ZYRA SEKRETE
Mbritun më 15-I-40-XVIII Nr. 724/95 ex 39
Prefekti Lele Koçi
MINISTRIJA E P. TË MBRENDËSHME
ZYRA SEKRETE
Mbritun më 15-I-40-XVIII Nr. 724/95 ex 39
DOKUMENTI 4
Prefektura e Shkodrës
Nr. s’ka Res.
Shkodër më 16-1-1940. Ora 10.50
Ministris P. të Mbrendëshme
Seksionit Politik Tiranë
Prefektura e Shkodrës
Nr. s’ka Res.
Shkodër më 16-1-1940. Ora 10.50
Ministris P. të Mbrendëshme
Seksionit Politik Tiranë
Vijon shkresa Nr. 272/10 Res datë 16-12-939-XVIII . Studentat e poshtë shënuem sot u dbuen nga Lyceu dhe i u dorëzuan Karabineris për t’i shoqënue në vend banimin e tyne . Kol Ndoja, Cin Jonuzi, Zef Baci, Gjergj Mosi, Frano Sokoli, Aziz Jareci, Shaban Hoxha, Ismail Kadiu, Halit Kola, Sotir Sinoari, Hysen Basha, Androkli Kristo .
Prefekti Lele Koçi
MINISTRIJA E P. TË MBRENDËSHME
ZYRA SEKRETE Mbritun më 17-I- 40-XVIII Nr. 724/96 ex 39
Prefekti Lele Koçi
MINISTRIJA E P. TË MBRENDËSHME
ZYRA SEKRETE Mbritun më 17-I- 40-XVIII Nr. 724/96 ex 39
DOKUMENTI 5
PREFEKTURA MBRETNORE E TIRANËS
Nr. 184/12 ex 39 Res. Tiranë më 16-I-940-XVIII P. T.
Ministris së P. të Mbrendëshme
(Seksionit Politik)
Tiranë
PREFEKTURA MBRETNORE E TIRANËS
Nr. 184/12 ex 39 Res. Tiranë më 16-I-940-XVIII P. T.
Ministris së P. të Mbrendëshme
(Seksionit Politik)
Tiranë
Kemi nderin të Ju njoftojmë se dje mbrëma na u dërguan nga Komanda e KK.MM. të Shkodrës, katërmbëdhetë studenta, në dispozicion të asaj P.T. Ministrije. Të përmendunit për mungesë vendi, i instaluam në lokalin e burgut këtushmë. Emnat e tyne janë:
1. Mehdi Hysenj Xhara,
2. Vehbi Faut Lama,
3. Hasan Deli Berisha,
4. Mazllum Jahi Shpuska,
5. Xhevdet Hamza Haxhiimeri,
6. Imer Ibrahim Pula,
7. Veli Ali Deva,
8. Shaban Selim Hashimi,
9. Fadil Hysen Hoxha,
10. Demlush Hamz Thaçi,
11. Qamil Emin Nixha,
12. Osman Arif Arifi,
13. Xhemal Taip Bakiu,
14. Kujtim Rapi.
PREFEKTI Kl.I. (Zejnel Prodani)
MINISTRIJA E P. TË MBRENDËSHME
ZYRA SEKRETE Mbritun më 17-I-40-XVIII Nr. 724/97 ex 39
1. Mehdi Hysenj Xhara,
2. Vehbi Faut Lama,
3. Hasan Deli Berisha,
4. Mazllum Jahi Shpuska,
5. Xhevdet Hamza Haxhiimeri,
6. Imer Ibrahim Pula,
7. Veli Ali Deva,
8. Shaban Selim Hashimi,
9. Fadil Hysen Hoxha,
10. Demlush Hamz Thaçi,
11. Qamil Emin Nixha,
12. Osman Arif Arifi,
13. Xhemal Taip Bakiu,
14. Kujtim Rapi.
PREFEKTI Kl.I. (Zejnel Prodani)
MINISTRIJA E P. TË MBRENDËSHME
ZYRA SEKRETE Mbritun më 17-I-40-XVIII Nr. 724/97 ex 39
DOKUMENTI 6
MBRETNIJA SHQIPTARE
MINISTRIJA E P. TË MBRENDËSHME
Seksioni Politik
Nr. 724/95 ex 39
Tiranë, më 17-I-940-XVIII P. T.
MINISTRIS S’ARËSIMIT
TIRANË
MBRETNIJA SHQIPTARE
MINISTRIJA E P. TË MBRENDËSHME
Seksioni Politik
Nr. 724/95 ex 39
Tiranë, më 17-I-940-XVIII P. T.
MINISTRIS S’ARËSIMIT
TIRANË
Me qenë se Konsullata e Jugosllavisë në Shkodër, nuk lejoj që studentat e dëbuar nga Lyceu i Shkodrës, të kthehen në vendet e tyre, në Jugosllavi, për shkak se, të përmendurit, nuk janë paraqitur asnjë herë për t’u shënuar në regjistrat që ajo Konsullatë mban për shtetasit e vet, për të mos mbetur rrugave dhe vuajtur, nga që janë irredenta s h – qiptarë, dhe k ë t u nuk kanë s e k u jetojnë, jemi të mendimit dhe lutemi të pranohen si bursistë internatista në Konviktin e Lyceut të këtushëm ose njet.
Të përmendunit janë këta: Vejbi Lana, Mehdi Xhavra, Ymer Pula, Xhevdet Haxhiimeri, Qamil Nixha, Hasan Berisha, Mazlum Shpushka, Demlush Thaçi, Shaban Hashini, Veli Deva, Fadil Hoxha, Osman Arifi , Xhemal Bakiu, e Kujtim Rapi, të gjithë nga Jugosllavija. Shtojmë se këta studenta, në bazë t’urdhënit t’onë janë përcjellë prej Shkodre për Tiranë ku, janë vendosë në burgun e këtushëm, mbasi s’kanë se ku të qëndrojnë.
M I N I S T R I : M. B.
DOKUMENTI 7
Prefektura e Shkodrës Nr. 27 RES. Shkodër më 30-1-1940. Ora 15.25
Ministris P. të Mbrendëshme
Seksionit Politik
Tiranë
DOKUMENTI 7
Prefektura e Shkodrës Nr. 27 RES. Shkodër më 30-1-1940. Ora 15.25
Ministris P. të Mbrendëshme
Seksionit Politik
Tiranë
Tepër Urgent Për nji ngjarje të vogël që ndodhi sot në lyce ky u mbyll për 3 ditë simbas urdhnit verbal të Ministrit Koliqi . Spiegime do të jepen nga titullari i kësaj Prefekture që sot bashkë me Drejtorin nisen për aty . Prefekti L. Koçi
MINISTRIJA E P. TË MBRENDËSHME
ZYRA SEKRETE
Mbritun më 30-I-40-XVIII Nr. 724/110 ex 39të
ZYRA SEKRETE
Mbritun më 30-I-40-XVIII Nr. 724/110 ex 39të
Dossier NGA ADMIRINA PEÇI
******
Kush është Fadil Hoxha?
Fadil Hoxha (15 maj 1916, Gjakovë - 23 prill 2001, Prishtinë), aktivist dhe luftëtar në Luftën e Dytë Botërore, gjeneral major në LNÇ, shqiptar nga Gjakovë.
Fadil Hoxha-Si i ri shkoi në Shqipëri për t´u shkolluar. Gjatë luftës dytë botërore u inkuadrua në Lidhjen Komuniste. Në vitin 1941 kthehet në Kosovë si mësues, për t'u bërë më vonë një nga nismëtarët e Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Pas kthimit në Kosovë i bashkohet rezistencës partizane kundër okupimit fashist italian dhe më 1943 emërohet komandant i aradhes partizane "Emin Duraku", që atë kohë operonte në territorin e Kosovës.
Pas luftës kishte disa funksione politike në nivel krahinor dhe federativ. Funksionet më të larta në nivelin federativ ishin anëtar i Kryesisë Republikës Socialiste Federative Jugosllavisë dhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes Komunisteve Jugosllavisë. Më 11 qershor 1945, me formimin e Kuvendit të Kosovës emërohet kryetar i tij. Këtë funksion e mbanë deri më 20 shkurt 1953. Po në këtë funksion emërohet edhe një herë më 11 korrik 1967, dhe e mbanë përgjatë demostratave të njohura të vitit 1968-të, ndërsa një vit më vonë 1969, i liron funksionin Ilaz Kurteshit.[1]
Pas Demonstratave ´81, atakohet nga ana e komunistëve dhe funksionarëve shtetëror të Republikës Socialiste të Serbisë të cilët më vonë nxisin luftën ballkanike të viteve ´90-ta. Nga mesi i viteve ´80-ta tërhiqet nga jeta politike dhe publike.
Perpos jetës së tij politike, ai u muar edhe me shkrime mënjeherë pas luftës së II-të Botërore. Botoi ditarin e tijë të njohur, të titulluar "Kur Pranvera vonohet" që ishte një kryevepër në vitët 70-ta, e disa vite më vonë edhe u pershtat për filmin artistik, po më ketë emër, nga regjisori kosovarë Ekrem Kryeziu.
Fadil Hoxha vdiq më 23 prill 2001 në Prishtinë, në moshën 85 vjeçare.
Kush është Veli Deva?
Me rastin e vdekjes së tij, në Gjakovë është organizuar edhe një mbledhje komemorative, në të cilën është vlerësuar lartë angazhimi dhe kontributi i pa shembullt i Veli Devës për Kosovën.
Nga ana tjetër, për kontributin direkt të Veli Devës në zhvillimin e hovshëm ekonomik të Kosovës ka folur Burhan Kavaja, njëri ndër bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Ai e ka përmendur me theks të veçantë kontributin që i ndjeri Veli Deva e ka dhënë për gjigandin ekonomik “Trepça”. “Një rilindje e vërtetë ndodhi në këtë ndërmarrje gjigande në kohën kur Veli Deva erdhi si drejtor general i kombinatit ‘Trepça’. Veli Deva ka meritë të pakontestueshme në organizimin e kapaciteteve prodhuese në kuadër të Trepçës, si përshembull Fabrikën e Baterive në Mitrovicë dhe në Pejë, fabrikën e municionit në Skenderaj, ‘Metalikun’ në Gjakovë, Fabriken e Nikelit dhe Baterive në Gjilan e të tjera. Vlen të përmendet se përveç angazhimeve të ekspertëve, Veli Deva edhe personalisht vizitonte dhe mbikqyrte procesin e montimit të makinerisë prodhuese në objektet e këtyre fabrikave. Madje, një gjë të tillë e bënte edhe në natën e Vitit të Ri”, ka trerguar Kavaja, ndërsa ka folur edhe për kontributin dhe insisitimin e Veli Devës për ndryshimet kushtetuese t ëish – Jugosllavisë në vitin 1974.
Ndryshe, Veli Deva ka lindur në Gjakovë më 1924. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu ne Shqipëri, studimet e larta politike në Beograd ndërsa studimet e larta ekonomike në Shkup. Ishte kryetar i Komitetit Krahinor të Kosovës, anëtar i Kryesisë së ish - Jugosllavisë, drejtor gjeneral i Trepçës dhe mbante shumë funksione tjera ekonomike dhe politike.
Punoi për barazinë e shqiptarëve, në afirmimin kombëtar dhe zhvillimin ekonomik përfshirë këtu industrializimin e Kosovës. Kontribut të veçantë dha në formimin e realizimin e Autonomisë së Kosovës si dhe në themelimin e Universitetit të Prishtinës.
I ndjeri u varros me nderime të larta në varrezat e qytetit në Gjakovë.
No comments:
Post a Comment